Gjinushi: Strukturat [e agjentëve] kontrollojnë politikën dhe sidomos, kontrollojnë shumicën aktuale

Në një intervistë për Lorenc Vangjelin botuar te Java, Skënder Gjinushi analizon politikën shqiptare dhe heq paralele të habitshme për Shqipërinë në dy dekada pluralizëm. Nga studentët e dhjetorit '90 që garantoheshin se nuk do të prekeshin me shkopinj gome, tek demonstruesit që ekzekutohen në 2011-n me plumb në Bulevard, nga Minatorët e Valiasit që përmbysën një qeveri në 91-shin, tek të përndjekurit politikë që po vetëdigjen me benzinë nga një qeveri që i akuzon si të përdorur politikisht.
Në lidhje me statusin Gjinushi thotë që është “ndihmë për qeverinë, por jo për Shqipërinë”.
Ndërsa për një temë shumë sensitive (por jo për qeverinë) si ajo e agjentëve të agjenturave të huaja në nivele të larta shtetërore që 'Java' po e investigon prej disa javësh, ai shprehet: “Tek ne qartazi PD ka bërëtërë manovrat e mundshme për të mos hapur dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Saliu ka qeverisur në '92-'97 dhe u rikthye në 2005-n. Nëtë dyja këto periudha e ka hartuar ligjin për dosjet që miratohet me shumicë të thjeshtë vetëm në prag fushate. E ka bërë jo për pastrim të politikës por për kontroll e presion mbi të. Të dy herët ata qëllimisht kanë bërë bashkë ligjin për dosjet me atë të lustracionit, kështu që ligji është bërë antikushtetues... (...) Akoma më kompromentuese është loja me kundërzbulimin e huaj apo me bashkëpunëtorë të agjenturave të huaja. Këta as kanë përmendur e jo më të jenë prekur me ligjin e dosjeve apo të pastrimit. Kjo dëshmon se këto struktura arrijnë të kontrollojnë dhe komandojnë politikën dhe sidomos, kontrollojnë shumicën aktuale” k.c.
Comments
po ne periudhen 1997-2005
<p>po ne periudhen 1997-2005 cfare ju ndaloi ta benit ligjin/ligjet ne fjale? Valle garipat me kallashe nga jugu i Shqiperise?</p><p>Gjinushi ben mire qe preke kete teme, por ta prekesh thjesht se bezdis pak, pak fare, Salen, nuk ka sens. Duhet folur tamam, pa perjashtime. Dhe te perjashtosh Nanon qe ne 1997-1999 liron disa here Nehat Kullen eshte po aq e demshme per shoqerine tone sa perjashtimi i spiunave te ndryshem.</p><p>Klasat qeverisese se Shqiperise (dmth personat kyc) nga 1992 e ketej do te ishte mire te beheshin bashke kundra ketij rreziku qe perfaqeson Berisha, dhe te mos mbanin me sekretet qe ata dine. Dalin e flasin me raste, kur u vjen deshira ose kur dicka u bren nga brenda, ose qofte edhe per interesa te castit. Le te kene kurajon te ndryshojne njehere per atdheun e tyre!</p>
Add new comment