Portieri islandez: u stërvitëm në një fushë me pula dhe një qen të ngordhur

Ekipi islandez ndenji 5 ditë në Tiranë për tu ambientuar me kushtet. Ndaj duket normale, që ndryshe nga ata që vijnë e ikin për 1 ditë dhe marrin vetëm mbresa sipërfaqësore, islandezët ta kenë njohur ca më shumë Tiranën.
Një nga portierët e kombëtares së Islandës, Gunnleifur Gunnleifsson, sipas Balkanweb, ka shkruar në në faqen e tij në FB që në ditët e para të mbërritjes “Mbërrita në qytetin e modës :) Tirana Albania”. Një vërejtje që duket se mban nënshtresa ironie nën vete.
Po i njëjti lojtar, ka njoftuar miqtë në atdheun e tij se në trajnimin që bëri me shokët e tij në fushën e stërvitjes, ka pasur pula dhe një qen të ngordhur. “Shkuam në sesionin e trajnimit të portierëve këtu në Shqipëri. Ne bëmë stërvitje në fushën, ku kishte pula dhe një qen të ngordhur, në afërsi të vijës anësore. Mjaft normale këtu!”, shkruan portieri, i cili ka pozuar për një foto, ku në sfond dallohet një ... pulë.
Ndeshja ndaj Islandës ka shërbyer për të na kujtuar edhe një herë gjendjen e stadiumit Qemal Stafa fusha e të cili u përmbyt nga shiu duke shtyrë pjesën e dytë me 20 minuta, duke boshatisur shkallët por dhe duke shkatërruar gjtihashtu performancën e skuadrës sonë. Duket qartë që Qemal Stafa ka nevojë për rikonstruksion rrënjësor.
Ne.su
Comments
Nuk eshte fotografi e

Nuk eshte fotografi e vertete. Eshte si video e ILIR METES. Jepjani specialisteve shqiptare, se ata i beson gjykata.

Per mua eshte thjesht turp. Mbase Sali Berisha behet zemergjere dhe nuk e denon portjerin Islandez per shpifje dhe montazh te fotografise.

Andi, Shyqyr qe ai nuk ka

Andi,

Shyqyr qe ai nuk ka rene ne Shqiperi...........

Meqe ra fjala. Besoj se e dini ate barcaleten qe thote se kur lindi bota, ZOTI beri edhe Shqiperine.

Italia, Franca, Zvicra e shtetet e tjera u bene xheloze dhe e pyeten ZOTIN. Po perse o ZOT e ke bere Shqiperine kaq te bukur me me det, male, pyje, fusha dhe shume te pasur me minerale etj..., ndersa ne na ke lene keshtu......

Prit tha ZOTI se nuk kam mbaruar...... dhe me pas HODHI SHQIPTARIN........

Po ja tregoja femijes tim kete barcalete dhe arrita tek pjesa ................ "Prit tha Zoti dhe me pas Hodhi"  ................. (ketu nderpreva tregimin dhe pyeta femijen)

E di ke hodhi? ..................................... Po, babi tha femija im: " ZOTI HODHI SALIUN"..........

Zululand

Zululand

Ky njeri ka vetem nje

Ky njeri ka vetem nje qellim.Te prishe imazhin e Shqiperise ne Europe dhe Bote,ne menyre qe mos te vijne turist ne kete vend.Eshte i sponsorizuar nga Kelyshte e Bllokut.

E ka fallsifikuar Filip

E ka fallsifikuar Filip Cakalli...se jemi vend Evropian tani me bum ekonomik

o lumemadh. e c'gezohesh se

o lumemadh. e c'gezohesh se thane keshtu ata.

Ore, ju s'e kuptoni se është

Ore, ju s'e kuptoni se është pula ajo që e ka postuar foton në profilin e saj në Facebook. Pula ka shkruar në Twitter se në fushën e saj, kishte qen të ngordhur dhe lojtarë futbolli.

Turp i madh...po ky eshte

Turp i madh...po ky eshte realiteti, shtet kot, qeveri hajdutesh, zhul e plehra gjithandej dhe si gjeli ne maje te plehut kemi dhe krenari ha ha ha dhe islanda fitoi ,,,nuk ka mbetur njeri pa qeshur ne islande dhe kudo kur pa imazhet e stadiumit te permbytur dhe ekipit te dhjere shqiptar.

Add new comment