4 profesorë, 3 doktorë shkencash dhe 2 të diplomuar master djegin certifikatat e gradave poshtë zyrës së ministrit Ruli

Janë djegur diploma gradash shkencore sot në një protestë të organizuar përpara Ministrisë së Bujqësisë. Protesta që përfshinte një numër akademikësh është organizuar nga Aleanca Kuqezi, e cila ‘shkëlqen’ edhe njëherë në fushën e ideve që tërheqin vëmendje publike. Më poshtë janë emrat e 10 profesorëve, doktorëve shkencorë dhe dy të diplomuarve Master që kanë djegur publikisht certifikatat e gradave të tyre. Prof. Hektor Veshi Prof. Fadil Daci Prof. Ago Nezha Prof. Beg Musta Dok. Ali Çoku, Dok. Polo Cakalli, Dok. Adriatik Leka Master Drini Nezho Master Irfan Gjeci Në protestë është akuzuar S.Berisha se ka shkatërruar elitën akademike duke zhvlerësuar gradat shkencore dhe duke u “dhënë vlerë vetëm teserave të PD-së”. Një nga akademikët, Ago Nezha tha: “Ministria e Bujqësisë di të bëjë gjithçka, por vetëm ministrinë nuk e drejton dot, sepse brenda saj ka një staf të paaftë profesionalisht me në krye Genc Rulin, i cili e ka kthyer këtë dikaster në celulë të partisë shtet, ku kriter për punësimin nuk është më diploma, por tesera e partisë demokratike”. Foto: Djegia e certifikatave gjatë protestës së sotme para Ministrisë së Bujqësisë
Comments
Per mendimin tim duhet te

Per mendimin tim duhet te mblidhen shume te tjere ,eksperte te kesaj fushe per te kundershtuar mashtrimet dhe mohimin qe ju behet eksperiences dhe kualifikimit disavjecar te tyre.

Leksioni nr. 1 i studentit të

Leksioni nr. 1 i studentit të Universitetit duhet të jetë i ndërtuar mbi këtë ide: Diploma është një copë letër. Grise po deshe, pasi ta marrësh. Diploma nuk thotë asgjë. Është thjesht konformim ndaj sistemit, konformim mazokist ndaj presionit të ushtruar prej tij. Kur sistemi është i drejtë, meritokratik, atëherë diploma është një ide shumë mbresëlënëse. Por kur sistemi arsimor është një batak, si ky i yni, diploma kthehet në psikozën më të madhe; një fatkeqesi që të çon drejt simptomave të skizofrenisë (nëse edhe kjo nuk është bërë ende e modës).

Ju lumte, ju lumte o

Ju lumte, ju lumte o personalitete te larta njerzore. Na ngjethet mishi kur shohim se intelektualet reagojne fuqishem. Kjo na i qaindfishon forcat neve njerzve te zakonshem per te ndermarre inisiativa per permbysjen e uzurpatorit te lirise se Shqiperise. Epo del harbuti dhe i jep mesime Ajnshtajnit, kjo eshte e padurueshme. Disa fshatare te cmorritur ne kohen e socializmit, vijne sot nga graundi i tyre shpirteror mesjetar dhe u japin orientime "te cmuara" njerzve te ditur. Ky ishte nje turp qe te paret qe po e kundeshtojne ne menyre publike jane pikerisht keta profesore dhe doktore te Aleances se Madhe Patriotike Kuq e Zi. Shpesh sulmohet patriotizmi si nje mbeturine anakronike sot ne kohen e "globalizmit" (komunizmit seprapthi), por patriotizmi i vertete i Ak eshte absolutisht i duhur sot kur kombi shqiptar rrezikon seriozisht shperberjen nga forcat shoviniste te veshura me kostum globalizmi dhe te ndihmuar nga kopuket, kodoshet, imoralet deri ne dhimbje si Sali Berisha, Genc Ruli dhe gjihte batalioni i tyre famekeq i kalemxhinjve qe sot a neser do te perpiqen te perlyejne emrat e nderuar te kundershtareve te Injorances, kundershtare qe dogjen certifikatat ne shenje proteste. Vec kalemxhinjte te mos harrojne se ata dogjen certifikatat por ne asnje menyre nuk djegin erudicionin dhe inteligjencen e tyre!

Pse nuk i dogji Ago kur ishte

Pse nuk i dogji Ago kur ishte me Xhuvelin apo mos do teproj noj kocke nga Ak.
Tesera ka qene dhe do ngelet faktor punsimi.

Sikur te ishin te

Sikur te ishin te dinjitetshem te gjithe Akademiket e intelektualet e Shqiperise,pa dyshim se do kishim nje situat krejt tjeter tani.Eshte momenti i fundit qe te vetedijesohemi si komb dhe mos te heshtim e neglizhojm ndaj politikuajve hajna, vrases e kriminel.

Patenta e PD asht ma ma vlere

Patenta e PD asht ma ma vlere se grada shkencore.Patenta i sherben njeshit.Sheknca njerezimit,popujve.

me shum vrull e ka marr

me shum vrull e ka marr aleanca. Vetem kam fryk mos i bien baterite deri kur tvijn zgjedhjet e tjera. Pastaj dhe te aleanca kam par militant qe aspirojn per ndonji post. Cuditem kur shikoj ne cdo takim te aleances nje qoftexhi, qe shiste buk me qofte ne nje kjoske siper tregut te medresese. Qoftexhiu eshte po ai, me mjeker dhe mustaqe te holla, tip piceto. Goxha burre bucko, mesa duket oreksin e ka po njesoj. Vetem se tani del i pispillosur me kostum dhe kollare, a thua se eshte nje prej ketyre akademikeve. Me vjen mire qe zoti Kreshnik Spahiu deshiron ndryshimin. Po kur shikoj kta qoftexhinjte, sikur e humbas besimin te aleanca. Mos vall ne vend te sales me 40 hajdute, do na qeverisi kreshniku me 40 qoftexhinj? Po fundja cdo kush ka te drejte te zgjedhe dhe te zgjidhet, ndaj i uroj suksese ne karrieren e re te politikes atij qoftexhiut.

Ça profesoresh jana ata? Beg

Ça profesoresh jana ata?

Beg Musta eshte nje pseudo profesor qe te gjithe materialet ja ka bere Velesin Peçuli, dhe Bega vetem sa i ka lexuar.

Bega nuk di te thote "miremengjes" ne asnje gjuhe, dhe del tani aty e ben "profesorin".

Edhe ata te tjeret aty rrotull tij jane nga niveli shkencor.

Po te dilte Rexhep Uka, Qemal Pazo dhe kalibri i tyre, atehere do te pranohej si proteste akademikesh.

Keto jane marifetet e pseudonacionalistit islamik Kreshnik Spahiu, i cili hëngri GROSHE ne Upstate te New Yorkut te Gjoke Deçkaj dhe tani po pjerdh poshte e perpjete, I eshte mbushur mendja se eshte Sabbatai Zevi dhe prandaj po bën Don Quixote-in.

Ministria e Bujqesise ka kaluar aty gjithfare kungujsh qe nga Hasan Halili e tj, te pakten Ruli eshte intelektual.

Shenim:

Kjo nuk do te thote se po marrim ne mbrojtje Baba Saliun, qe e ka kthyer Shqiperine ne nje habitet te majmuneve macacus, ku te gjithe rreth tij sillen si eunuque dhe nuk bejne asgje veçse rrine ne pergjim te zbulojne ndonje gje "ne dëm te kapos" , dhe natyrisht, marrin nje bakshish nga "shkelesit e rregullave" ose ne te kundert informojne "kapon".

Add new comment