Arkiv-Lajme

Portieri islandez: u stërvitëm në një fushë me pula dhe një qen të ngordhur

Postuar në 13 Tetor, 2012 14:10

Ekipi islandez ndenji 5 ditë në Tiranë për tu ambientuar me kushtet. Ndaj duket normale, që ndryshe nga ata që vijnë e ikin për 1 ditë dhe marrin vetëm mbresa sipërfaqësore, islandezët ta kenë njohur ca më shumë Tiranën.

Një nga portierët e kombëtares së Islandës, Gunnleifur Gunnleifsson, sipas Balkanweb, ka shkruar në në faqen e tij në FB që në ditët e para të mbërritjes “Mbërrita në qytetin e modës :) Tirana Albania”. Një vërejtje që duket se mban nënshtresa ironie nën vete.

PBB-ja: INSTAT-i mes FMN-së dhe Bankës Botërore; shumë larg Bodes dhe Berishës…

Postuar në 13 Tetor, 2012 12:39

Me shumë vonesë, më së fundi, INSTAT-i publikoi vlerësimin zyrtar të rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e dytë të këtij viti – 2.04% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Duke patur parasysh se INSTAT-i raportoi një rënie të PBB-së prej 0.2% në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, i bie që rritja mesatare e PBB-së në 6 muajt e parë të 2012-ës të ketë qenë rreth 0.9%.

Tension dhe lodhje në çadrat e grevës së urisë

Postuar në 13 Tetor, 2012 11:57

Lodhja nervore si dhe presioni me tezat “greva është politike” duket kanë bërë punën e vet. Televizioni Ora News raporton se një nga kordinatorët e grevës (janë dy të tillë, të cilët nuk janë pjesëmarrës direkt, por koordinojnë takimet dhe deklaratat) - ka patur disa debate me ish-të përndjekurit brenda grevës dhe ka njoftuar mediat se heq dorë nga roli i tij: “Dorëheqja ime vjen pasi më thanë se kam bërë deklarata politike. Unë kam mbajtur peshën e kësaj greve dhe akuzat ndaj meje janë të padrejta” tha Asllan Patrioti, sipas Ora News.

Çmimi Nobel i Paqes për BE nuk ka kaluar pa kritika e habira

Postuar në 13 Tetor, 2012 10:21

Euroskeptiku holandez Geert Wilders citohet nga The Guardian të ketë thënë: "Çmimi Nobel për BE-në, në një kohë kur Brukseli dhe gjithë Evropa po bien në një kolaps të mjerueshëm? Mos do i japin tani një Oskar Van Rompuy-t? (Presidenti i Këshillit Evropian, i cili kryeson samitet e BE)"

Gjinushi: Strukturat [e agjentëve] kontrollojnë politikën dhe sidomos, kontrollojnë shumicën aktuale

Postuar në 13 Tetor, 2012 08:50

Në një intervistë për Lorenc Vangjelin botuar te Java, Skënder Gjinushi analizon politikën shqiptare dhe heq paralele të habitshme për Shqipërinë në dy dekada pluralizëm. Nga studentët e dhjetorit '90 që garantoheshin se nuk do të prekeshin me shkopinj gome, tek demonstruesit që ekzekutohen në 2011-n me plumb në Bulevard, nga Minatorët e Valiasit që përmbysën një qeveri në 91-shin, tek të përndjekurit politikë që po vetëdigjen me benzinë nga një qeveri që i akuzon si të përdorur politikisht.

Gazetarët, nesër në protestë në mbështetje të ish- të burgosurve

Postuar në 13 Tetor, 2012 07:20

Një grup reporterësh dhe gazetarësh shqiptarë, që mbulojnë grevën e urisë të të përndjekurëve politik, u kanë bërë thirrje qyetarëve shqiptarë të mbështesin protestën e grevistëve të urisë, dhe i kanë kërkuar kryeministrit Berisha të tërheqë fyerjet ndaj tyre dhe t’u kërkojë ndjesë për qëndrimin e mbajtur. Gazetarët kanë kërkuar që ditën e diel, në orën 12: 00, të protestojnë para qeverisë, në shenjë proteste për qëndrimin e mbajtur ndaj grevës. Në deklaratën e tyre thuhet:

Pollo: Grevistët nuk duket se duan negociata. Ndrecën e dogjën

Postuar në 13 Tetor, 2012 06:10

Në një intervistë për MAPO-n, Ministri i Inovacionit , Genc Pollo thotë për të përndjekurit se “Ka patur gjithnjë një segment të vogël, por shumë zanor, që ka qenë antagonist me PD-në, ndoshta 1%. Me variacione të ndryshme e kemi deri në ditët tona.”

Bie në sy që ministri shumë gjëra i ka 'me të dëgjuar'. Ai thotë:

“Kam dëgjuar se ka ankesa për dokumentacionin...”

“Dëgjova që grevistët e kishin marrë transhin e parë...”

“...shoferi im, që e kishte ndjekur videon në TV më tha se dukej qartë që dikush tjetër i kishte vënë flakën Gjergj Ndrecës...”

Blendi Kajsiu: Këtu ka konsensus, të dy palët duan të qeverisin me partinë e korrupsionit

Postuar në 13 Tetor, 2012 05:11

Në shkrimin e tij:Krisja e një paradigme” botuar te Panorama e sotme, Blendi Kajsiu analizon situatën politike pas progres-raportit. “Raporti bën thirrje për konsensus", shkruan Kajsiu, "ndërkohë që problemi i demokracisë shqiptare është që palët po bëhen gjithnjë e më të padallueshme, jo vetëm në ide por dhe në interesa. E vetmja pikë ku ndahen është se kush do qeverisë. Madje, edhe këtu ka shumë konsensus, pasi të dyja palët PD dhe PS, jnaë gati të qeverisin me LSI-në.

Qeveritarë të lartë shqiptarë blejnë vila në Greqi?

Postuar në 13 Tetor, 2012 04:12

Revista 'Java' sot sjell një artikull të Stavros Tzimas në Kathimerini, gazeta më e madhe greke, ku flitet për blerjen copë-copë të Greqisë nga zengjinët e rinj rusë e ballkanas.

Sipas Tzimas, “duke përfituar nga kriza dhe privatizimet, kapitalistët rusë dhe jo vetëm, i kanë zgjatur kthetrat drejt sektorit turistik grek”. Ai përmend vilën përrallore të njeriut të dytë të rëndësishëm pas Putinit, kryeprokurorit të Rusisë, Juri Çajka.

Autoritetet gjermane kërkojnë heqjen e regjimit të lirë të vizave me Maqedoninë dhe Serbinë

Postuar në 13 Tetor, 2012 01:32

“Heqja e vizave me këto dy vende duhet të shqyrtohet”, deklaroi Hans – Peter Fridrih, ministri i brendshëm federal i Gjermanisë, informon agjencia e lajmeve INA.

Në mediat gjermane janë përcjellë shqetësimet e autoriteteve të disa landeve, që gjatë muajit shtator dhe deri këto ditë janë përballur me fluks masiv të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia. Vetëm muajin e fundit jnaë 1400 aplikime për azil.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme