Të gjithë bien në një mendje: Mitt Romney fiton debatin e parë televiziv kundër Barack Obama-s

Postuar në 04 Tetor, 2012 02:37

Debati në universitetin e Denverit mes Obama-s e Romney-t është i pari mes tre debatesh të planifikuar. Shumëkush ka jetuar me idenë se një debat televiziv është apriori arma e fortë e Obama-s, e rrjedhimisht priste që pas këtij debati të rritej distanca në favor të presidentit aktual. Por nuk ndodhi kjo. Ndodhi pikërisht e kundërta. Pati një konsensus mes atyre që raportuan nga ‘terreni’ për gazetat, televizionet apo agjencitë e tyre të infotrmacionit, se Mitt Romney doli i fituar nga debati, që zgjati rreth një orë e gjysmë e që u fokusua në problemet e brendshme. Romney ish më agresiv, më i sigurtë, më presidencial. Ishte aq evidente kjo gjë sa edhe vetë këshilltari i Presidentit Obama, David Axelrod, nuk mundi t’mos pranonte se peshorja anoi nga Romney, të cilin e përkufizoi si “një kandidat të stërvitur për rrethana të tilla”. Por e justifikoi formën e dobët të Obama-s me të dhënën statistikore, se “sfidantët dalin gjithnjë fitues në debatin e parë presidencial”.

Debati u ndoq nga më shumë se 50 milionë amerikanë, dhe nuk është e thënë që telespektatorët ta kenë ndjekur debatin me syzet e sytë e reporterëve. Janë sondazhet që do ta sqarojnë këtë gjë.

E.G.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Ej, e ka pare njeri Altin Goxhaj ketej rrotull, se na mori malli?</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>si t&#39;ia bejme tani o progresista shqiptare? Obama na la ne balte...</p>

Submitted by ilir (not verified) on

<p>Ishte nje debat per me teper i ndertuar nga sulmi i Romney-t tek shifrat por ajo qe te ben pershtypje ishte se Romney nuk permendi cfare&nbsp;programesh do merrte dhe si do ia dilte me keto programe, me teper ishin premtime butaforike dhe demagogjike te mbuluara, plus qe permendi vazhdimin e rritjes ushtarake qe do te thote rritje e shpenzimeve te brendshme dhe cuarjen&nbsp; e vendit gjithmone ne lufte, pra mbrapa mbetet industria ushtarake....nuk permendi cfare do bej pershembull :&quot;ships job companies&quot;......si do i taksoje.....Normale eshte me e lehte te gjeje tek Obama &quot;vrima&quot; pasi ka qene ne qeverisje per&nbsp; 4 vjet por mos harrojme se Obama po mban koston e ekonomise se shkaterruar qe la Bushi.....nje ekonomi&nbsp; ne buze gremine dhe nje Eurozone ne flake..............plus 2 luftra dhe nuk ishte e lehte.....Nderprerja e 2 luftrave do te thote kthim i parave ne shtepi dhe stop industrise rende ushtarake.....dhe ngritja e taksave per kompanite qe investojne jashte do ti detyroje keto kompani te investojne&nbsp; brenda...do te thote sjelle me shume vende pune......Pra ne shume drejtime Obama pastroi 4 vjetet e para rremujen &nbsp;qe la Bushi plus coi ne &quot;Revolucione pranverore me pak koste &quot; ne vendet arabe dhe kjo solli edhe ulje te urrejtjes ndaj amerikaneve...pavarsisht se filmi i fundit me Muhametin ishte nje sponsorizim Republikan per te shkaterruar suksesin e ne politiken jashtme......te Obames. Pra debati i Romneyt ishte &quot;Mbrojtja me e Mire eshte Sulmi&quot;.....Por nuk foli per veten se cfare do beje vetem sa vuri ne kontrast dobesite e sistemit ku eshte Obama, asgje me teper nuk beri....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.