Historiani Eric Hobsbawm i thotë ‘lamtumirë’ kësaj bote; u nda nga jeta sot në mëngjes; ish 95 vjeç

Sot në mëngjes, në Royal Free Hospital të Londrës, në moshën 95 vjeçare, është ndarë nga jeta një nga dijetarët më të mëdhenj të kohës sonë, britaniku Eric Hobsbawm. Ishte marksist nga fillimi deri në fund të jetës (“marksist i papenduar”, e ka quajtur në vitin 2003 gazeta New York Times); njihej më së shumti si historian, por të gjithë e kanë njohur edhe si intelektual publik që e ka thënë të vetën lidhur me zhvillime korrente. Si historian, i njihen e i vlerësohen katër veprat që përfshijnë shekujt XIX e XX, ose shprehur në terma më të saktë kohorë, që përfshijnë kohën nga revolucioni francez e deri në rënien e Murit të Berlinit. Katër volumet janë 1. “Epoka e revolucioneve: Europa 1789–1848” (ku ka folur për “revolucionin dual”, dmth atë politik të Francës dhe atë industrial të Britanisë së Madhe); 2. Epoka e kapitalit: 1848–1875; Epoka e perandorisë: 1875–1914; dhe 4. Epoka e ektremeve. Kjo e fundit lidhet me shekullin e XX.
I njihet, dhe i çmohet, autorësia për termin “Shekulli i Stërzgjatur” (e ka fjalën për shekullin XIX, që për të fillon me revolucionin francez dhe mbaron me Luftën e Parë Botërore), dhe për termin “Shekulli i Shkurtër” (e ka fjalën për shekullin e XX, që për të fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me rënien e perandorisë sovjetike).
E.G.
Comments
Hobsbawm vertet ishte
<p>Hobsbawm vertet ishte marksist, por ne kuptimin filozofik dhe pastertisht ideologjik te fjales. Nuk ishte komunist ne ate kuptim qe i japim ne kesaj fjale. Me fjale te tjera, ai ka qene gjithe jeten shume kritik ndaj praktikave se socializmit real ne vendet ish-komuniste. Dy nga libra te tij me te vlefshem per studiuesit dhe historianet shqiptare jane "the invention of tradition" dhe "Nations and Nationalism since 1780".</p>
Add new comment