Saga e Dick Marty-t vazhdon

Juri Laas, zëdhënësi i ekipit të John Clint Williamson, prokurorit amerikan të përzgjedhur nga Bashkimi Evropian për të hetuar akuzat e Dick Marty-t, i ka thënë Radio Dukagjinit se hetimet mund të marrin kohë.
Sipas tij, ky rast mund të zgjas përafërsisht edhe sa rastet e tjera që janë hetuar nga Tribunali i Hagës. Ndërkohë, statistikisht, mesatarja e hetimeve të Tribunalit ka marr 2 deri në 3 vjet kohë.
“Ajo që ne mund të themi dhe që e dimë është se do të merr kohë kompletimi i këtij rasti. Raporti i senatorit Dick Marty i referohet ngjarjeve që kanë ndodhur më shumë se 10 vjet më parë. Prandaj mbledhja e provave dhe përcaktimi i fakteve do të merr kohë. Nëse shihni hetimet e ngjashme që ka kryer Tribunali i Hagës, mund të krijoni një ide se sa mund të zgjasin përafërsisht hetimet edhe për këtë rast”, ka thënë Laas, i cituar nga Koha Ditore.
Zëdhënësi Laas thekson se këto ditë janë duke grumbulluar informacion nga institucionet por edhe nga individ të ndryshëm.
“Momentalisht jemi në fazën ku jemi duke siguruar informacione nga një numër burimesh institucionale, po i analizojmë këto informacione dhe po ashtu po ndjekim agjendën tonë të hetimeve. Ajo çka po bëjmë është që po flasim me njerëz që kanë informacione relevante lidhur me këtë rast”, ka shtuar Laas.
ne.su.
Add new comment