Loja e Kastriot Islamit me numrat

Postuar në 01 Tetor, 2012 23:47

Që kur filluan të qarkullojnë zërat se LSI-ja mund të bëjë koalicion me PS-në për zgjedhjet e ardhshme, Kastriot Isalmi (në foto, majtas) ka mbrojtur në media proqeveritare tezën se PS-ja e ndarë nga LSI-ja humbet dhe e bashkuar me LSI-në, prapë humbet. Dhe shkak për këtë të fundit, sipas Islamit, është mungesa e sinergjisë së bashkimit. (Këtë tezë të Islamit përdori edhe Jozefina Topalli në intervistën e dhënë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.). Islami i është kthyer edhe një herë kësaj teze në gazetën Panorama dhe e mbështet në faktin se në vitin 2007, kur PS-ja dhe LSI-ja ishin në koalicion, morën në total më pak vota se koalicioni i djathtë, përkundër rastit të vitit 2009, kur ishin të ndara. (http://www.panorama.com.al/2012/10/01/islami-bashkimi-ps-lsi... ). Ky fakt është i vërtetë, por ndoshta jo për arsyen e mungesës së sinergjisë, siç e interpreton Islami. Disa fakte të tjera mund të na vijnë në ndihmë për ta ndriçuar më mirë këtë fakt.

Nga një hulumtim i të dhënave zyrtare të KQZ-së, rezulton se në zgjedhjet lokale të 2007-ës, pjesëmarrja ishte e ulët në qytetet e mëdha, si për koalicionin e majtë edhe të djathtë. Për shembull, në Tiranë pjesmarrja në votim e të gjithë zgjedhësve të regjistruar ishte vetëm 39%, në Durrës vetëm 34%, në Korçë vetëm 40%, etj. Ndërsa në zonat rurale, pjesmarrja ishte e lartë dhe e djathta pati avantazh të dukshëm (ndoshta i mbushi kutitë si në Dajç e Ruzhdie, me votat e emigrantëve që nuk ishin fare në Shqipëri…).

Në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, kur pjesmarrja ishte e lartë në qytetet kryesore (për shembull, në Tiranë pjesmarrja në votim e të gjithë zgjedhësve të regjistruar ishte 50%), dy koalicionet e majta, i PS-së dhe i LSI-së, morën në total 773 mijë vota, ose 33 mijë vota më shumë se sa totali i dy koalicioneve të djathta (i PD-së dhe i LZHK-së).
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Po mire pra, te bashkohet Edi me Ilirin prap pasi njerezit dolen ne rruge ne 21 janar per videon e ketij te fundit dhe te shofim nqs njerezit jane mumje qe votojne gjithmone njesoj.&nbsp;</p><p>Se nuk e di cfare peshtyrje me te madhe mund tu besh njerezve pervecse ketij koalicioni hipotetik.&nbsp;</p>

Submitted by Fiku detit (not verified) on

<p>Ne zgjedhjet e pergjithshme mot, cili koalicion do ta perfshije Islamin ne listat zgjedhore?!...Po te marre vesh kete jam ne gjendje ta analizoj edhe &#39;profecine&#39; e Islamit...Ej, me ca shoke beme nje eksperiment i ha apo jo dhe qeni leket...E dini si ishin rezultatet pas 10 provash ?! Tre ne nje i pelqenin eurot sesa leket shqiptare. Provojeni...dhe shijojeni!...Kjo e eksperimentit m&#39;u kujtua nga nje histori &#39;sherbetori&#39; qe donte &#39;kariere&#39; ne oborin e mbretit Lir...S&#39;e keni lexuar ?! Merreni mundimin...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.