Salman Rushdie: Prej Vargjeve Satanike janë fyer ata që s’e kanë lexuar librin; dhe fanatikët

Postuar në 02 Tetor, 2012 02:37

“Një biografi e Joseph Antonit” është titulli i librit më të fundit të Salman Rushdie-së. Kjo biografi është autobiografi, që do të thotë se Joseph Anton është Salman Rushdie d.v. (ka bërë tok emrat e dy shkrimtarëve që atij i pëlqejnë, Çehovit dhe Konradit). Për këtë libër flet edhe për Top-channel-in, në një intervistë interesante të bërë nga Rudina Xhunga. Një nga pyetjet më inteligjente të Xhungës është ajo që ka lidhje me fatwa-n e shpallur më 14 shkurt të vitit 1989: A nuk ju duket sikur kjo fatwa s’ka lidhje me ju, por me Joseph Antonin?

Përgjigja e tij është pa asnjë ndërdyshje: “Jo, më ndodhi mua. Në njërën anë, [fatwa] ndihet ende shumë e pranishme në jetën time, sepse kishte pasoja shumë ekstreme për një kohë të gjatë të jetës sime… Mendoj se mënyra se si është shkruar ky libër, është mënyra se si unë e lë më në fund pas atë histori. E kam ditur gjithnjë që kam dashur ta shkruaj këtë libër. E dija që kisha një histori për të treguar. E dija që një ditë do ta shkruaja. Pasi e bën, ndien sikur ke hequr një barrë.”

Pyetjes vijuese: A mund të thonit sot se me Vargjet Satanike nuk donit të provokonit askënd?, shkrimtari indiano-britanik i përgjigjet: “Provokimi dhe fyerja është diçka që bëhet shumë lehtë. Po të dua të të fyej, mund ta bëj shumë shpejt. S’kam nevojë për pesë vjet punë. Ka shumë myslimanë që e kanë lexuar ‘Vargjet Satanike’ dhe mendojnë se është shumë i mirë dhe s’e kanë fare problem. Një numër shumë i madh njerëzish që thonë se janë të fyer prej tij, s’i kanë lexuar asnjë fjali. Problemi s’është me romanin, por me fanatizmin. Një gjë për të cilën jam përpjekur shumë gjatë viteve që njerëzit ta kuptojnë, është të mos fajësojnë viktimën. Ai që ka përgjegjësi për krimin është krimineli. Nëse unë të fyej ty, dhe të them diçka që është shumë fyese, ti më urren për këtë dhe merr një armë e më qëllon. Është faji yt, jo i imi. Njerëzit e dhunës janë fajtorë për veprimet e dhunshme. Jo ata që bien pre e këtyre veprimeve. Fatkeqësisht, jetojmë në një kohë kur retorika e fesë, dhe sidomos e asaj ekstreme, është aq e fuqishme, sa përpiqet ta heqë peshën e fajit. Thotë ‘ai njeri më fyeu, kështu që jam i shfajësuar për ta sulmuar’. Jo, nuk është [kështu].”

Intervistën e plotë të Salman Rushdie-së mund ta ndiqni në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2012/10/01/intervista-flet-shk...

E.G.

Comments

Submitted by ervin.m (not verified) on

<p>&nbsp; Sa here Rudina me mbeshtetje te Shtepise botuese Dudaj reklamon intervisten e radhes me nje emer te madh te letersise apo jo, &nbsp;them me vete - ah qe &nbsp;nuk i interviston dikush tjeter keta... nje shkrimtar i joni , nje Ardian Vehbi apo nje Idlir Aziz ...nje Lleshanaku &nbsp;apo nje Ben Andon . Dikush tjeter qe nuk i ka lidhjet rastesore me mendimin dhe letersine. &nbsp;Pritshmerite i kam te uleta per Rudinen sepse i kane shkuar dem intervista qe do ti kishte zili &nbsp;cdo gazetar/letrar ti realizoje. &nbsp;Do te thoni se per ate qellim qe behen , per te shitur librat e Dudajt , mire jane..</p><p>Kete here megjithate, vihej re nje perpjekje me shume . Kishte kuptuar me ne fund se ka nje model si &quot;paris review&quot; per te kuptuar se si pyetet nje shkrimtar.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>Shume e vertete! E adhuroj Salman Rushdie, jo vetem si shkrimtar por edhe si njeri. Ne nje interviste (direkte, te papergatitur) per televizionin publik zvicerian para disa vitesh, m&#39;u duk nje person shume inteligjent, me nje bote shpirterore te pasur dhe shume i respektueshem. Per çdo lexues inteligjent, Vargjet satanike (apo shejtanore) nuk jane fyerje ndaj nje feje, jane art i kulluar letrar!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.