Blendi Kajsiu: Këtu ka konsensus, të dy palët duan të qeverisin me partinë e korrupsionit

Në shkrimin e tij:Krisja e një paradigme” botuar te Panorama e sotme, Blendi Kajsiu analizon situatën politike pas progres-raportit. “Raporti bën thirrje për konsensus", shkruan Kajsiu, "ndërkohë që problemi i demokracisë shqiptare është që palët po bëhen gjithnjë e më të padallueshme, jo vetëm në ide por dhe në interesa. E vetmja pikë ku ndahen është se kush do qeverisë. Madje, edhe këtu ka shumë konsensus, pasi të dyja palët PD dhe PS, jnaë gati të qeverisin me LSI-në.
Më tej, shkruan Kajsiu: “Sot përherë të parë në 20 vitet e fundit mungon shtylla e demokracisë: opozita. Ajo ëshët gati të bëjë aleancë me korrupsionin në qeveri, mjafton të vijë në pushtet. Për hir të aleancave të vitit 2013, PS-ja e ka amnistuar LSI-në, simptomën më të rëndë të korrupsionit qeveritar. Është e kotë të shash Berishën për korrupsion kur je gati të bësh aleancë me korrupsionin e tij për të ardhur në pushtet. Mungesa e opozitës e ka ulur dhe më tej standardin e qeverisjes.”
“BE bën sikur është realisht e interesuar në progresin e demokratizimin e Shqipërisë duke sugjeruar luftën kundër korrupsionit, teksa legjitimon klasën politike që e prodhon atë... “
k.c.
Comments
nuk eshte vetem ky problemi.

nuk eshte vetem ky problemi. Problemi eshte dorezimi i shoqerise shqiptare tek e keqja. Ata qe luftojne per te miren (nje lufte qe te ndrit ne shpirt) shikohen si budallenj. Po te flasesh keto dite ne kafe me shoqeri per greven e te ish-perndjekurve, cfare s'te degjon veshi! Cdo lloj justifikimi thjesht per t'i ulur vlerat, dhe per t'i nxjerre si pacavure, si disa varfanjake qe kerkojne lemoshe. Te kerkosh te jetosh nje jete me te mire dhe te kerkosh te drejten tende, vetem tek ne quhet turp!

Kudo ne Europen perendimore (ate te viteve 60 ndoshta?) do te shiheshin si heronj, tek ne shihen me perbuzje! Jemi nje shoqeri e dhjere ne klasat e larta! Borgjezia tek ne perfaqesohet nga tipat me medioker, me hajdute dhe me te korruptuar te mundshem. Dhe ju lutem te mos kerkoni ta justifikoni me kapitalizmin e eger, se s'kane asgje te perbashket. Keta borgjezet tane nuk kane asgje te perbashket me kapitalistet amerikane qe dolen pas Far West, rreth 1910. Ata ishin biznesmene, ne kemi anetare te LSI-se, te PD-se apo PS-se.

Kam nje rezerve edhe per gazetaret, te cilet e kane ulur pa fund debatin. Quajne turp te shkruajne per vlera apo per te drejtat, dhe ruhen nga kritikat partiake. Po mar nje tek rast, ate te deklaratave te Skender Tufes, dhe reagimit te Mero Bazes dhe Mustafa Nanos mbi kete rast. Skender Tufa, qe eshte nje mashkull trim si pak hasen ne keto raste (e njoh personalisht dhe di mire se cfare po heq qe prej intervistes me Sheshorin, te cilen duhet shtuar qe pak gazetare e besuan, perjashto Tan Hoxhen (jo ate spiunin!)) po perpiqet te thote qe nuk po be nje greve politike. Qe eshte nje marrezi sepse nuk ka greve jopolitike. Cdo greve behet kundra nje klase politike te caktuar, dhe kjo e jona e Berishes eshte tejmase e qarte se cfare klase e ndyre eshte! Tufa qe cke me te qe e ka politike greven, dhe per kete e dua me shpirt dhe e pergezoj. Nderkohe Baze e Nano sforcohen ta justifikojne si jopolitike sepse ndjejne friken qe mund te perdoret ky argument nga i marri Berisha! Dhe gjithe kjo ndrojtje pse? Sepse i bie qe atehere Tufa eshte me Ramen! Nuk ka me absurditet! Ramen nuk e lidh asgje me Tufen! Tufa eshte nje ish i perndjekur qe perndiqet akoma, edhe ne periudhen e Fatos Nanos (intervista e tij eshte e 2002) dhe te Rames. Dhe e vetmja arsye pse Rama duhej te perkrahte publikisht kete greve, nuk eshte sepse i ndjen te tijet kategorine e ish te perndjekurve apo ate te te varferve (nga zyrat e Fidelit veshtire se ndjehet ulerima e Gjergj Ndreces nderkohe qe digjet!), por sepse nqs deshiron te jete lideri shqiptar i te ardhmes duhet te perkrahe kete sfide qe kjo kategori (e plot te tjera me te heshtura) po i shpall perbindeshit Berisha. Ndersa Baze e Nano harrojne te kritikojne edhe PS-ne ne kete rast, e cila as qe u perpoq te zgjidhte te njejtin problem ne vitet 1997-2005.

Rama e Berisha jane dy faqe te te njejtes monedhe! Kajsiu nuk eshte i pari qe e thote, keni plot te tjere qe e thone me force (perpara dy ditesh nje person qe shkruan me emrin Keno Kotorri kishte hedhur nje koment me temen As me Salen as me Edin), por qe u jepet me pak jehone.

Nuk mund te rrijme me ne heshtje me iden aman sa te iki Berisha (dhe ndoshta pastaj te luftojme Edin!!! nje marrezi kjo, nga halli) se pastaj shofim! Rama eshte shume fajtor per kete version 2.0 te Berishes qe kemi sot. Dhe nuk ka asnje arsye pse ai te mos paguaje! Apo ju keni ndonje arsye, te dashur gazetare?

Me troç se kaq nuk mund ta

Me troç se kaq nuk mund ta thuash.E ngrene zerin e thone pse nuk reagojne shqiptaret.Perse?Per te zevendesuar nje bande kusaresh me nje tjeter bande hajdutesh...

O Zot sa e vertet!

O Zot sa e vertet!

Ja ky eshte Blendi

Ja ky eshte Blendi Kajsiu,mendja e iluminuar, e kthjellet dhe pa grimen me te vogel te inferioritetit ne raport

me "BE-ne qe ben sikur eshte e interesuar per progresin dhe domokratizimin e Shqiperise ,ben sikur sugjeron

luften kunder korrupsionit,ndersa eshte shume e angazhuar te legjitimoje klasen politike qe e gjeneron kete

korrupsion". Iken 22 vjet duke pritur te na e ndreqin te tjeret shtepine tone.Kam qene e bindur prej vitesh ,

per kodoshllekun e emisareve europiane nga njera ane,dhe kriminalizimin e kesaj te vetquajtur elite politike

qe ja ka marre mire doren kodoshlleqeve ne xhepin e shqiptareve.Por besoj,besoj ne fuqine konstruktive te qytetareve shqiptare

qe do t'i dalin zot Atdheut tone.Faleminderit BLENDI.

Blendi, je nje djale me

Blendi, je nje djale me inteligjience klasi, por mos harro se ke ndihmuar sadopak ne kete gjendje. Pa mendohu se si?

Blendi (per fat te mire jo

Blendi (per fat te mire jo FEVZIU).

Shkrimi ka logjike dhe sens, por ne fund te shkrimit do te ishte mire te beje nje P.S. (post scriptum ku mund te shkruaje)

P.S. Gjithsesi per te rrezuar Sali Berishen nga pushteti justifikohet cdo veprim; madje edhe te berit aleance me Djallin. Ne fund te fundit midis Djallit dhe Sali Berishes duhet zgjedhur e keqja me e vogel; DJALLI.

Add new comment