Raportim “i thatë” drejt e nga “terreni”: Gjergj Ndreca është jashtë rrezikut për jetën

Lajmi i parë, i mirë, i rëndësishëm: Gjergj Ndreca është jashtë rrezikut për jetën. Këtë ma thanë infermieret që takova, të cilat ishin dashamirëse jo vetëm me të sëmurin, por edhe me gjithë ata që e vizitonin. Veçse kujdeseshin që vizitorët të mos kishin kamera, diktofonë, etj. Ndoshta nga meraku për t’mos shqetësuar Ndrecën; ose ndoshta nga frika e dikujt, që nuk do duronte dot foto e intervista me të. Por unë nuk shkova për të bërë foto. Nuk shkova fare si gazetar, ndonëse ndërgjegjen e ngasjen e gazetarit e mbaj gjithnjë me vete (ja, ky shënim i shkurtër këtë tregon). Shkova si qytetar, dhe si i njohur i tij. Më befasoi me gjestin ekstrem (këtejpari nuk para bëhen sakrifica të tilla në emër të asgjëje), por më befasoi edhe me faktin që, ndonëse lëngonte në shtrat, me trupin e fytyrën plot shenja djegjeje, nuk dukej i ligështuar. “Gjesti i vetflijimit nuk ishte i tepërt e i kotë”, dukej se thosh me fjalët që mezi nxirrte nga goja dhe me pamjen që në ato 5 minuta të bisedës së mundimshme që bëra me të më bëhej si gjëja më elokuente në këtë botë.
M. Nano
Comments
Mustafa, po ky arrestimi i
<p>Mustafa, po ky arrestimi i grevistit tjeter eshte i qellimshem nga Policia per ta nxjerre sikur ia kane vene flaken te tjeret apo Ndreca e vuri vete flaken.vetes......Si qendron?</p>
Add new comment