Presidenti shpall dallime mes grevistëve dhe "atyre që luftuan për parime të mëdha"; po ashtu mes Ndrecës dhe "personit që i vuri flakën"

Presidenti Bujar Nishani ka bërë një përpjekje të qartë për të futur "dallime" mes grevistëve të urisë dhe të përndjekurve të tjerë të komunizmit duke folur për "parime shumë të mëdha" që (sic mbetet të kuptohet) këta që janë futur në grevë urie për ca lekë nuk i përfaqësojnë. Të njëjtën linjë ndarëse ka synuar Presidenti i Republikës edhe brenda vetë grupit të vogël të grevistëve të urisë duke theksuar se (e ka fjalën për kolegun me cakmak të Ndrecës) "askush nuk mund të arrijë interesat e veta mbi kurrizin e tjetrit". Këto qëndrime kreu i shtetit, përfaqësues i unitetit të popullit, i mbajti sonte në një bisedë televizive me gazetarin Ilir Babaramo në televizionin News 24. Ja pjesë nga përgjigjet e tij marrë nga agjensia Balkanweb:
“Grevën e kam parë në dy aspekte: për grevën si institucion kam respekt; për sa i përket përmbajtjes kam perceptuar deklarata me përmbajtje të lartë politike. Ish- të përndjekurit politikë kanë qenë, janë dhe do të mbeten pjesë e kontributeve në demokraci, por (..) kontributi i të përndjekurve politikë gjatë regjimit komunist, ngritja që kanë bërë ndaj regjimit, kurajo për t’ju kundërvënë ka qenë i bazuar mbi parime shumë të mëdha, universale të njeriut. Jam i bindur që asnjëri prej tyre se ka bërë këtë për tu shpërblyer një ditë. Të identifikosh sot këtë kontribut kaq të madh të dhënë në ato vite, me kompensim është një ofendim që mund t’ju bëhet atyre njerëzve...".
Dhe pasi shtoi se "akuzat politike që kanë përfshirë grevën e kanë mbajtur larg të qenit një palë negociuese mes qeverisë e grevistëve", - Presidenti hodhi edhe ca piper nga i njëjti lloj i përgjigjes më lart, mes vetë grevistëve: “Uroj që zoti Ndreca të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet pranë familjes, siç kërkoj që të hetohet personi që i vuri flakën, të hetojnë me kujdes në këtë rast. Askush nuk mund të arrijë interesat e veta mbi kurrizin e tjetrit”. A.N.
Comments
Synojne percarjen mes te

Synojne percarjen mes te mjereve si perhere. E ka mesuar kryepercaresi Sali te nxjerre keto plehra nga goja.

cfare skuthash o zot.. dmth

cfare skuthash o zot.. dmth Ndreca i mire, ai qe i vuri flaken, i keq.. Te perndjekurit e tjere nuk duan para se qenkan fisnike, kurse keta ne greve qenkan kokpalar qe perdhosin idealet.. Perca e sundo si turku dikur. Ptu, neveri. Pse e quani President kete dallkauk??

Presipalla ishte ne kete

Presipalla ishte ne kete interviste ashtu sic ka deklaruar i (pa) varur dhe me (pa) idete e veta origjinale. Sikur ta degjogje ne radio kete intervisten dhe mos ta shikoje ne TV do te mendoje se ishte vete Sali Ram Berisha qe fliste. Pra kjo tregon qe Nishani eshte komplet per te tere po per te tere nga ana e Sales.

Kafshë jo President
Kafshë jo President
censuruar

censuruar

Miun e kanaleve e morren dhe

Miun e kanaleve e morren dhe e vune president. Me falni nqs po ofendoj ndonje mi.

Kush eshte ai personi

Kush eshte ai personi ,shume-shume i gezuar , mbrapa Bujarit ne krahun e djathte ?

Cili duhet te jete shkaku i gezimit , qe ka shperthyer ne ate forme idiote ne fytyren e tij ?

Agim, Leonard Demi eshte ai

Agim, Leonard Demi eshte ai tipi. Asgje per tu gezuar nuk ka, por eshte servil i papare.

Pse sipas ju te Respublices,

Pse sipas ju te Respublices, per ate qe i vuri flaken Gjergjit te shkrete para kamerave duhet thene qe eshte njeri i mire? Kjo eshte te besh dallime dhete futesh percarje? Pike e zeze!!!!!

Njësoj si më 21 janar, kur TV

Njësoj si më 21 janar, kur TV Klani shpiku një burrë me çadër dhe një djalë të ri që rrinte afër tij si atentator të Ziver Veizit, ashtu dhe dje i njëjti ekran, që reflekton prirjen denoncuese të armiqve njësoj si para komunizmit, akuzoi një ish- të burgosur se i ka vënë flakën Gjergj Ndrecës. Presidenti eshte nje kukull. Ju vrafte Perendia, kaq mundem te them dhe me del nga shpirti

President i thënçin

President i thënçin

Edhe Presidenti nga prisnim

Edhe Presidenti nga prisnim pak fijeza drite ne kete nxirrosje, na hedh me sptucatore hi syve per te pervuajturit e atij sistemi, edhe pse mundohet qe t'i fajesoje se asokohe nuk luftuan per keto pare sot, duke e ditur fare mire qe ky eshte borxhi qe shoqeria vendosi me votat e atij 'mustaqelliu' t'u shlyej si 'bashkevuajtes e bashkefajtor'. Trute e Kasaruhos me duken keto qe greva eshte politike dhe kerkesat ekonomike jane te dores...jashte dore. Nishanin e kemi president te gjithe shqiptareve pasi ka marre 71 vota ne parlament, keshtuqe perfaqeson unitetin e te gjitheve, te komunisteve, te punetoreve, te fshatareve, te te burgosurve, te te internuarve, te te deklasuarve, te te tereve...Ironi me mjerimin njerezor ne 'komunen e Parisit'...Presidenti ish pronar vet a nga e shoqja i ka mrre pronat, sipas deklarates se pasurise, ndersa ish te burgosurit , qe mbase jane te burgosur serish, nuk po e marrin dot kontributin falas qe kane dhene ne frontet e veshtira te 'socializmit' per t'u kultivuar njerezit e rinj qe drejtojne sot...Fukarane te gjithe e genjejne, e mashtrojne, e perdhosin dhe ne fund dhe nje kothere qe ja hedhin si qenit (mbase sot qente rrojne mire) ua pergojojne duke ua cilesuar ' se asnjeri prej tyre se ka bere per tu shperblyer sot' edhe pse ligjet i kane miratuar vete atehere kur u lipseshin per te terhequr qerren elektorale...Kush nga ish te perndjekurit qe i lepihen oborrit pushtetor apo shteteror ka mbetur pa e marre 'koromanen' e tij (?), jo vetem kestin e pare por edhe te fundit (?)...Te gjithe e kane marre !!! E kane marre duke bere presion ata qe nuk e kane marre, duke bertitur, duke demostruar, duke u revoltuar me ate fukarrallekun e tyre edhe ne fizik ( te dobet, pa dhembe, te rreshkur, te pervuajtur, te rrudhosur, te...) per te liftinguar ata qe i lepihen atij lart, per t'i ngrefosur, per t'i bere me syze te erreta, per t'i bere me badigarde, per t'i bere 'komunista'...Faqe e zeze per kombin tone respekti per ata njerez qe kontribuan me gjerat me te shenjta te tyre per rrezimin e atij sistemi...Faqe sterr dhe per ata qe na drejtojne...me 'voten tone'...

Respublica ! Jemi te

Respublica ! Jemi te hutuar krejt ! Eshte e ndaluar qe nje greve te behet edhe per motive politike? Perse i largohen te gjithe ketij termi ?" Ne greve behen deklarata politike", thote presidenti. Po mire, le te behen, cfare te keqe ka. I thuhet qeverise se " je nje qeveri komuniste ". Po kur eshte e tilla cfare t'i thuhet ? Nuk mund t'i thuhet se, je nje qeveri qe vdes per popullin dhe per te perndjekurit, kur ajo ben te kunderten, duke bere qe vdes populli dhe te perndjekurit.

Pra, na sqaroni dhe sqaroni edhe lexuesit: PO GREVA ESHTE EDHE POLITIKE. DHE ME SHUME GREVEN PO E POLITIZON QEVERIA...

Add new comment