Djeg veten një tjetër grevist... Flakën vetes duhet t'ia kishin vënë me kohë Spartak Ngjela e Fatos Lubonja, - shkruan Shinasi Rama

Shinasi Rama e quan aktin vetëflijues të Gjergj Ndrecës (sot një tjetër grevist, Lirak Bejko, ka kryer të njëjtin akt) "një pikë tjetër kritike në tranzicionin shqiptar". Duke përdorur togfjalëshin e tij të preferuar "paria e Tiranës", në një analizë të botuar në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIP, Rama shkruan:
"Paria e Tiranës u soll sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Edhe më keq, paria sunduese u soll sikur grevistët po kërkonin vetëm ndihmë ekonomike dhe me disa kërkesa të tepruara po shfaqnin babëzinë e tyre prej njerëzish të uritur për pasuri. Duke ia hequr thelbin thellësisht politik veprimit të grevistëve, paria e Tiranës u mundua t’i paraqiste grevistët thjesht si materialistë dhe zhvatës nga pasuria e shtetit. Mirëpo, vetëflijimi i tij ua ka djegur letrat në dorë politikanëve të parisë, ia ka çjerrë maskën demagogjisë së shfrenuar të gjithëve, dhe ka treguar shkallën e mungesës së ndërgjegjes politike te pjesëtarët e parisë sunduese. Më shumë se Gërdeci, ky akt heroik e unik në historinë tonë, i ka lënë pa mbrojtje të gjithë eksponentët e parisë. Pra, fytyrën e tyre të vërtetë e kanë treguar jo vetëm bajraktari i Trustit të Gështenjave të Tropojës, Sali Berisha, shefi i Mafies së Skraparit, Ilir Meta, dhe Agai i Ortës së jeniçerëve e arhondëve, Gramoz Ruçi. .. Vetëflijimi i tij ua ka çjerrë maskën edhe pjesëtarëve të tjerë të parisë që na shiten si të persekutuar në shtyp si Edison Ypi, Daut Gumeni, Kurt Kola, Spartak Ngjela, apo Fatos Lubonja. Këta nuk iu bashkëngjitën bashkëvuajtësve të vet. Ishin pikërisht këta që duhej t’ia kishin vënë flakën vetes me kohë, pse janë të përdorur e të stërpërdorur nga paria sunduese..."
Rama i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/10/qe-te-ndalet-e-keqj...
Foto: Pamje tronditese nga News 24: Lirak Bejko, grevisti që i vuri sot flakën vetes
Comments
Po bie ere e keqe, ere mish i

Po bie ere e keqe, ere mish i djegur njeriu! Keta do ta rrezojne kete pushtet kalbesirash, dhe jo libertinët qullacë tw twitter e facebook. Per here te pare po vertetohet teza e Rames: Zemerimi qytetar po i tejkalon te gjitha partite. Por jo vetem kaq; zemerimi qytetar ka per ti fshire te gjithe keto krijesa te përçudnuara që veç parti s'jane!

Cilët qytetarë? Mijra

Cilët qytetarë?

Mijra 80-lekëshët e Sigurimit, kalecët, sekretarët, komisarët, teseristët, frontistët, pensionistët, asksionistët, terroristët, montatorët pararojë, kooperativistët vetmohues, mjelëset e dalluara apo nënat heroina?

Ku janë këto qyetete e këta qytetarë? Kujton se do t'i nxjerrësh nga varret po u thirre? Apo miklon ata të paktë të kthehen të përmbysin sërish vazhdimin e rendit që pandehën se e mbyllën këtu e 20 vjet më parë?

Nuk janë më ata qytetarë, miku im. Koha e tyre sosi këtu e 70 vjet më parë.

Qytetarët duhen ndërtuar nga fillimi, bashkë me qytetin.

mos, ti duhet te jesh i

mos, ti duhet te jesh i fundit qe ka mbetur gjalle.

Je në vendin e duhur dhe në

Je në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të qenë ky që je.

Nuk ka rastësi, është punuar fort për këtë ditë të lumtur që jeton sot.

O Respublica! Po kini pak

O Respublica! Po kini pak guxim mor burra ! Lexojeni me vemendje Shinasi Ramen. Greva eshte politike. Eshte politike ! Po pse kemi frike ta deklarojme. Pse per nje cope buke thate protestojne shqiptaret? Jo or jo ! Protestojne kunder regjimit diktatorial te familjes ! Perse nuk flisni ju gazetaret ?! Ku jane sociologet e (DELETED) dhe te perlyer, nga pushteti ? Ekonomia nuk ndahet dot nga politika . E ka thene Adams, e ka thene Marx, e ka thene Truman, e thote Obama...

Kur je 19 dite pa henger e

Kur je 19 dite pa henger e pire ( nese eshte e vertete qe nuk hane fshehurazi ) truti fillon te mos funksionoje siç duhet.

Nuk ju ve shume faj, po atyre qe i futen aty mu perpara marrjes se statusit!

Shinasi Rama ka arrogancen e

Shinasi Rama ka arrogancen e emigrantit, qe e jeton shqiperine virtualisht: ai jeton larg dhe realitetin shqiptar e filtron nga nje media e manipuluar apo thashetheme. E megjithate guxon te jape verdikte e t'u thote njerezve se cfare (e kush) duhet te bejne.

Add new comment