Po punojmë të sjellim Merkelin në Tiranë – thotë ambasadori i Shqipërisë në Berlin

Ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Valter Ibrahimi ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle-n duke qenë se nesër (2 tetor) mbushen 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri - Gjermani. Në një nga pyetjet – (ky përvjetor përkon me 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. A do të ketë rastin ndonjë nga personalitetet më të larta gjermane ta vizitojë Shqipërinë me këtë rast?) – ai përgjigjet:
"Mund t'ju them me plot gojën se realisht ka një dëshirë të madhe të personaliteteve gjermane për të vizituar Shqipërinë dhe veçanërisht të Kancelares dhe Ministrit të Jashtëm. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet dhe stafet përkatëse për të gjetur hapësirën e duhur kohore dhe po punojmë për realizimin e vizitave në Tiranë…"
Ambasadori është gjithsesi realist kur pyetet: Sa është prezente Shqipëria në kuptimin jo vetem diplomatik, por edhe më gjerë në Berlin?
Përgjigjet Ibrahimi: "…Më duhet të them se, nuk është aspak e lehtë të jesh prezent në Berlin.. Të gjitha vendet dhe të gjitha përfaqësitë diplomatike rezidente në Berlin kërkojnë vëmendjen maksimale të Berlinit zyrtar, por për marrjen e saj ndikojnë një sërë faktorësh, si interesi i drejtpërdrejtë i vetë Berlinit, koniunkturat evropiane apo ato globale, mbështetja që vetë Berlini kërkon për iniciativat e tij, e shumë e shumë të tjera. Pra, me pak fjalë, konkurrenca për të qenë prezent është shumë e madhe. Por, duhet të jemi racionalë dhe realistë, pasi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në më të shumtën e rasteve janë sa reciproke aq edhe proporcionale me interesat e ndërsjella…"
Më shumë:
Comments
Do ta sillni per cfare? Per

Do ta sillni per cfare? Per ti treguar sektoret ku ne ia kemi kaluar ekonomikisht? Per ti treguar rruget e kombit ku vdesin njerezit e kombit? Do ta sillni qe ta beni qytetare nderi?

Saliu ka nevoj per

Saliu ka nevoj per inxheksione per zgjedhjet elektorale te vitit 2013,prandaj do bej cte mundet qe te shtrydhi 100 vjetorin e pavaresise per kete qellim.

NGJARJE PA RENDESI,ka ardhur

NGJARJE PA RENDESI,ka ardhur koha qe personeli i trupit diplomatik i yni te pergjysmohe,aqev sa shqipetaret,parlamenti me 30 vete sipas normave ne funksion te popullsise,financimi i partive te pergjysmohet e parti me pak se 5 perqind jashte parlamentit.PERSONALITETE E DELEGACIONE TE HUAJA ME SHPENZIMET E TYRE.DUAM BUKE!

Po si mund ta perballoje znj.

Po si mund ta perballoje znj. Merkel diferencen e madhe ne zhvillim ne mes te Salistanit tone dhe Gjermanise? Zot, na ruaj po me na i ndodhe gje?

i duhet thene asaj qe te

i duhet thene asaj qe te marri me vete dhe ekonomistet me te mire te Gjermanise qe te marrin pervoje nga ekonomia e Shqiperise nen drejtimin e Kryeekonomistit me profesion mjekkardiolog udheheqesish,Sali Rom Shqere Berisha,ku te ardhurat vjetore te qytetareve jane mbas te ardhurave vjetore qe kane qytetaret Norvegjeze,.Te urojme suksese i nderuar Ambasador z.Valter,je nje njeri qe e meriton detyren e nderuar te Ambasadorit.

Add new comment