Atë që nuk bën shtypi i Tiranës e bën shtypi i Prishtinës: Emrat e 10 njerëzve më të pasur në Shqipëri sipas 'Bota Sot'

Postuar në 01 Tetor, 2012 12:30

Gazeta e Prishtinës "Bota Sot" ka publikuar një listë të 10 personave më të pasur në Shqipëri që gjithsesi mund të vihet në diskutim. Shkruan "Bota Sot" ndër të tjera: "Kemi zgjedhur që të bëjmë një listë duke u bazuar në bizneset të cilat menaxhojnë, të cilat mund të shikohen lehtësisht nga kushdo në QKR dhe në të dhëna të tjera konfidenciale që kemi mësuar". Për të përditshmen kosovare këtë listë e kryeson Zamir Mane (në foto), një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Shqipëri, me një numër të shumtë biznesesh në administrim.

"Më poshtë paraqitet lista me 10 emra dhe përkrah emri është një sqarim i vogël në lidhje me aktivitetin që ushtron individi, - shkruan Bota Sot dhe rendit:

1. Zamir Mane ( QTU, TEG, NEPTUN, telefoni celulare PLUS, ndërtime etj,.)

2. Bashkim Ulaj (Pronari i 22-katëshit tek TVSH, firma ndërtimi, fibra optike etj,.)

3. Ramë Geci ( Pronari i 15-katësisht, firma ndërtimi Geci, et,.)

4. Artan Dulaku ( Qendra Tregtare Kristal, ETC, ndërtime, koncesionari Ford, Ranger Rover, rrjeti supermarkatës Conad, Tring Digital, Vizion + etj,.)

5. Vasil Naçi ( Pepsi, Birra Amstel, distrubiocion pije, detergjent, cigare etj,.)

6. Vllezërit Armando dhe Arben Duka ( Vezë, kantinë vere dhe vreshta, elektroshtëpiake, telefoni celulare “Plus” etj,.)

7. Edmond Leka ( Western Union, Union Bank etj,.)

8. Vjollca Hoxha ( Top Channel, Lori Cafe, Digitalb etj,.)

9. Vilma Nushi ( Ekskluziviteti i Marlboros dhe cigare të tjera, si edhe Pronter & Gamble)

10. Muhamed Muça ( Shkollat Kristal, nga kopshtet tek universitetet etj.).

Tri ditë më parë, në një raport të "World Ultra Wealth Report 2012-2013" thuhej se në Shqipëri janë 55 persona që posedojnë 7 miliardë USD pasuri, gjysma e PBB-së së vendit, por pa bërë të ditur emra. - A.N.

Më shumë:
http://www.botasot.info/shqiperia/189194/ja-kush-jane-10-nje...

Comments

Submitted by elvis bajrami (not verified) on

Sa foton e mire e pasknit perzgjedh, me siguri edhe ju e dini qe po du me thon qe njeri ma i pasur osht Doktori.

Submitted by kosovare (not verified) on

Ja dhe une exkluziv per Bota Sot: 20 Kosovaret me te Pasur jasht Kosove Multi milionere, Behgjet Pacolli - Zvicerr Htem Ramadani - Sloveni Burim Osmani -Gjermani Hari Bajraktari -USA Xhim Xhema - USA Pale kolaj -USA Florin Krasniqi - USA Ramiz Tafilaj - USA Dubai Mustafa Bajrami - Dubaj Hajdine Sejdia - Abu Dhabi - Dubai Ilmi viqa Gjermani Vellezrit Kastrati - Gjermani Gjergj Berisha - Gjermani Fehmi Fetahi - Zvicerr Isni Jemini - Zvicerr Simone Kuzhnini - Kroaci Pashk Kaqinari- Kroaci Lulzim Krasniqi-Kroaci Naser Kelmendi - Bosne- Sarajeve Muhamet Ali Gashi- Bosne Sarajeve Fahrettin Gulener, Turqi Muharrem Gilan-Gjilan, Turqi

Submitted by Altin (not verified) on

Ai me nurmin 10 quhet Ahmet Muça e jo Muhamed.

Submitted by qytetari i vertet (not verified) on

Nese deklarimet dhe burimet nga jane marre keto shifra jane te verteta atehere te bejme nje analize te vogel interesante:
Supozojme se shuma prej 7 miliard $ eshte e ndare ne menyre te barabarte tek 55 multimilioneret dhe te gjithe keto i kane keto para nga biznesi.
7.000.000.000/55=127.272.727$
Per 20 vjet kohe biznes kemi 127.272.727$/20=6.363.636$ne vit.Po marrim nje mesatare tatimi fitimi 20%ne vit kemi 6.363.636%*0,20=1.272.727$ ne vit.Per nje muaj kemi 1.272.727$ /12muaj=106.060$ ne muaj.A ka ndonje biznes ne Shqiperi qe te kete paguar kete tatim mujor ???Ky eshte evazioni fiskal galopant ne Shqiperi dhe vetem per 55 biznese, po te tjeret???Kjo para qe nuk eshte paguar ne buxhetin e shtetit ka krijuar edhe 55 multimilioneret e tjere te cilat nuk jane deklaruar ne WEALTH X.

Submitted by Durresi (not verified) on

jam dakort per llogjiken deri diku, po mos harro nuk mund t/i bejme pjestimet kaq thjesht pa marre parasysh faktorin interes, se parate nuk kane te njejten vlere.

efekti "vlera ne kohe e parase"

Submitted by zeni (not verified) on

Njoftimi i Wealth X qenka nje zbulim i madh se ne e dinim qe kemi te pasur,por qe te kemi te pasur te tille qe te kene nje pasuri te tille perrallore prej mese 30 milione dollaresh per nje periudhe kaq te shkurter prej 20 vjetesh nuk e dinim.Me mund dhe me djerse nje pasuri e tille kerkon shekuj per t’u vene.Por mire e thote njeri nga komentatoret se ato pasuri jane vene nga grabitja e pasurive te shtetit socialist.Ato jane mundi dhe djersa e nje populli te varfer qe ka punuar me vetmohim per nje page qesharake qe mezi mjaftonte per te mbajtur frymen.Ato jane vene me pazarlleqe dhe vjedhje nga ana e politikaneve,qe mashtrojne me te gjitha menyrat popullin.Ato jane vjedhjet e tenderave dhe e shitjes se sapunit per djathe .Vetem Luli i vogel i Berishes ka vjedhur nga e ashtuquajtura rruge e kombit mbi 25o milione Euro,Po sa tendera te tille jane vjedhur nga pushtetaret e paskrupullt.Vendi yne ka pasur nje arsenal te madh armatimesh nga me te ndryshmet.Sa arme kane mbetur nga ky arsenal.Ne socializem u ndertuan gjithe ato hidrocentrale qe furnizonin me drite popullsine 24 ore ne dite dhe Shqiperia eksportonte energji elektrike edhe ne vendet fqinj.Por per nje here doli se ajo nuk kishte me energji dhe banoret rrinin bile me 4=5 0re energji ne dite,sepse ajo shitej jashte dhe parate e ardhura prej saj futeshin ne xhepat e zyrtareve.Nga e gjithe kjo del se keta milionere,midis tyre mund te kete edhe ndonje miliarder domethene se kane grabitur pasurite e gjithe popullit dhe ata duhet te japin llogari para popullit dhe te behet shpronesimi i tyre.Vetem kur te behet kjo atehere do te vihet ne vend drejtesia. Njoftimi nuk thote sesa te varfer ka Shqiperia,por dihet se ende ne kete vend me pasuri natyrore,ende ka njerez qe vuajne per buken e gojes,ka femije te reckosur, ka njerez analfabete,ka te semure qe vdesin se nuk kane mundesi te blejne ilace,e te tje.Kjo na qenka demokracia e kulluar shqiptare,kur fjala demokraci vjen nga fjala greke Demos,qe do te thote popull dhe kraci qe do te thote pushtet,domethene demokraci duhet ta kuptojne politikanet tane injorante se do te thote sundimi i popullit dhe jo i pakices se shthurur dhe babezitur.Kur do te marre fund vjedhja e pasurive te popullit.Kjo arrihet vetem me rritjen e vetedijes se popullit dhe ai ta kuptoje se per cilin voton.Mos e jape voten per partite ,por per njerezit e ndershem ,qe nuk punojne per pasurimin e vetes dhe te rrethit te tyre,por per popullin ne teresi.

Submitted by Mira (not verified) on

Po Rezart Taci ku bie ne kete liste. E habiteshme qe s'eshte i dyte pas Manes..............!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Submitted by Emigranti (not verified) on

Ky Rezart Taci nuk hyn ne listen e gjate te multimilionereve sepse ka kaluar ne listen e vogel te miluiardereve te pashpallur.Pyeteni kryeministrinb se ai i njeh mire,i ka te afert shume,i mban e i mbron  ne gji dhe po e ben edhe vete jeten e tij fli per t'ua siguyruar keto super fitime(supervjedhje) deri sa te kete fryme.Pastaj,pas tij,ky klan i karrocuar fort e fort nga blindi i drejtesise se vjedhur,i prokurorise se vjedhur,i Sherbimit sekret te vjedhur,nga miqte e fuqishem ne shtetet fqinje dhe lobistat perendimore,qe i madhi i klanit me pasurite kombetare dhe shitjet territoriale ka akaparuar kudo per te mbrojtur keto pasuri kolosale te klanit te vet.

Taci vazhdon punen e tij ne heshtje,ben edhe "super ndeshje" dhe "bamiresira" me shoqatat e zonjes se pare dhe si i thone se ben qejfin qeder e vazhdon "urte e bute e plot tiganin".Po sa te tjere ka si ky Taci?Do te dalin nje dite,por kam frike se do te kene shkuar ne oazet dhe rivierat ekzotike te botes,tanime me emer tjeter dhe nuk do te kete  "Interpol" qe ti gjeje!

Submitted by bobi (not verified) on

Lek i madh ne shqiperi.kan fillu biznesmenat me bently mulsane.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.