Sondazhet kanë filluar të flasin për një avantazh të Romney-t pas debatit në Kolorado

Postuar në 09 Tetor, 2012 04:04

Deri në momentin e debatit tw parw televiziv Obama-Romney, i pari udhëhiqte garën. Por debati ka rezultuar “fatlum” për të dytin, i cili, sipas mass-media-s, e fitoi atë. Dhe tani sondazhet e kryera thonë se Romney, tok me debatin, ka fituar dhe një vëmendje e mbështetje elektorale që s’e ka pasur. Gallup-i e nxirrte pesë pikë larg Obama-s një javë para debatit (50% me 45%), ndërsa tri ditë pas asaj që ndodhi në universitetin e Denverit (Kolorado) është po Gallup-i që flet për një garë të barabartë. Sipas kësaj agjencie sondazhesh, numri i votuesve të regjistruar në mbështetje të Romney-t është i barabartë me numrin e atyre që mbështesin Obama-n.

Ka ndonjë agjenci tjetër (Pew Research Center), që e nxjerr Romney-n disa pikë përpara Obama-s. 49% me 45% është rezultati sipaa kësaj agjencie, që ka sonduar me votuesve të mundshëm (likely voters).

Re.Pu.

Comments

Submitted by ilir (not verified) on

<p>jane agjenci te djathta po te shikosh NYT ose CNN apo Washington Post nxjerrin Obaman &nbsp;perpara....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.