Tensioni në Këshillin Bashkiak: 'Ty nuk do të të ngelet emër as sa Kelmendi e Brojka - i thonë L.Bashës

Këshilli Bashkiak i Tiranës prej gati tre muaj nuk mblidhet. Ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor përcakton që duhet të mblidhet jo më pak se një herë në muaj. Dje, ky Këshill, me sa mësohet nga raportimet e medias, është mbledhur për herë të parë pas 6 shtatorit. Në atë seancë këshilltarët e majtë u thirrën kinse me sms vetëm 4 minuta përpara fillimit të mbledhjes dhe kur nxituam të mbërrinim dera u mbyll dhe nuk na lejonin më të hynim brenda - thotë kreu i të majtëve në Këshill në një prononcim në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIP.
Seancën e djeshme këshilltarët e opozitës kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në këmbë duke i kërkuar Bashës t’u kërkojë falje për atë që ndodhi në 6 shtator, por Basha vijoi me axhendën e mbledhjes: miratimi i largimit në periferi të kazinove dhe lojërave të fatit. këshilltarëve të zemëruar përballë tij Basha u përsëriste se ai ishte "zëri i qytetarëve" dhe se po reagojnë ashtu sepse kanë interesa me kazinotë jo pse ndihen të fyer nga 6 shtatori dhe mosmbledhja e këshillit.
Tensioni vijoi gjatë dhe në fund, Aldrin Dalipi që kryeson grupin e majtë në këtë Këshill - (i sapodënuar nga Gjykata me 1 milion gjobë pas një padie të Bashës për "dëmtim personaliteti") - ka lexuar para mediave një deklaratë, ku ndër të tjera thuhet: "Bashkia e Tiranës ka tashme një pronar të vetëm i cili mund të veprojë si të doje, madje mund të thërrasë ose jo Këshillin Bashkiak, kur ta mendojë se i vlen interesit të tij. Del dhe ka një refren- zërin e qytetarëve. Po mirë po e pyesim publikisht sot: po këshilltarët përfaqësues të kujt janë sipas tij. Është e pamundur të kthejë një përgjigje normale sepse anormaliteti është vulosur në 8 Maj me marrjen e karriges me procedure... Nuk do t'i ngelet pas ikjes emri as sa Sali Kelmendi dhe Albert Brojka" - A.N
Foto LSA: Nga seanca e djeshme e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Comments
fjale per t'u gdhendur ne
<p>fjale per t'u gdhendur ne gur! nuk ka kalama e plak te tiranes, qe s'e ka marre vesh se sa i pazoti doli lul basha ne krye te bashkise qe mori me hile dhe me perkrahjen e ambasadave. </p>
Add new comment