Olldashi shtrëngon të përditshmen Shqip të dalë me një editorial të vetin; s’e ka bërë kurrë më parë

E përditshmja Shqip nuk e ka në stilin e vet publikimin e editorialeve, dmth e opinioneve që përfaqësojnë frymën e gazetës. Por sot kish dalë me një opinion të vetin të publikuar në mënyrë integrale në faqe të parë, në tërë lartësinë e kolonës së djathtë. Shkak është bërë ministri Olldashi, që e ka kataloguar Shqipin si gazetë “shumë të afërt me zotin Rama, për të mos thënë politikisht të kontrolluar prej tij” (në tentativën për t’u mbrojtur prej akuzës mbi financimin e paligjshëm të RD-së me mijra euro nga pozitat e ministrit).
Shkrimi është në stilin e në praktikën e editorialeve të shtypit shqiptar, dmth me nerv. Por autori është kujdesur që të jetë në kufijtë e korrektesës në komunikimin me një ministër të republikës. “Nëse je i pastër zoti ministër, shko në gjykatë dhe vërtetoje se transferta 500 mijë USD për Rilindjen Demokratike është e ligjshme dhe, të lutemi, mos na fyej duke bërë krahasime mes gazetës Shqip dhe trakteve që ekzistojnë vetëm për të mbajtur në punë militantë e për të krijuar numra NIPT-esh dhe numra llogarish që përpijnë qindra miliona lekë të paguara nga qytetarët e këtij vendi”, thuhet në një pasazh të këtij shkrimi. Dhe pak më poshtë, bëhet një shpjegim i linjës editoriale kritike me qeverinë e Olldashit: “Gazeta Shqip ka më pak se shtatë vjet që është themeluar. Fakti që gjatë gjithë ekzistencës së saj, kjo gazetë ka qenë kritike ndaj qeverisjes së partisë së z. Olldashi lidhet vetëm me faktin se gjatë gjithë kësaj kohe, vetëm partia e z. Olldashi ka qenë në qeveri.” E.G.
Editorialin e plotë mund të lexoni në linkun: http://gazeta- shqip.com/lajme/2012/10/04/zbutja-e-shpifjes-eshte-njesoj-e-turpshme/
Comments
Ky nuk është një ministër,
<p>Ky nuk është një ministër, por është një bandit. Partia e tij nuk është një organizatë politike, por është një bandë kriminale. Ndonëse e kanë mësuar se për të shpëtuar nuk duhet të japësh shpjegime, por duhet të sulmosh, kjo taktikë nuk do kish patur efektshmëri nëse kriminelët që vranë 26 veta në Gërdec do ishin sot para drejtësisë ose në burg. Kolegu i tij në kabinet, organizatori juridik i rregullimit të kuadrit ligjor e zbatimit praktik të krijimit e funksionimit të krimit në demontimin e armëve, Fatmir Mediu, ngaqë nuk u dënua dhe për turpin e këtij vëndi, u mbajt ministër, i dha krahë krimit, i dha shpresa bandave, trëmbja e të cilave zgjati përpos se pak muaj. Para disa ditësh një i brendshëm i gazetës "55" thoshte se rrogat e gazetës i paguan Arqile Gorea, pra Posta Shqiptare. Ky vend është rrënuar tërësisht, ndaj banda e Olldashit shinë duke përgojuar të tjerët, ata që i dalin përpara dhe u bëhen pengesë në pislliqet e tyre.</p>
Qe gazeta shqip anon nga edi
<p>Qe gazeta shqip anon nga edi rama kjo eshte e qarte. faktikisht, per kete nuk i vihet faj. cdo gazete ka orientimin e vet. por, me e ndershme do te ishte te dilte hapur, dhe te mos merrte poza prej nje medie objektive. Lexuesit kane nje shqise te gjashte per te kapur se nga i anon peshorja cdo gazete. mos u mundoni tu hidhni hi syve. </p>
Harron Shqip-i qe edhe PS ka
<p>Harron Shqip-i qe edhe PS ka qene ne qeveri keto 7 vjet?? Ne qeverisjen e Tiranes. Nuk eshte gje e vogel. Dhe nese vetem i ka krehur sedren Kryetarit Rama gjate 7 viteve te ekzistences si gazete, atehere nuk ka se si te kete qene "e paanshme" sic thote.</p>
Add new comment