Himni e paska (me ligj) strofën e Zotit. Kryeministrit (dhe ne të tjerëve) na mbetet veç ta këndojmë

Postuar në 12 Tetor, 2012 14:44

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komitetit për Festimet e 100 Vjetorit të Pavarësisë kryeministri Sali Berisha ka kërkuar kthim të himnit shqiptar "në formën e tij më të plotë", ashtu siç e ka shkruar Asdreni. Mirëpo  ajo që kërkon kryeministri me sa duket ka 10 vjet që ka ndodhur. Nje ligj që e ka përfshirë tekstin e plotë të Asdrenit në himn (bashkë me strofën për Zotin) daton që në 2002. Shaban Sinani, i cili ka qenë në grupin e punës në hartimin e këtij ligji (mban numrin 9826 dhe është miratuar në unanimitet të plotë) tha sot gjatë një interviste në TCH:

Pasi u miratua Kushtetuta e vitit 1998, lindi detyra që në zbatim të asaj Kushtetute të hartohej një ligj i posaçëm për simbolet kombëtare, Flamurin, Himnin dhe Emblemën Shtetërore të Shqipërisë. Është punuar për dy vjet nga Akademia e Shkencave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Është konfirmuar teksti i Himnit kombëtar Shqiptar sipas botimit të Asdrenit. Në ligj është shprehur tekstualisht, që (strofa per Zotin) është integralisht pjesë e Himnit, nuk ka çfarë t’i shtohet më
Madje as në kohën e diktaturës strofa për Zotin nuk është ndaluar ndonjëherë zyrtarisht. “Duke qenë se republika e periudhës totalitare ishte një republikë ateiste, në mënyrë të nënkuptuar nuk shkonte teksti më tej se sa strofa e dytë, por një ndalim zyrtar me një dokument eksplicit nuk ka pasur asnjëherë” - tha ndër të tjera Sinani. - A.N.

Foto: Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar në një seancë parlamentare, shtator 2011 (LSA)

Comments

Submitted by mergim tari (not verified) on

E TEMERRSHME TE KESH NJE KRYEMINISTER QE NUK DI HIMNIN KOMBETAR!!!

Cfare mund te presesh pastaj nga ky INDIVID qe nuk di as tekstin e HIMNIT KOMBETAR te vendit te tij.

Pse te merzitemi pastaj me Greqine qe na vuri flamurin permbys. Merruni me kete MIZERJE perpara se te merreni me Greqine.

Vetem nje i Kryeminister i cmendur do te thosht ato qe tha ky BIRBUA yne.... Te pakten cdo kyeminster edhe nese nuk e dinte Himnin do ta lexonte nje here perpara sesa te bente komente per tekstin apo te kerkonte ndryshimin e tij. Ose eshte ne kulmin e Delirit, ose cmendurisht ka rrjedhur. Gjithsesi,  seicila nga gjendjet e tij shendetesore qofte, ose te dyja se bashku perbejne fatkeqesi kombetare per ne.

Historia boterore ka treguar se eshte fatkeqesi per nje vend a komb te drejtohet nga te cmendur, njerez me delir, kriminele, vrases , diktatore, nerone, hitlere, ose cdo FARE E KEQE E RACES NJEREZORE.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.