Rama flet në twitter për një takim të tijin me Obama-n, dhe … secila gazetë raporton për qejf të vet

Një shënim “i pafajshëm” i Edi Ramës në profilin e tij në twitter, ku flitej për tri ditë intensive në SHBA, për takime me bashkatdhetarë, ekspertë amerikanë të ekonomisë e të financave, dhe për “një takim të paharrueshëm me Presidentin Obama, ky mik i madh i shqiptarëve”, është marrë nga gazetarët dhe, siç është e pritshme dhe e udhës, është transfomuar në lajm. E bukura është se secila gazetë ka një version të vetin mbi këtë takim, për të cilin Rama vetë nuk jep detaje. Shekulli e nis duke thënë se “në kuadër të vizitës në SHBA, kreu i PS-së zhvilloi një takim me presidentin amerikan”, dhe më tej i referohet veç mesazhit në twitter. Sipas Panoramës, Rama është takuar me Obama-n në Kaliforni, që është stacioni elektoral i këtyre ditëve për Presidentin amerikan. GSH-ja thotë se “lideri i opozitës shqiptare ka zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama” (duhet thënë, se ky variant është më pak i munduri). E përditshmja Shqiptarja.com bën një interpretim shumë të kërkuar: e konsideron këtë “një takim të shumëpritur në aspiratën e socialistëve për të ardhur në pushtet”. Mapo nuk merret fare me këtë lajm. Ndërsa Shqipi flet për një shtrëngim duarsh mes Ramës e Obama-s në San Francisco, ku Presidenti i SHBA-ve ndodhej për një takim elektoral.
E.G.
Comments
Shqip eshte me e besueshmja
<p>Shqip eshte me e besueshmja ne kete rast, duhet te kete patur vetem nje shtrengim duarsh dhe fjale te rastit.</p>
Ne dallim nga simotrat e saj
<p>Ne dallim nga simotrat e saj "Koha Jone" flet me shifra. Duket qe udheheqesit e saj kane pervoje te gjere dhe te lavderueshme ne shitblerjen e fotove, takimeve, seancave masturbuese ne grup dhe tek e tek. Misra, misra te pjekura dhe madhesive te ndryshme per cdo moshe, gjini, krahine, intelekt, besimtar, ateist.</p>
Add new comment