Arkiv-Lajme

Autoritetet gjermane kërkojnë heqjen e regjimit të lirë të vizave me Maqedoninë dhe Serbinë

Postuar në 13 Tetor, 2012 01:32

“Heqja e vizave me këto dy vende duhet të shqyrtohet”, deklaroi Hans – Peter Fridrih, ministri i brendshëm federal i Gjermanisë, informon agjencia e lajmeve INA.

Në mediat gjermane janë përcjellë shqetësimet e autoriteteve të disa landeve, që gjatë muajit shtator dhe deri këto ditë janë përballur me fluks masiv të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia. Vetëm muajin e fundit jnaë 1400 aplikime për azil.

Komisariati i 'besnikëve' të Berishës zëvendëson policët që nuk pranojnë të sillen ashpër me grevistët !?

Postuar në 12 Tetor, 2012 16:09

'Faqja online e së përditshmes SHQIP jep një detaj të pazakontë nga ajo që po ndodh këtë mbrëmje me grevistët e urisë. Shkruan SHQIP:  "Burime të pakonfirmuara raportojnë për tension edhe mes rradhëve të policëve. Sipas burimeve, krerët e policisë dyshojnë se policë të ndryshëm të ngarkuar për të bllokuar vendin e ngjarjes, kanë shprehur simpati me grevistët dhe për këtë arsye janë zëvendësuar me forca policore nga komisariati nr.

Absolutisht do respektohet, absolutisht do garantohet, absolutisht do sigurohet...

Postuar në 12 Tetor, 2012 15:48

"Unë dua të them këtu se sigurimi i grevës dhe i kushteve të saj, në rastin e dytë, ka qenë jo në lartësinë e duhur... Absolutisht ajo do të respektohet dhe gjëja që do të bëhet është se ata do të sigurohen më mirë, absolutisht  siguria e tyre do garantohet..."

Himni e paska (me ligj) strofën e Zotit. Kryeministrit (dhe ne të tjerëve) na mbetet veç ta këndojmë

Postuar në 12 Tetor, 2012 14:44

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komitetit për Festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë kryeministri Sali Berisha ka kërkuar kthim të himnit shqiptar "në formën e tij më të plotë", ashtu siç e ka shkruar Asdreni. Mirëpo  ajo që kërkon kryeministri me sa duket ka 10 vjet që ka ndodhur. Nje ligj që e ka përfshirë tekstin e plotë të Asdrenit në himn (bashkë me strofën për Zotin) daton që në 2002. Shaban Sinani, i cili ka qenë në grupin e punës në hartimin e këtij ligji (mban numrin 9826 dhe është miratuar në unanimitet të plotë) tha sot gjatë një interviste në TCH:

Shqipëria vajton një humbje 1-2 ndaj Islandës modeste

Postuar në 12 Tetor, 2012 14:42

Si gjithmonë luajmë me shpirt dhe kundërshtari ikën në shtëpi me 3 pikë. Kjo ka ndodhur edhe sonte në ndjeshjen për kualifikueset e Kampionatit Botëror. Islandezët kanë kaluar 2 herë në avantazh, një herë në pjesën e parë me Bjarnason dhe 10 minuta para përfundimit me Sigurdsson. Golin e vetëm tonin e shënoi Edgar Cani në minutën e 29 falë një asist të Mehës.

Përveç rrebeshit të shiut që shtyu me mbi 20 minuta fillimin e pjesës së dytë, skuadra bëri disa gabime të pafalshme. Në pësimin e golit të parë portieri dhe mbrojtja mbajnë përgjegjësi maksimale.

Duken si shifra të para 100 viteve..

Postuar në 12 Tetor, 2012 13:24

Në 22 vitet e fundit kanë ndodhur mbi 5200 vrasje për gjakmarrje, me mbi 5700 viktima. Rreth 1200 persona janë të ngujuar. Mes tyre, rreth 130 fëmijë. Shifrat ngjajnë si të jenë marrë para 100 viteve, kur Kanuni ishte i vetmi ligj e rend i shoqërisë shqiptare, por këto të dhëna në fakt janë përcjellë, gjatë një konference të mbajtur në Shkodër me rastin e dy vjetorit të vrasjes për gjakmarrje të pastorit Dritan Prroni. Në këtë konferencë janë përkujtuar Dritani, Maria 17-vjecare dhe shumë viktima të tjera të pafajshme të gjakmarrjes, - raportoi televizioni Albanian Screen.

Ndihmë financiare Shqipërisë për të përballuar krizën (ne këtu brenda informohemi rregullisht që krizë nuk ka)

Postuar në 12 Tetor, 2012 11:56

Frika e përhapjes së krizës greke në ekonomitë e varfëra të Ballkanit Perëndimor ka shqetësuar krerët e institucioneve më të larta financiare të botës, sipas revistës "The Times" që nën titullin “Arsenal i madh financiar për të mbështetur ekspozimin e Europën Juglindore” shkruan se drejtuesit e Bankës Botërore, FMN, BERZH dhe Bankës Europiane të Investimeve do të mbajnë një mbledhje të posaçme në Tokio pasnesër ku do të diskutojnë mundësinë e  një plani urgjent shpëtimi me vlerë 15 miliardë euro, për pesë vende: Shqipërinë, Rumaninë, Slloveninë, Serbinë dhe Maqedoninë. Qëllimi i këtij takim

Fidel Castro ka vdekur? Të paktën një gjë është e sigurt, demenca e tij sa vjen e përkeqësohet

Postuar në 12 Tetor, 2012 10:59

Venezuelani Hugo Chavez dhe kubani Fidel Kastro janë vëllezër armësh socialistë, ndaj fakti që Kastro nuk e uroi publikisht Çavezin për fitoren në zgjedhjet e së dielës i ka dhënë hov spekulimeve të orëve të fundit në Twitter se lideri i revolucionit ka vdekur. “The Havana Times” ka publikuar një lajm të shkurtër duke vënë në dukje se Kastro nuk e uroi Chavezin meqë detyrën ia ka lënë vëllait të tij Raul.

Kur gjykata reagon "me shpejtësinë e dritës"

Postuar në 12 Tetor, 2012 10:35

Organizata ndërkombëtare e gazetarëve Reporterët pa Kufij shfaqi shqetësim për "shpejtësinë e pazakontë" të gjyqësorit të Kosovës lidhur me një padi të kompanisë private “Pejton” kundër gazetares dhe zv.kryeredaktores së gazetës Zëri. Këtë deklaratë e boton sot në mediat kosovare Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Kosovës (AGPK). Në artikullin e saj, botuar me 2 prill të vitit 2012, gazetarja Xharra ka shkruar mbi marrëveshjet e pronarit të kompanisë Pejton, Bejtush Zhugolli (dhe dy vëllezërve të tij) me kryeministrin Hashim Thaçi.

Ish-Drejtori i Privatizimeve u vetëvra. 11 plagët në trup? "Janë hezituese" - konkludojnë hetuesit kosovarë dhe FBI

Postuar në 12 Tetor, 2012 09:08

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, tha se ka mbyllur rastin e Dino Asanajt, ish drejtor i Agjencisë së Privatizimit në Kosovë. Dino Asanaj, 55 vjeçar, më 14 qershor të këtij viti u gjet në zyrën e tij private në periferi të Prishtinës, i plagosur rëndë nga goditjet me thikë dhe ndërroi jetë më pas në spital.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme