Gjergj Ndreca i ve flakën vetes

Postuar në 08 Tetor, 2012 03:20

Një nga ish të përndjekurit politikë që ndodhen prej 16 ditësh në grevë urie i ka vënë flakën vetes mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Gjergj Ndreca pasi e ka lyer trupin me benzinë, i ka vënë flakën vetes në ambientet e grevës së urisë. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e ish-të burgosurve të tjerë që kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së Ndrecës. Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në repartin e djegieve në QSUT, ku mësohet se gjendja e tij është rëndë, - njoftojnë faqet online të gazetave kryesore në vend.

Televizioni TCH raporton: Ndreca mësohet se i ka vënë flakën vetes me benzinë, ndërkohë që grevistët e tjerë kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Mësohet se në tentativë për të shuar flakët, grevistit Llazi Koçi, i ka rënë të fikët. Ish të burgosurit politikë janë dërguar menjëherë në repartin e djegieve në QSUT me makina të rastit, ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë. Të hënën, greva e urisë është në ditën e 17-të të saj dhe shumë prej grevistëve janë në gjendje të përkeqësuar shëndetësore. Protestuesit kërkojnë solidarizim të qytetarëve, për të qenë të pranishëm përpara zyrave të Kuvendit...

Comments

Submitted by Rukije (not verified) on

Qesharake t'i vesh flaken vetes se nuk me jpin para, pa folur nese eshte fjala per para qe Ndreca i meriton apo jo! Trapa i kemi politikanet, trapa i kemi edhe opozitaret!

Submitted by Tani (not verified) on

Nje korigjim te lajmit, nuk ja vuri flaken vetes, ja vuri flaken nje "shok" i tij gje qe duket qarte ne video. Gjeja e pare qe duhet bere, ai "shoku" duhet arrestuar dhe plasur brenda.

Submitted by Avni Rustemi (not verified) on

Anonimit  Tan:

Je nje hazerxhevap i Berishes.Edhe ai si policia e Berishes(qe s'ishte fare aty prane,sepse deshmitaret okulare qe u ndodhen  prane sheshit ku u vetdogj i mjeri Gjergj thone se ai ndezi cakmakun e tij) na nxjerrin nje variant te tille per te thene neser qe kjo ishte sajuar nga opozita e kush tjeter.V ariantet me "pucistat" per nje "grusht shteti" te ri!! Pthua u shofte kjo fare e keqe megafonesh te qeverise si ky teveqeli Tan,sigurisht i vene e paguar nga qeveritaret qe u kruan fort kurrizi nga ndeshkimi i popullit.

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Gjynah Ndreca ! Nuk preket kush dhe po u bere therror a martir...Flaken ruaje per tjeterkund...Duaje veten, duaji femijet e tu, duaje te nesermen duke e freskuar e jo flakeruar trupin tend...Harroje limitin 'i duruari i fituari'...

Submitted by Dashi me zile (not verified) on

Fajin e ka Edi Rama qe anulloi ne Gjykaten Kushtetuese shitjen e detit Greqise.Nqs do ishte shitur Deti,leket do i kishin marre me kohe te burgosurit Politik.Duhet te prisni marrveshjne e re,per te marre Leket,ngaqe leket e shitjes se Albetrolit do perdoren per fushate,nuk jane per ju.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.