Arkiv-Lajme
Greva e urisë tërheq vëmendjen e analistëve
“Kryeministri foli gjatë dje, por veç për ngjarjen ditës, dmth për grevën e ish të përndjekurve, nuk foli”, thosh në shkrimin e tij të publikuar në numrin e sotëm të Shqipit, Skënder Minxhozi. “Grevat e urisë janë banalizuar, por kjo grevë nuk është si të tjerat”, vijon ai më poshtë. Pse?
Salman Rushdie: Prej Vargjeve Satanike janë fyer ata që s’e kanë lexuar librin; dhe fanatikët
“Një biografi e Joseph Antonit” është titulli i librit më të fundit të Salman Rushdie-së. Kjo biografi është autobiografi, që do të thotë se Joseph Anton është Salman Rushdie d.v. (ka bërë tok emrat e dy shkrimtarëve që atij i pëlqejnë, Çehovit dhe Konradit). Për këtë libër flet edhe për Top-channel-in, në një intervistë interesante të bërë nga Rudina Xhunga. Një nga pyetjet më inteligjente të Xhungës është ajo që ka lidhje me fatwa-n e shpallur më 14 shkurt të vitit 1989: A nuk ju duket sikur kjo fatwa s’ka lidhje me ju, por me Joseph Antonin?
Loja e Kastriot Islamit me numrat
Që kur filluan të qarkullojnë zërat se LSI-ja mund të bëjë koalicion me PS-në për zgjedhjet e ardhshme, Kastriot Isalmi (në foto, majtas) ka mbrojtur në media proqeveritare tezën se PS-ja e ndarë nga LSI-ja humbet dhe e bashkuar me LSI-në, prapë humbet. Dhe shkak për këtë të fundit, sipas Islamit, është mungesa e sinergjisë së bashkimit. (Këtë tezë të Islamit përdori edhe Jozefina Topalli në intervistën e dhënë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.).
Thaçi e Nikoliçi shihen me sy, por nuk ia japin duart sho-shoqit. WSJ-ja “skandalizohet” me këtë fakt. Ndërsa Thaçi argëtohet
Në gazetën Wall Street Journal përdoren tone gati argëtuese, teksa flitet për Hashim Thaçin dhe Presidentin serb Tomisllav Nikoliç. Të dy udhëheqësit ballkanikë kanë qenë në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por nuk ia kanë dhënë dorën sho-shoqit. Kanë pasur rast ta bëjnë këtë, por nuk e kanë bërë. Është Nikoliçi që i është shmangur Thaçit.
Historiani Eric Hobsbawm i thotë ‘lamtumirë’ kësaj bote; u nda nga jeta sot në mëngjes; ish 95 vjeç
Sot në mëngjes, në Royal Free Hospital të Londrës, në moshën 95 vjeçare, është ndarë nga jeta një nga dijetarët më të mëdhenj të kohës sonë, britaniku Eric Hobsbawm. Ishte marksist nga fillimi deri në fund të jetës (“marksist i papenduar”, e ka quajtur në vitin 2003 gazeta New York Times); njihej më së shumti si historian, por të gjithë e kanë njohur edhe si intelektual publik që e ka thënë të vetën lidhur me zhvillime korrente.
Cili është ky gazetar i Tiranës ‘agjent serb’ për të cilin flet Bamir Topi?
Të shtunën e shkuar, revista JAVA publikoi identikitet e tre agjentëve të fuqive të huaja, dy nga të cilët kishin qenë anëtarë të komisionit për ndarjen e detit me Greqinë. Gazetari Lorenc Vangjeli këtë të shtunë ka botuar një artikull tjetër që rrotullohet rreth temës së spiunëve dhe jep një citim të ish-presidentit Bamir Topi: “Spiunët janë në Kuvend”.
Atë që nuk bën shtypi i Tiranës e bën shtypi i Prishtinës: Emrat e 10 njerëzve më të pasur në Shqipëri sipas 'Bota Sot'
Gazeta e Prishtinës "Bota Sot" ka publikuar një listë të 10 personave më të pasur në Shqipëri që gjithsesi mund të vihet në diskutim. Shkruan "Bota Sot" ndër të tjera: "Kemi zgjedhur që të bëjmë një listë duke u bazuar në bizneset të cilat menaxhojnë, të cilat mund të shikohen lehtësisht nga kushdo në QKR dhe në të dhëna të tjera konfidenciale që kemi mësuar". Për të përditshmen kosovare këtë listë e kryeson Zamir Mane (në foto), një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Shqipëri, me një numër të shumtë biznesesh në administrim.
Shpirti studentor nuk ka vdekur… (në Prishtinë ama)!
Sipas portalit Koha Ditore, sot në Prishtinë studentët janë përleshur me policinë. Nga përleshjet rezultojnë disa studentë të lënduar dhe disa të tjerë të ndaluar në polici. Ishin përfaqësuesit e Parlamentit studentor të UP-së, të cilët me dhunë u futën në oborrin e rektoratit, raporton KTV. Qëllimi i tyre ishte që të kundërshtojnë, siç kanë thënë ata, emërimet politike që janë bërë në këtë institucion. Por policia ndërhyri menjëherë dhe i nxori të gjithë nga oborri i këtij institucioni. Gjatë ndërhyrjes policia ka përdorur sprej.
Thirrje publike drejtuar qeverisë shqiptare në lidhje me grevën e urisë së të burgosurve politikë
Një grup gazetarësh/publicistësh/veprimtarësh i kanë bërë një thirrje publike qeverisë shqiptare për të adresuar nevojat immediate dhe afat-gjata të të ngujuarve në grevën e urisë të të burgosurve politikë që po zhvillohet prej 10 ditësh në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë.
Po punojmë të sjellim Merkelin në Tiranë – thotë ambasadori i Shqipërisë në Berlin
Ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Valter Ibrahimi ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle-n duke qenë se nesër (2 tetor) mbushen 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri - Gjermani. Në një nga pyetjet – (ky përvjetor përkon me 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. A do të ketë rastin ndonjë nga personalitetet më të larta gjermane ta vizitojë Shqipërinë me këtë rast?) – ai përgjigjet: