Thaçi e Nikoliçi shihen me sy, por nuk ia japin duart sho-shoqit. WSJ-ja “skandalizohet” me këtë fakt. Ndërsa Thaçi argëtohet

Postuar në 01 Tetor, 2012 16:05

Në gazetën Wall Street Journal përdoren tone gati argëtuese, teksa flitet për Hashim Thaçin dhe Presidentin serb Tomisllav Nikoliç. Të dy udhëheqësit ballkanikë kanë qenë në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por nuk ia kanë dhënë dorën sho-shoqit. Kanë pasur rast ta bëjnë këtë, por nuk e kanë bërë. Është Nikoliçi që i është shmangur Thaçit. Dhe ky i fundit përfiton nga kjo situatë, dhe s’e ka për gjë të bëjë shaka e të luajë në mënyrë finoke me gatishmërinë e tij për t’i dhënë dorën “armikut”, gjë që e bën atë të duket më “trendy” e më “perëndimor”. “I thoni atij [Nikoliçit] se nuk ka pse të largohet nga salla kur unë jam aty; [e pastaj] nuk ka arsye të djersitet”, citohet të ketë thënë ai në rrethanat që Nikoliçi i ka bërë bisht takimit me të, dhe me ‘djersët’ ka pasur parasysh faktin që Nikoliçi e sheh një takim të mundshëm me Thaçin si një hall të madh, ose si një gjë që s’mund ta justifikojë përpara bashkëkombësve. Presidenti serb e ka, sigurisht, një motiv refuzimi: Thaçi akuzohet për krirme lufte. Por po aty lë të kuptohet se “me ndërmjetësimin e kryediplomates së BE-së, Catherine Ashton, edhe mund të takohet”.

Thaçi është takuar më parë me paraardhësin e Nikoliçit, me Boris Tadiçin, por gjithçka ka qenë vetëm një shtrëngim duarsh, e asgjë më tepër. “Për Nikoliçin është më e lehtë se për udhëheqësit e tjerë serbë… Ai është zgjedhur për t’u marrë me të ardhmen dhe jo me të kaluarën. Ne po mbajmë peng njëri-tjetrin”, ka thënë Thaçi për gazetën Wall Street Journal, shkrimi i së cilës ka nxjerrë kryeministrin kosovar në një dritë më pozitive, ndoshta pa e kërkuar, se sa presidentin serb.

E.G.

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

<p>Epo me ne fund, tregojme dhe ne pak guxim jashte shtetit.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.