Shqipëria vajton një humbje 1-2 ndaj Islandës modeste

Si gjithmonë luajmë me shpirt dhe kundërshtari ikën në shtëpi me 3 pikë. Kjo ka ndodhur edhe sonte në ndjeshjen për kualifikueset e Kampionatit Botëror. Islandezët kanë kaluar 2 herë në avantazh, një herë në pjesën e parë me Bjarnason dhe 10 minuta para përfundimit me Sigurdsson. Golin e vetëm tonin e shënoi Edgar Cani në minutën e 29 falë një asist të Mehës.
Përveç rrebeshit të shiut që shtyu me mbi 20 minuta fillimin e pjesës së dytë, skuadra bëri disa gabime të pafalshme. Në pësimin e golit të parë portieri dhe mbrojtja mbajnë përgjegjësi maksimale.
Pjesa e dytë e ndeshjes ishte një sulm i vazhdueshëm i tanëve, me topin që ngecte në baltë e me llokmat e fushës që shkuleshin, por gol tjetër për kuqezinjtë nuk pati. 10 minuta para përfundimit islandezët e mbyllin ndeshjen (psikologjikisht dhe me rezultat) me një gol me goditje dënimi nga fare afër portës.
Burime pranë delegatit hungarez të ndeshjes kanë pohuar për televizionin Top Channel se gjendja e stadiumit e ka shokuar punonjësin e FIFA-s, i cili ka përpiluar një relacion me nota shumë kritike për mospërmbushje të kritereve nga ana e Bashkisë së Tiranës. Problemi kryesor sipas delegatit hungarez të cituar nga TCH ishte rruga e hyrjes së skuadrave në stadium e cila nuk është në standardet që kërkon FIFA. Sheshi përpara stadiumit, që përkon me tribunën qendrore është rrethuar prej gati një viti nga një firmë private të cilës Bashkia e Tiranës i ka dhënë një leje për të ndërtuar një parking. Pas kësaj humbjeje, pritshmëritë e ekipit dhe të tifozëve tkurren ndjeshëm. Ne.Su.
Foto: Armando Sadiku në një moment dëshpërimi gjatë ndeshjes mbrëmjen e sotme (LSA)
Comments
Nuk mund te jete ndryshe,

Nuk mund te jete ndryshe, stadiumi i ''ri'' i 100 vjetorit eshte cope-cope, kombetarja po ashtu, peshengritesit marrin doping kuajsh, gjykatat punojne me dy standarde, administrata publike eshte plot me militante dhe familjare te pushtetareve, korrupsioni eshte ne kulmin e tij, e keshtu me radhe. Harmoni e perkryer.

Ndeshje e shitur mendoj une,

Ndeshje e shitur mendoj une, megjithese nuk mendoj per humbje. Ndeshja ishte vertet e dyshimte. Jane luajtur miliona € per kte ndeshje, si mos here tjeter kur luante Shqiperia, dhe te mendosh se ja kalonte edhe ndeshjes se Zvrices e Qipros, qe kishin me teper popullaritet.

Mire tju behet. Ky rezultat

Mire tju behet. Ky rezultat eshte pergjigjia me e mire ndaj fodullekut, thirrjeve raciste, dhe mendjemadhesise se tifozave shqiptare (atyre tifozave te semure nga nacionalizmi ekstrem).

Trajneri jone prishi ndehsjen

Trajneri jone prishi ndehsjen me qellim--Kur ishim 1;1 , ai nxori Mehen qe ishte lojtari me i mire ne fushe.. _Gazetaret duhet ti kekrojne arsyen atij pse e nxorri Mehen .

Shto pastja duket sikur ky trajneri ben gabimet me dashje_-Portieri Ujkani ne te gjitha ndeshjet me kombetaren eshte paraqitur shume keq. Ky perse nuk e nderronte me Berishen ?

Edhe gjate lojes trajneri jone nuk u ndje fare, qe te orientonte lojtaret tane --

Patjeter duhet heq ai trajner , bashke me portierin Ujkani

Si tha Cana kur u rrafem me

Si tha Cana kur u rrafem me zvicren Do morim 6 Pike tha ndeshjet e ardhshme ne Tirane.Po (DELTED) De Biazi si tha Nuk kenaqemi me 4 pike Kto mire qe sfitojne gje po nuk rrine dot as pa fol.Per menimin tim Direkt trajner Shqiptar Cim Mucen per shembull edhe 25 cuna nga 17 18 vjec ndoshta ndoshta mund te menojm qe nga 2022 mund te lujm per tu kualifiku po te pakten nuk do nigjojme traplliqe nga ana a ketyne lojtareve rezerva qe bojn si talente

Shume mire thua--100 HERE ME

Shume mire thua--100 HERE ME MIRE NJE TRAJNER SHQIPTAR

Muca eshte shume inteligjent, por edhe nqs jo ai, nje tjeter shqiptar---Nuk ka kuptim te paguajme para tek te huajte kur dalim te parafundit ne grup--

keta duhen bojkotuar.

keta duhen bojkotuar. Ndeshjet nuk duhen ndjekur me ne shenje proteste ndaj federates qe e le fushen te katandiset ne ate gjendje dhe ndaj zgjedhjeve qe ajo ben si per lojtaret ashtu edhe per trajneret

Sporti eshte pasqyre e

Sporti eshte pasqyre e gjendjes se çdo vendi. Dhe sporti shqiptar deshmon gjendjen e shtetit shqiptar sot. Asnjehere nuk kemi qene me keq, si shtet, sesa sot kur po behemi gati te festojme me kenge maje krehi 100 vjetorin e formimit te shtetit shqiptar. Per mua fajin nuk e ka as trajneri, as Ujkani dhe as tifozet. Fajin e kane ata qe kujtojne se te zbriturit nga bjeshket do te dine te bejne shtet te zhvilluar me sport, arsim, shkence, kulture etj. Kur je nga te gjitha anet bloze nuk mund te jesh mire ne sport.

Add new comment