Thirrje publike drejtuar qeverisë shqiptare në lidhje me grevën e urisë së të burgosurve politikë

Postuar në 01 Tetor, 2012 11:10

 

Një grup gazetarësh/publicistësh/veprimtarësh i kanë bërë një thirrje publike qeverisë shqiptare për të adresuar nevojat immediate dhe afat-gjata të të ngujuarve në grevën e urisë të të burgosurve politikë që po zhvillohet prej 10 ditësh në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë.

“Sot mbushen plot 21 vjet që shteti shqiptar ka pranuar se i ka burgosur pa të drejtë të dënuarit politikë, me aktin e Kuvendit të Shqipërisë që e njohu këtë fakt me votë unanime. Çdo shtet ku sundon shteti i së drejtës i dëmshpërblen shtetasit që i ka burgosur pa të drejtë. Ka ardhur koha, për të mos thënë që ka kaluar, që edhe shteti shqiptar të sillet si një shtet i së drejtës. Do të ishte një krim i madh për shtetin tonë në prag të 100-vjetorit të pavarsisë së vendit, që të dënuarit politikë të vdesin në grevë urie, sepse nuk dëmshpërblehen për burgimin e tyre të padrejtë”, theksojnë nënshkruesit e kësaj thirrje publike.

Teksti i plotë i thirrjes vijon më poshtë.

Re.Pu.

*********************************

Thirrje publike drejtuar qeverisë shqiptare

Të shqetësuar nga gjendja shëndetësore e të burgosurve politikë të ngujuar në grevën e urisë, të cilët një nga një po përfundojnë në spital;

Të indinjuar nga injorimi i plotë që i kanë bërë autoritetet shtetërore kësaj greve urie;

Të zhgënjyer nga mënyra sesi janë trajtuar të burgosurit politikë nga të gjitha qeveritë e derisotme të Shqipërisë;

 

1-     U bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore që urgjentisht t’u ofrojnë grevistëve shërbim shëndetësor 24-orësh

2-     I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që urgjentisht të dërgojë përfaqësuesit e saj për të dëgjuar drejtpërdrejt nga të ngujuarit grevistë kërkesat e tyre.

3-     I bëjmë thirrje Ministrisë së Financave që të zbatojë detyrimin ligjor për dhënien e dëmshpërblimit të burgosurve politikë, në kushtet kur pritet të futen në thesarin e shtetit të ardhura të paparashikuara nga privatizimet

Sot mbushen plot 21 vjet që shteti shqiptar ka pranuar se i ka burgosur pa të drejtë të dënuarit politikë, me aktin e Kuvendit të Shqipërisë që e njohu këtë fakt me votë unanime. Çdo shtet ku sundon shteti i së drejtës i dëmshpërblen shtetasit që i ka burgosur pa të drejtë. Ka ardhur koha, për të mos thënë që ka kaluar, që edhe shteti shqiptar të sillet si një shtet i së drejtës. Do të ishte një krim i madh për shtetin tonë në prag të 100-vjetorit të pavarsisë së vendit, që të dënuarit politikë të vdesin në grevë urie, sepse nuk dëmshpërblehen për burgimin e tyre të padrejtë.

 

Fatos Lubonja, publicist

Maks Velo, publicist

Alfred Peza, gazetar

Skënder Minxhozi, gazetar

Aleksandër Çipa, gazetar

Beti Njuma, gazetare

Mimoza Dervishi, gazetare

Etleva Bisha, gazetare

Andrea Stefani, opinionist

Auron Tare, publicist

Ilir Hashorva, publicist

Delina Fico, veprimtare për të drejtat e njeriut.

Blerta Kraja, veprimtare për të drejtat e njeriut.

Diana Ndrenika, vepriumtare shoqërore

Eduard Zaloshnja, opinionist

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Ja edhe ambasadori hipokrit eshte ulur gju me gju me grevistet.</p><p>A thua ai i kupton hallet e tyre? A po mos valle ka mbetur tek burrat e shtetit e yjet ne ngjitje.</p>

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Ky eshte nje skandal qe pikerisht ato qe vuajten jane perseri protogoniste te sakrifices per te na treguar ne si dimension se cfrare pushtash e sindikatash mafioze kemi ne fuqi. Per te na &nbsp;treguar te gjithve te shikohemi para pasqyres se cfar populli skllav ne jemi. Ne jemi masa idiote dhe mjafton te shikosh komentet te gazeta Tema per te burgosurit, si shkruajne dhe si reagojne, qe udhehiqen nga trashgimnia e injektimit komunist dhe vene shenjen e barazise se dhe ne kemi vuajtur. Njerezit mund te mbyllin syte ashtu sic i kane mbyllur gjithmone dhe, sindikatat e mafjes politike e kane shume te lehte te na sundojne. Puna ka shkuar aq cmendurisht mbrapsht sa ka ngelur dhe Gramoz Ruci pa shkuar dhe te tregoje solidaritetin me grevistet. Hipokrizi, ironi e surrealizem i pa papare. Te gjithe flene ne mynyre te paqme sikur nuk ka ndodhur asgje. Situata eshte e rrezikshme ku grevistet, viktimat, shkojne ne spital dhe qeveria i mbyll syte dhe ben gjume per shtate pale qejfe. I ka marre doren ketyre puneve. Jane mafioze dhe ky qendrim eshte qendrim terrorist. I bej thirrje te gjithe asaj pjese emancipuese, elitave dhe mediave ti japin mbeshtetjen e plote dhe te behen solidare me ish te burgosurit. Ta kthejne greven e te burgosurve ne nje apel moral te ndjenjave njerzore dhe te ndergjegjsohen njerzit e te futen ne greve ditore si shenje e solidaritetit te grevistave. Vetem atehere greva do te prodhoje frike te mafia politike. Presioni i solidaritetit politik me shume do te emancipoje veten tone po dhe do te shkunde nga themelet kete kaste politike te pa shpirt. Izolimi dhe lenja vetem e grevisteve eshte e dhimbshme dhe ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.