Letra e Ajnshtajnit sfidon idenë e Zotit

Një letër, në të cilën Albert Ajnshtajni e quante idenë e ekzistencës së Zotit si produkt të dobësisë njerëzore, është nxjerrë në ankand me një çmim fillestar prej 3 milion dollarësh. Dokumenti i shkruar me dorë, i njohur si “Letra e Zotit”, ishte pjesë e një korrespondence mes Ajnshtajnit dhe fizikanit Eric Gut-kind.
Letra mban datën 3 janar 1954, një vit para vdekjes së Ajnshtajnit, dhe u dërgua si përgjigje për librin e Gut-kindit me titull “Zgjidhni jetën – Thirrja biblike për revoltë”.
Letra është e shkruar në gjermanisht dhe mban logon e Universitetit Princeton. Ajo u ble nga një koleksionist anonim në vitin 2008 dhe u nxorr për shitje në faqen e ankandeve e-bay. (VOA)
Comments
Ajnshtajni ishte çifut, i

Ajnshtajni ishte çifut, i shkon per shtat te jete ateist dhe ta promovoje ateizmin.

O shoku injorant, cifutet

O shoku injorant, cifutet jane hebrenj, kshu qe nuk i intereson fare promovimi i ateizmit. Ajnshtaijni nga ana tjeter ishte njeri goxha inteligjent, dhe si c'do person tjeter me me shume se 2 neurone ne tru, nuk besonte ne perralla kalamojsh.

mjaft çifute jane intolerante

mjaft çifute jane intolerante dhe shume fanatike per fene e tyre,zakonet dhe ushqimet karakteristik te tyre,por edhe ketu nuk behen pergjithesime.Anshtajni ka lene nje shprehje famoze("te shpresojme qe Zoti nuk luan me zare")por kishte nje ide te qarte mbi forcat fizike qe veprojne ne univers.Ne univers veprojne disa ligje qe ne qofte se i quajme Zot,te pakten ky eshte Zoti universal.Perveç shkencetar i madh ai ka bere perpjekje te verteta humaniste,qofte ne inisiativen kunder perdorimit te atomikes dhe perdorimit veç per qellime paqesore,po ashtu ne mjaft letra qe permblidhen ne librin e tij"Bota siç e shoh une",ku shfqaet si mendimtar dhe njeri i lidhur fort me problemet e njerezimit.

Shprehja :...te shpresojme se

Shprehja :...te shpresojme se Zoti nuk luan me zar.....--- duhet kthyer :...te shpresojme se Zoti nuk vjedh votat.----------.loooooool

Nejse kur thote edhe Ajnshatjni qe Zoti nuk ekziston tani besoj se nuk ka me vend per Zotin ne jeten e njerezve

Kush ka then qe cifutet jan

Kush ka then qe cifutet jan ateiste? e ke gabim shoku parafoles. Jane besimtar dhe fanatik madje.

Fakti qe sjan as myslyman e as krishtere nuk do te thote qe jane te pafe. Perkundrazi kto fete e tjera kane dale nga feja e tyre.

Dhe nuk mund ta zvogelojme rendesine e kesaj letre me fjalet "He mo se nje palo cifut ka qene". Cifut grek serb, amerikan,

arab apo italian? ca diference ka. Fakti eshte qe ka qen nje nga mendjet me te ndritura te njerezimit, dhe idete e tij duhen marre pak

me shume ne konsiderate nga ne njerezit e zakonshem.

Anonim, Einstein-i ishte

Anonim,

Einstein-i ishte shkencetar, kjo eshte arsyeja e pikepamjes se tij mbi zotin. Kjo nuk do te thote qe nuk ka shkencetare besimtare, perkundrazi, por shkencetari bazohet tek arsyetimi, studimi/hulumtimi, eksperimentimi dhe ka besim se zhvillimi i njerezimit, shkences, teknikes behet vetem ne baze te punes e kontributit te shkences dhe jo ne pranimin pasiv se gjithcka eshte veper e zotit.

Pikerisht kete leter
Pikerisht kete leter kalemxhinjte sahanlepires na e paraqitnin si "leter e zotit" e cila tregon se Ajnshtajni benson ne zot. Gjithe kohe mbeta I habitur nga ky "besim" injorant dhe njekohesisht fetar i mendjes me te mprehte dhe depertonjese te njohur deri sot. Vertet nuk ka gje absolute pervec asaj qe cdo gje eshte relative. Mjafton kjo sentence e tij per te permbysur gjithe historine e korruptuar dhe te pergjakshme te krishterimit, myslimanizmit, budizmit, brahmanizmit, shintoizmit, zoroastrizmit dhe qindra rrymave te tjera qe asgje nuk bene, vec shpaten, kryqin, pushket, topat, raketat bekuan dhe me ane te fjaleve te sheqerosur I futen njeriut ne tru gjelperat e helmatisura per nje zot qe nuk ka egzistua kurre. Shkenca, kjo armike e pakorruptueshme e klerit te felliqur edhe me gjak femijesh.
Fete jane si ideologjite qe

Fete jane si ideologjite qe shfrytezohen nga politikanet per synimet e tyre,.Por ne rastin e fese ato shfrytezohen nga kleriket dhe te fuqishmit e kesaj bote. Lufterat fetare kane shkaktuar me shume vuajtje dhe viktima se te gjitha lufterat e tjera te shkaktuara ne bote. Disa ne emer te kryqit, disa ne emer te Kuranit etj. etj. kane masakruar kontinente dhe popullsi te tera. Si Bibla, si Tora, si Kurani jane libra te shkuara nga njerezit. Ne to ka shume dituri, mençuri dhe eksperience, por asgje hyjnore. Megjithate Anshtajni nuk e ka mohuar kurre kategorikisht mosekzistencen e Zotit. Si shkencetar i rralle qe ka qene, ai eshte habitur nga rregullsite dhe ligjet qe veprojne ne univers dhe prandaj eshte shprehur se:"Zoti nuk los me zare". Njekohesisht ne nje leter qe ai i ka drejtuar nje rabini ne Amerike, i cili tejet i shqetesuar e kishte pyetur shkencetarin e madh nese beson apo jo ne Zot, Anshtajni i ishte pergjigjur duke thene se nuk beson Zotin e librave te shenjte, por ne ate te Spinozes. Duke u shprehur rreth pamundesise se Njeriut te kuptoje origjinen e Universit dhe Jetes, Anshtajni u shpreh se "E ka te veshtire te imagjinoje sahatin qe leviz ne menyre te perpikte, (nenkupto Universin) pa ekzistencen e nje sahatberesi.(!)

Add new comment