Ramiz Alia në një libër: “Fishtën e trajtuam egër; Kadareja, shkrimtar i madh e njeri i vogël; Qosja zili për Kadarenë.”

Postuar në 06 Tetor, 2012 03:40

Në një libër të titulluar ‘Shqipëria Ime’ vjen dialogu mes Ramiz Alisë dhe intelektualit kosovar Januz Januzaj. Pjesë të librit  janë transkriptuar nga disa prej mediave të sotme. Mapo, sjell një pjesë bisede ku njeriu më i rëndësishëm i Shqipërisë pas vdekjes së Enverit, Alia, flet dhe për shkrimtarët. I pyetur për debatin e para disa kohëve Kadare-Qosja, duke vlerësuar Kadarenë e Qosjen si shkrimtarë e artistë, Alia thotë se “si njerëz, për mendimin tim, si njëri si tjetri, kanë mbrapshtina. Kadareja ëshët njeri që përpiqet ta paraqesë veten si patriot i shquar i vendit, por ai nuk është i tillë në thelb sepse dhe ai ka bërë shumë gabime në jetë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të bëjë. Se ai është më i prirur drejt interesave të veta sesa të figurës kombëtare. Në një farë mënyre edhe Rexhepi i shkon në këtë linjë. Rexhepi e mban veten shumë kombëtar dhe të gjitha shkrimet e tij këtë frymë kanë. Por, në thelb, ai më tepër e ka inatin me Kadarenë pse është artist, pse është i njohur.”

Të ardhura këto fjalë nga njeriu i cili pëshpëritet që na ka bërë “peshqesh” Sali Berishën, të vjen të përsërisësh fjalët e Biblës: “të ngrejë gurin të qëllojë vetëm ai që nuk ka asnjë mëkat mbi vete”.

Për Fishtën, Ramiz Alia thotë se fatkeqësia e tij është se “ky u bashkua me fashistët, u bë anëtar i Këshillit të Lartë Fashist të Italisë” por e njeh faktin që ndaj Fishtës regjimi (që ai nuk e pranoi kurrë se ishte regjim) u soll shumë egër. Arsye për këtë sipas Alisë ishte edhe presioni i jugosllavëve “sepse ai ishte kundër jugosllavëve, tepër i egër. Ne të ndikuar edhe nga ky fakt, e bëmë.”

Alia rrëfen se Arshi Pipën e ka ndihmuar (pa dijen e vet) që të arratisej. Duke e pasë pasur pedagog, Alia i ka pranuar kërkesën (si Ministër Arsimi i atyre viteve) që Pipa pas lirimit nga Internimi ia ka bërë vetë personalisht që ta emërojë mësues në Shkodër, prej nga Arshiu u arratis më 1957.

Libri “Shqipëria Ime” (botimet Toena) ka dalë tashmë në libraritë e Tiranës.

k. cukali

Comments

Submitted by Avni Rustemi (not verified) on

<p>Uaaahu!Edhe Ramiz Alia paska qene disident!Pa le,paska ndihmuar arratisjen e Arshi Pipes,paska vleresuar shtetin e Ahmet Zagollit,Fishten dhe nashi edhe del me miqesira e levdata per ballistet!, Ky Jonuzaj me intervisten e tij me Aline,botuar &quot;postmortum&quot; dhe ai pseudohistoriani,Qirie Paskalus Milos me kujtimet dhe historirat e desidentit Ramiz Alia,&quot;kundershtarit&quot; te vrasjeve,pushkatimeve,internimeve e persekutimeve te ballisteve e afmiljeve te tyre, po ashtu &quot;postmortum&quot;.Pritni kur te na e nxjerrin &quot;kundershtar&quot; te PPSH-se dhe Enver Hoxhes e bile edhe te Marksit dhe me &quot;biografi te keqe&quot; here nga Shkodra,e here nga Kosova. Cfare behet keshtu xhanem!Dhe shtypi i lire vu lajmet e historirat e Rame Alise!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.