Arkiv-Lajme

"Nëse këto 22 vjet do ishim në këmbë.."

Postuar në 08 Tetor, 2012 04:36

Një ditë më parë, ish- të burgosurit politikë paralajmëruan mbajtjen e një proteste sot paradite para Parlamentit. Tubimi nisi me pak minuta vonesë pas aktit të Gjergj Ndrecës, i cili i vuri flakën vetes. Më poshtë një përmbledhje e informacioneve të dhëna 60 minutat e fundit në agjensitë e lajmeve dhe në televizionet informative të vendit:

"E kam besuar Berishën si Krishtin..."

Postuar në 08 Tetor, 2012 03:49

“Dola nga burgu kur Sali Berisha ulëriste kundra komunistëve e bënte be e rrufe se të përndjekurit dhe të burgosurit do të ishin kauza e jetës së tij. Atëherë e kam besuar si Krishtin” - thotë Gjergj Ndreca, ish-i burgosuri politik që sot i ka vënë flakën vetes në shenjë proteste - në një artikull mbi të botuar në shtypin e ditës, tri javë më parë.

Gjergj Ndreca i ve flakën vetes

Postuar në 08 Tetor, 2012 03:20

Një nga ish të përndjekurit politikë që ndodhen prej 16 ditësh në grevë urie i ka vënë flakën vetes mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Gjergj Ndreca pasi e ka lyer trupin me benzinë, i ka vënë flakën vetes në ambientet e grevës së urisë. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e ish-të burgosurve të tjerë që kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së Ndrecës. Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në repartin e djegieve në QSUT, ku mësohet se gjendja e tij është rëndë, - njoftojnë faqet online të gazetave kryesore në vend.

Nga Hillary Swank te Eliza Dushku: Kur artistët e aktorët interpretojnë keq role publike

Postuar në 08 Tetor, 2012 03:11

E keni parë këto ditë aktoren e njohur Eliza Dushku, apo ndonjë shqiptar tjetër të suksesshëm, që të pozojnë buzagas me krerët e nomenklaturës sunduese në Tiranë, e të deklarojnë se “Shqipëria i ka kaluar shumë vende perëndimore me zhvillimin e saj!!!!” (kjo e fundit është deklaratë e fotografit Fadil Berisha)? Mos u jepni shumë peshë. Merrini në rastin më të mirë si njerëz që aq dinë, aq bëjnë, e në rastin më të keq si njerëz që paguhen për të recituar e aktruar në atë mënyrë.

2-2 'El Clásico' nr. 222. Edhe heronjtë janë 2… Por ka edhe 'numra' të tjerë: Politika hyn në Camp Nou në 17:14

Postuar në 07 Tetor, 2012 15:44

Clásico vibrante y politizado - është titulli i madh i edicionit online në të përditshmen spanjolle El Pais këtë mbëmje.   Dy dygolësha, dy emra në një 'El Clásico' që për çudi ka gjithashtu 3 dysha (ishte ndeshja nr 222 ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit.. Dy skuadrat që e mbërthyen edhe sonte botën pas ekranit kanë ndarë nga një pikë në Camp Nou, por në stadium ka hyrë… politika.

“Nuk është grevë politike, është ekonomike”

Postuar në 07 Tetor, 2012 15:36

Gjendja e pjesëmarrsve në grevën e urisë së të burgosurve politikë është rënduar së tepërmi. Një pjesë e madhe e tyre janë duke iu nënshtruar ndihmës mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërkohë që të tjerë janë rikthyer sërish për të mos u tërhequr prej saj.

Disa prej tyre kujtojnë dhimbjet që kanë kaluar në kohën e komunizmit dhe burgun e kryer, duke u shprehur se pavarësisht se janë ish të burgosur politikë, nuk janë në një grevë politike, por ekonomike.

Ramiz Alia: “Zogu ngriti shtetin por ekonominë e rrënoi. Fenë e ndaluam pas një letre tek Zëri i Popullit”

Postuar në 07 Tetor, 2012 14:54

Vazhdon botimi në media i pjesëve të librit ‘Shqipëria Ime, Unë dhe Ramiz Alia’ ku Januz Januzaj ka zhvilluar një bisedë të hollësishme me Ramiz Alinë para se ai të vdiste.

Shqipëria e Eliza Dushkut dhe ajo e Eliverta Çoçkës

Postuar në 07 Tetor, 2012 11:49

Ardhja e Eliza Dushkut në Tiranë na dha mundësitë shohim për herë të parë pas kaq kohësh në ekran kryebashkiakun Basha. Me siguri ka lënë punët e rënda dhe mezi ka gjetur mundësinë të takohet sa për respekt të aktores së Hollivudit. Janë dhe ca të burgosur që po vdesin urie, fare afër vendit ku vipat me ‘v’ të vogël bënë foto me Vipen me ‘V’ të madhe... por aktorja nuk e njeh akoma këtë farë Shqipërie.

Berisha nuk pranon negociata, 5 nga të burgosurit me probleme serioze për shëndetin. Të hënën edhe para Parlamentit!

Postuar në 07 Tetor, 2012 10:10

Teksa kanë kaluar 16 ditë nga greva e urisë dhe kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigje, ish- të burgosurit politikë paralajmërojnënjë tjetër protestë ditën e hënë, raporton BalkanWeb.

“Kronikat shkollore të kryeministrit janë një mesazh për të vetët: Çdo gjë është e lejueshme”.

Postuar në 07 Tetor, 2012 09:59

Në një shënim të mëparshëm, teksa “nxirrnim lajmin nga një koment i Vasjarit”, nënvizuam idenë e këtij të fundit, se gjesti i paudhë i kryeministrit që bën propagandë para nxënësve të shkollave nëntëvjeçare bëhet prej panikut të humbësit. Është e vërtetë? Edhe Skënder Minxhozi e lë të nënkuptohet këtë gjë. Dhe shkon pak më tutje. “Kryeministri u tregua transparent dhe i drejtpërdrejtë në aktin antiligjor. Ai tha se do të fliste për politikë me fëmijët, sa herë që të ndodhej para tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme