PBB-ja: INSTAT-i mes FMN-së dhe Bankës Botërore; shumë larg Bodes dhe Berishës…

Postuar në 13 Tetor, 2012 12:39

Me shumë vonesë, më së fundi, INSTAT-i publikoi vlerësimin zyrtar të rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e dytë të këtij viti – 2.04% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Duke patur parasysh se INSTAT-i raportoi një rënie të PBB-së prej 0.2% në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, i bie që rritja mesatare e PBB-së në 6 muajt e parë të 2012-ës të ketë qenë rreth 0.9%.

Publikimi i fundit i INSTAT-it erdhi vetëm pak ditë pasi FMN-ja deklaroi se PBB-ja shqiptare pritet të rritet këtë vit vetëm 0.5%, Banka Botërore 1%, dhe Ministri i Finanacave Bode plot 3%. Dhe Berisha e shpiegoi këtë mospërputhje të parashikimit të Bodes dhe FMN-së e Bankës Botërore me një pesimizëm që i karakterizon zakonisht parashikimet e këtyre institucioneve. Por 0.9 përqindëshi i INSTAT-it për gjysmën e vitit, është mes parashikimit të FMN-së (0.5%) dhe Bankës Botërore (1%), ndërkohë që është shumë larg parashikimit të Bodes dhe Berishës.

Një lajm shumë i keq në raportin e fundit të INSTAT-it ishte ai mbi vazhdimin e rënies dramatike të sektorit të ndërtimit – plot 18.4%  tkurrje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Në periudhën 2000-2009, ndërtimi rritej mesatarisht 18% nga viti në vit. Duke filluar nga tremujori i fundit i 2009-ës ka rënë mesatarisht 18% nga vitit në vit…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Bravo Zaloshnja per shkrimet qe sjell rreth finances&nbsp; dhe ekonomise. Edhe une e vura re ndryshim e madh te numrave qe jepnin insititucionet nderkombetare dhe atyre qe kontrollon Berishoviç. Me erdhi te qesh, nga merzia.</p><p>Po per idene marksiste, socialiste e majtiste te djalit te Kristaqit per taksen progresive, ke ndonje koment? E ben se nuk merr ere nga ekonomia apo per te fitu ndonje vote, i frymezuar nga levizjet socialiste Europiane? Se te flasim qarte, taksa e sheshte ka qene komentuar si e suksesshme ne Shqiperi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.