Arkiv-Lajme

Kryeministri Cameron ‘kopjon’ këngëtarin rebel Bob Dylan

Postuar në 10 Tetor, 2012 08:39

Në Angli gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë dhe për këtë, ekipi i Kryeministrit Cameroon i është futur punës për të përmirësuar imazhin.

Gazetari i The Guardian, Jonathan Jones, analizon foton e bërë me rastin e ditëlindjes së Kryeministrit, kur ai është fotografuar “rastësisht” në Birmingham duke shëtitur në një pozë romatike me të shoqen. Arkitektët e kësaj fotografie kanë marrë madje guximin që ta vënë David Cameron-in të pozojë si Bob Dylan në kopertinën e albumit të tij të famshëm të vitit 1963, “Freewheelin'”.

Djeg veten një tjetër grevist... Flakën vetes duhet t'ia kishin vënë me kohë Spartak Ngjela e Fatos Lubonja, - shkruan Shinasi Rama

Postuar në 10 Tetor, 2012 07:07

Shinasi Rama e quan aktin vetëflijues të Gjergj Ndrecës (sot një tjetër grevist, Lirak Bejko, ka kryer të njëjtin akt) "një pikë tjetër kritike në tranzicionin shqiptar". Duke përdorur togfjalëshin e tij të preferuar "paria e Tiranës", në një analizë të botuar në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIP, Rama shkruan:

"4-2-6"-a (plus zgjedhjet 2013) e Komisionit Europian për Shqipërinë

Postuar në 10 Tetor, 2012 06:49

Stefan Fule në emër të Komisionit Europian rekomandoi sot në Bruksel t’i ofrohet Shqipërisë statusi i vendit kandidat. Komisioneri për Zgjerimin mendon që në Shqipëri ka angazhim kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: "Në raportin e tij, Komisioni do të marrë gjithashtu parasysh angazhimin e shfaqur nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë hetimet proaktive dhe ndëshkimet e këtyre rasteve" - tha Fule sipas televizionit TCH.

Basha ka të drejtë për kazinotë; por një dreq e di ku e gjen të drejtën t'u mbyllë derën e bashkisë këshilltarëve socialistë

Postuar në 10 Tetor, 2012 04:21

Në Këshillin bashkiak të Tiranës është votuar vendimi për taksën e përkohshme për lojrat e fatit. Është fjala për një taksë të përkohshme mbi kazinotë e Tiranës, e cila synon shkurajimin e këtij biznesi në qendër të Tiranës, apo rrotull qendrës. “Nuk duam të penalizojmë askënd. Thjesht duam të zgjidhim një problem, dhe problemi është shtrirja e paprecedent e lojrave të fatit në lagjet e qytetit tonë. Sot ka afro 10 kazino për minibashki, dhe i bie që numri i kazinove të jetë më i lartë se numri i shërbimeve të tjera jetike për qytetarët”, është shprehur Lulzim Basha.

Tensioni në Këshillin Bashkiak: 'Ty nuk do të të ngelet emër as sa Kelmendi e Brojka - i thonë L.Bashës

Postuar në 10 Tetor, 2012 03:43

Këshilli Bashkiak i Tiranës prej gati tre muaj nuk mblidhet. Ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor përcakton që duhet të mblidhet jo më pak se një herë në muaj. Dje, ky Këshill, me sa mësohet nga raportimet e medias, është mbledhur për herë të parë pas 6 shtatorit. Në atë seancë këshilltarët e majtë u thirrën kinse me sms vetëm 4 minuta përpara fillimit të mbledhjes dhe kur nxituam të mbërrinim dera u mbyll dhe nuk na lejonin më të hynim brenda - thotë kreu i të majtëve në Këshill në një prononcim në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIP.

Rama flet në twitter për një takim të tijin me Obama-n, dhe … secila gazetë raporton për qejf të vet

Postuar në 10 Tetor, 2012 03:18

Një shënim “i pafajshëm” i Edi Ramës në profilin e tij në twitter, ku flitej për tri ditë intensive në SHBA, për takime me bashkatdhetarë, ekspertë amerikanë të ekonomisë e të financave, dhe për “një takim të paharrueshëm me Presidentin Obama, ky mik i madh i shqiptarëve”, është marrë nga gazetarët dhe, siç është e pritshme dhe e udhës, është transfomuar në lajm. E bukura është se secila gazetë ka një version të vetin mbi këtë takim, për të cilin Rama vetë nuk jep detaje.

2 euro e pak, metri katror ?! Kthim prone? Apo një 'miksim' tipik për aferat me trojet?

Postuar në 10 Tetor, 2012 02:34

Nëse gjithçka është e vërtetë në deklaratën e deputetit socialist Taulant Balla, kompleksi sportiv Partizani,  33.000 mijë metër katror truall në Tiranë është shitur me... 300 lekë metri (pa llogaritur godinat dhe të tjerat që ka në brendësi). Po kush e ka blerë, më saktë kujt i është dhuruar me këtë çmim qesharak? Dy ministritë përkatëse, Ministria e Mbrojtjes (kompleksi është pronë e ushtrisë) dhe Ministria e Financave thonë që trualli u është kthyer ish-pronarëve.

Presidenti shpall dallime mes grevistëve dhe "atyre që luftuan për parime të mëdha"; po ashtu mes Ndrecës dhe "personit që i vuri flakën"

Postuar në 09 Tetor, 2012 16:00

Presidenti Bujar Nishani ka bërë një përpjekje të qartë për të futur "dallime" mes grevistëve të urisë dhe të përndjekurve të tjerë të komunizmit duke folur për "parime shumë të mëdha" që (sic mbetet të kuptohet) këta që janë futur në grevë urie për ca lekë nuk i përfaqësojnë. Të njëjtën linjë ndarëse ka synuar Presidenti i Republikës edhe brenda vetë grupit të vogël të grevistëve të urisë duke theksuar se (e ka fjalën për kolegun me cakmak të Ndrecës) "askush nuk mund të arrijë interesat e veta mbi kurrizin e tjetrit".

Washington Post analizon pse Siria mund të prishë marrëdhëniet SHBA-Turqi

Postuar në 09 Tetor, 2012 15:13

Raportet e afërta të presidentit Obama  me kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u kanë mundësuar Shteteve të Bashkuara, të kenë një aleat kryesor mysliman në Lindjen e Mesme. Uashingtoni dhe Ankaraja kanë punuar ngushtë për Irakun, por tani, ata i pret stuhia siriane, - shkruan në fillim të artikullit "Siria po bëhet një pykë mes SHBA e Turqisë", e përditshmja “Washington Post”. Gazeta konstaton se Shtëpia e Bardhë është e gatshme "të presë akoma", por për Ankaranë, kriza siriane është shndërruar në emergjencë.

Letra e Ajnshtajnit sfidon idenë e Zotit

Postuar në 09 Tetor, 2012 14:38

Një letër, në të cilën Albert Ajnshtajni e quante idenë e ekzistencës së Zotit si produkt të dobësisë njerëzore, është nxjerrë në ankand me një çmim fillestar prej 3 milion dollarësh. Dokumenti i shkruar me dorë, i njohur si “Letra e Zotit”, ishte pjesë e një korrespondence mes Ajnshtajnit dhe fizikanit Eric Gut-kind.
 Letra mban datën 3 janar 1954, një vit para vdekjes së Ajnshtajnit, dhe u dërgua si përgjigje për librin e Gut-kindit me titull “Zgjidhni jetën – Thirrja biblike për revoltë”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme