Qeveritarë të lartë shqiptarë blejnë vila në Greqi?

Revista 'Java' sot sjell një artikull të Stavros Tzimas në Kathimerini, gazeta më e madhe greke, ku flitet për blerjen copë-copë të Greqisë nga zengjinët e rinj rusë e ballkanas.
Sipas Tzimas, “duke përfituar nga kriza dhe privatizimet, kapitalistët rusë dhe jo vetëm, i kanë zgjatur kthetrat drejt sektorit turistik grek”. Ai përmend vilën përrallore të njeriut të dytë të rëndësishëm pas Putinit, kryeprokurorit të Rusisë, Juri Çajka.
Madje, thotë Tzimas, në këtë shkrim të 22 shtatorit, “'Perlat e Egjeut verior' nuk kanë tërhequr pranë vetes vetëm rusët, të cilët, duhet thënë se kanë bërë investime të rëndësishme dhe janë gjithmonë e më prezentë në sektorin e turizmit. Edhe vende të tjera tëBallkanit janë të interesuara për blerjen e vilave dhe hoteleve të vegjël, si dhe për turistët që vazhdojnë ta vizitojnë Greqinë tursitike, pavarësisht krizës. Presidenti aktual bullgar, Rosen Pelvniev, ka një vilë në Ouranopoli; ish-kryeministri maqedonas Vlado Buçkovski, ka një në Neos Marmaras. Dhe jo vetëm kaq. Në zonat përreth nuk mungojnë as vilat e qeveritarëve të lartë shqiptarë që pasohen më tej nga ato të qeveritarëve serbë” thotë Tzimas. ne.su.
Add new comment