2 euro e pak, metri katror ?! Kthim prone? Apo një 'miksim' tipik për aferat me trojet?

Postuar në 10 Tetor, 2012 02:34

Nëse gjithçka është e vërtetë në deklaratën e deputetit socialist Taulant Balla, kompleksi sportiv Partizani,  33.000 mijë metër katror truall në Tiranë është shitur me... 300 lekë metri (pa llogaritur godinat dhe të tjerat që ka në brendësi). Po kush e ka blerë, më saktë kujt i është dhuruar me këtë çmim qesharak? Dy ministritë përkatëse, Ministria e Mbrojtjes (kompleksi është pronë e ushtrisë) dhe Ministria e Financave thonë që trualli u është kthyer ish-pronarëve. Kurse deputeti i opozitës thotë se me prokura të posaçme para noterëve Jamarbër Malltezi dhëndri i Sali Berishës është personi që ka firmosur kontratën e shitjes për 10 milionë lekë.

Përfaqësues i pronarëve? Përfitues direkt? Apo miksim tipik për aferat me trojet? Kjo është vështirë të ndahet në denoncimin Balla, por në këtë denoncim ka një detaj të rëndësishëm. Sipas dokumentacionit të Arkivës së Shtetit, kjo pronë është shtetëzuar 72 vjet më parë. Pronarët janë dëmshpërblyer me franga ari nga qeveria e asaj kohe. Këtu lind pyetja: Për çfarë pronarësh flitet sot atëherë nëse shteti e ka blerë atë truall që në 1940?

Pjesë nga deklarata e deputetit: "E gjithë kjo pronë me ndërtesa disa katëshe dhe 33.000 mijë metër katror truall është privatizuar dhe shitur nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Financave për 10 milionë lekë. Ministria nxitoi me arsyetimin se u është kthyer ish-pronarëve. I kërkuam të na thotë se kush e ka marrë, nuk patën kurajën të përgjigjen. Të dashur qytetarë, kompleksin sportiv Partizani, 33000 m2 në qendër të Tiranës e ka privatizuar Jamarbër Malltezi, dhëndri i S.Berishës, bashkëshorti i A.Berishës. Me prokura të posaçme para noterëve ai është përfaqësuesi i pronarëve dhe personi që ka firmosur kontratën e shitjes. Pra, është e thjeshtë, në Shqipërinë e Berishes, që të privatizosh një pronë, duhet të jesh dhëndri i tij. Janë 81 komplekse sportive në Shqipëri me pronarë, i vetmi i privatizuar dhe i ndryshuar tërësisht destinacioni është ky i privatizuar nga dhëndri i Kryeministrit. Janë 213 prona të Ushtrisë, të pretenduara nga ish-pronarë, e vetmja pronë e kthyer i është kthyer dhëndrit të Kryeministrit. Pra, ish-pronarët duhet të bëjnë krushqi me S.Berishën që të marrin pronat, ndryshe nuk i marrin dot. Kam këtu edhe dokumentacion e arkivës së shtetit, sipas të cilit kjo pronë është pronë e shtetit, e shtetëzuar 72 vjet më parë, e blerë me franga ari nga qeveria e asaj kohe. Kam këtu edhe letër-komunikimin mes Komandës dhe Presidentit 3 vjet më parë, ku e informojnë për parregullsitë në tjetërsimin e kësaj prone. Pra, kjo kontratë nuk mori pëlqimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Komandës, deri ditën që Ministër u bë Arben Imami dhe Komandant u bë gjen.Xhemal Gjunkshi..." - A.N.

 

Foto: Jamarbër dhe Argita Malltezi në ceremoninë e marrjes së presidencës nga Nishani (LSA)

 

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Ja aristokracia jonw e re, fytyrw mastiçë qe s ngopen duke vjedhur. Ka per ti zene zullumi qe po bejne, e ka thene Ali Asllani: Nga trasta molle e kalbur do te hidhet!</p>

Submitted by Baku (not verified) on

<p>S&#39;ka ma kohe me prite!</p><p>Duhet montuar sa me pare giljotina ne sheshin Skenderbej!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.