"4-2-6"-a (plus zgjedhjet 2013) e Komisionit Europian për Shqipërinë

Stefan Fule në emër të Komisionit Europian rekomandoi sot në Bruksel t’i ofrohet Shqipërisë statusi i vendit kandidat. Komisioneri për Zgjerimin mendon që në Shqipëri ka angazhim kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: "Në raportin e tij, Komisioni do të marrë gjithashtu parasysh angazhimin e shfaqur nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë hetimet proaktive dhe ndëshkimet e këtyre rasteve" - tha Fule sipas televizionit TCH.
Ishin 12 prioritete të BE për Shqipërinë. Sipas vlerësimit përfundimtar dhe zyrtar të Komisionit Europian - Shqipëria ka plotësuar katër:
1-miratimin e ligjeve me 3/5,
2-zgjedhjen e Avokatit të Popullit,
3-dëgjimin dhe votimin në parlament për institucione kyçe
4-ndryshimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet
Në raport-progres vlerësohet se vendi është "në rrugën e plotësimit" të 2 prioriteteve të tjera:
1-administratën publike
2-përmirësimin e trajtimit të të paraburgosurve.
Për 6 prioritetet e mbetura u tha se "janë bërë disa hapa, ndërsa plotësimi i tyre, përfshirë zgjedhjet e vitit 2013, janë kushti tashmë për çeljen e negociatave për anëtarësim". - A.N.
FOTO: Fule në Tiranë gjatë një konference shtypi në 3 maj 2012 (LSA)
Comments
Kjo do te thote: ku ishe? Hic
Kjo do te thote: ku ishe? Hic gjekundi. Po me kusht ishim deri tani, apo jo? Tani, jemi me kusht, por jo me 12 pika, por me 8 pika ? Nje vere ne uje...
Add new comment