Duken si shifra të para 100 viteve..

Në 22 vitet e fundit kanë ndodhur mbi 5200 vrasje për gjakmarrje, me mbi 5700 viktima. Rreth 1200 persona janë të ngujuar. Mes tyre, rreth 130 fëmijë. Shifrat ngjajnë si të jenë marrë para 100 viteve, kur Kanuni ishte i vetmi ligj e rend i shoqërisë shqiptare, por këto të dhëna në fakt janë përcjellë, gjatë një konference të mbajtur në Shkodër me rastin e dy vjetorit të vrasjes për gjakmarrje të pastorit Dritan Prroni. Në këtë konferencë janë përkujtuar Dritani, Maria 17-vjecare dhe shumë viktima të tjera të pafajshme të gjakmarrjes, - raportoi televizioni Albanian Screen.
"Ne duhet të kuptojmë se lufta jonë nuk është kundër njerëzve, nuk është kundër atyre që vrasin për shkak të gjakmarrjes, por është kundër mentalitetit që në emër të një fenomeni mesjetar po përpiqet që të marrë jetët e njerëzve", bëri thirrje Elona Prroni, bashkëshortja e Dritan Prronit.
Duke iu rikthyer dekretit të kishës për gjakmarrjen Arqipeshkvi i Dioqezes Shkoder-Pult, Mons. Angelo Massafra u shpreh se çkishërimi ishte e vetmja rrugë që i kishte mbetur Kishës për ruajtjen e jetës. "Ky dekret ka qenë dhe është një thirrje e fortë për jetën. Mos vra! Këtë të drejtë na e jep ligji i kishës. Kërkojmë me këmbëngulje dënimin me burg të përjetshëm, pa mëshirë", tha Massafra gjatë kronikës së AS. K.C.
Comments
Disinformata. 5200 vrasje? Po
<p>Disinformata. 5200 vrasje? Po jo or çun, kontrolloni çfare nxirrni!</p>
Add new comment