Komisariati i 'besnikëve' të Berishës zëvendëson policët që nuk pranojnë të sillen ashpër me grevistët !?

'Faqja online e së përditshmes SHQIP jep një detaj të pazakontë nga ajo që po ndodh këtë mbrëmje me grevistët e urisë. Shkruan SHQIP: "Burime të pakonfirmuara raportojnë për tension edhe mes rradhëve të policëve. Sipas burimeve, krerët e policisë dyshojnë se policë të ndryshëm të ngarkuar për të bllokuar vendin e ngjarjes, kanë shprehur simpati me grevistët dhe për këtë arsye janë zëvendësuar me forca policore nga komisariati nr. 2 i Tiranës, të cilat konsiderohen si më besnike ndaj qeverisë se sa forcat e komisariateve të tjera..." (zona ku po zhvillohet greva në fakt është jashtë terriorit që mbulon komisariati 2).
Në fakt nuk po kuptohet pse policia ka vendosur të zgjerojë rrethimin në zonën ku po zhvillohet greva e urisë në Tiranë dhe u ka ndaluar komunikimin me jashtë grevistëve (u është penguar furnizimi me ujë dhe me lëngje frutash, përfshirë pakot me sheqer). "Policia nuk jep sqarime se pse vendosi të zgjerojë rrethimin por në mënyrë të dukshme, kjo gjë po largon kamerat dhe gazetarët nga vrojtimi i drejtpërdrejtë i çadrave të grevistëve. Organizatorët e grevës deklaruan se dyshojnë se policia po përgatitet për të shpërbërë grevën me dhunë" - shkruan SHQIP - A.N.
Në foto: Shefi i komisariatit numër 2 Erzen Brecani me forcat e policisë që rrethuan KQZ, për të ndaluar hyrjen e deputeteve të PS gjatë kontestimeve për veprimet e KQZ me kutitë e zgjedhjeve lokale të 8 Majit. I njëjti zyrtar policie dhe komisariati i tij janë akuzuar për dhunën e paprecedentë mbi civilët në Tiranë pas shpërndarjes së mitingut të 21 janarit, disa minuta pas vrasjeve. (LSA)
Comments
Nje grevist tha sot: "Ne
<p>Nje grevist tha sot: "Ne demokracine shqiptare ka hyre Kali i Trojes". Po, them une, por dhe jo, them une. Ka hyre "Kali i Tro (po) jes. Shikoni sa llumi ka dale ne krye. Une pre edhe me keq. Sa keq per ata qe nuk mendojne si une. Te presin edhe pa dhe do ta shohin. Shenjat jane te keqija. Bandat qe nuk kane moral, nuk njohin shtet (pasi shtet ne kuptimin e mirefillte te fjales nuk ka), bandat qe flene me armet qe ua dhuroi pushteti ne '97-n, udhetojne me arme, jane gati t'i perdorin per kete pushtet. Popull, ji vigjilent te pakten!</p>
o erzen brecani (DELETED) ke
<p>o erzen brecani (DELETED) ke per ta pa dhe ti kur te te flutorojn makinat ne kat te 8-t nga eksplozivi po ste paska ardhur ora akomaa......qe ben si gangsterr ne komisariat rref njerzit kot me kot o tropojon i pabes qe kur te erdhi ai tipi qe nuk dua tja permend emrin ne komisariat i thoje: hajde rrim ktu bashk 3 dit ne komisariat ham e pim ne zyren time qe mos te flasin gazetat dhe pastaj dil ja cfar ben frika o erzen brecani </p>
Add new comment