Me fitoren e Bidzina Ivanishvilit fitoi Moska, - shkruan 'Wall Street Journal'

Postuar në 03 Tetor, 2012 16:38

Të hënën, qytetarët në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë kanë votuar në zgjedhjet që vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë cilësuar si më konkurrueset dhe më të besueshmet në historinë e vendit. Sipas rezultateve, koalicioni opozitar Ëndrra Gjeorgjiane, i udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, ka shënuar fitore të papritur ndaj partisë pro-perëndimore të presidentit pro-amerikan, Mikhail Saakashvili. Kështu nis shkrimin e përditshmja “Wall Street Journal”.

Gazeta kujton se të martën pasdite, presidenti Saakashvili, me bustin e Ronald Reaganit në sfond, ka pranuar humbjen dhe është zotuar se do të ndihmojë fituesit të formojnë qeverinë e re. Me këtë deklaratë, ai ka sfiduar parashikimet e opozitës dhe të kritikëve të tij në Perëndim, të cilët e kanë karakterizuar si një autokrat që fshihet prapa retorikës demokratike.

Sipas “Wall Street Journal”, zgjedhjet dhe transferimi që pritet të jetë paqësor i pushtetit, paraqesin fitore për demokracinë në Gjeorgji, por edhe për fqinjin verior të vendit - Rusinë, e cila ka të ngjarë të rrisë ndikimin e saj në Gjeorgjinë e qeverisë së re.
Megjithatë, Rusia, e cila ka pushtuar Gjeorgjinë në vitin 2008 dhe ende mban 20 për qind të territorit të saj, nuk ka qenë kryesorja në mendjet e votuesve. Në mesin e dhjetëra gjeorgjianëve të intervistuar, asnjëri nuk ka përmendur luftën me Rusinë apo orientimin perëndimor të zotit Saakashvili si çështje që përcaktojnë votën e tyre, shkruan “Wall Street Journal”. Sipas gazetës, ankesa më e shpeshtë e tyre kundër qeverisë ka qenë papunësia.

WSJ shkruan seIvanishvili, i cili ka bërë pasuri në Rusi në vitet 1990', gjatë privatizimit të ekonomisë post-sovjetike, do të shkojë në drejtim të rivënies së Gjeorgjisë nën ndikimin e Moskës. Në konferencën për gazetarë, të martën pasdite, Ivanishvili ka fajësuar Saakashvilin për bërjen e Gjeorgjisë “lojtar gjeopolitik” dhe ka premtuar marrëdhënie më të mira me Rusinë. Nëse Gjeorgjia vazhdon rrugën e Perëndimit, ajo mund të bëhet si Polonia ose Republika Çeke – dikur satelitë sovjetikë, tani demokraci të fuqishme. Nëse shkon drejt rrugës së Rusisë, do të bëhet si Ukraina dhe Bjellorusia, e para regjim kuazi-autoritar, e dyta diktaturë e vështirë, - thuhet në artikull. A.N.

Më shumë:
http://online.wsj.com/article/SB1000087239639044459240457803...

Një artikull i vetë Ivanishvilit në WSJ:
http://online.wsj.com/article/SB1000087239639044368750457756...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.