Arma më e fundit e shkatërrimit në masë: të zotërosh motin!

Postuar në 30 Shtator, 2012 15:47

Në një artikull për Global Research, Prof Michel Chossudovsky, ngre problemin se qeveria amerikane tashmë ka zhvilluar një teknologji që manipulon motin për ta përdorur si armë.

Teknikat e modifikimit për përdorim ushtarak përbëjnë, në kontekstin aktual të luftës globale, armën më të fundit të shkatërrimit në masë.

Edhe pse rrallë përmendet në debatin mbi ndryshimin e klimës globale, moti në botë tani mund të modifikohet si pjesë e një brezi të ri të armëve elektromagnetike të sofistikuara. Si SHBA dhe Rusia kanë zhvilluar aftësitë për të manipuluar klimën për përdorim ushtarak.

Teknikat e modifikimit mjedisore janë aplikuar nga ushtria amerikane për më shumë se gjysmë shekulli. Matematikani amerikan John von Neumann, në bashkëpunim me Departamentin amerikan të Mbrojtjes, filloi kërkimet e tij për modifikimin e motit që në fund të 1940, në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe parashikoi 'format e luftës klimatike si mjet ende i paimagjinueshëm". Gjatë luftës së Vietnamit u përdorën teknikat “mbjellëse të reve”, duke filluar me projektin Popeye në vitin 1967, objektivi i të cilit ishte që të zgjaste sezonin e musonëve për të bllokuar rrugët e furnizimit të armikut përgjatë Ho Chi Minh.

Ushtria amerikane ka zhvilluar mjete të avancuara që e mundësojnë atë për të ndryshuar motin në mënyrë selektive. Teknologjia, e cila është duke u perfeksionuar nën programin Studimor të Frekuencave Të Larta (HAARP), është një shtojcë e Nismës së Mbrojtjes Strategjike - 'Star Wars'. Nga pikëpamja ushtarake, HAARP është një armë e shkatërrimit në masë, që vepron mbi atmosferën e jashtme dhe e aftë për të destabilizuar sistemet bujqësore dhe ekologjike në mbarë botën.

Modifikimi i motit, sipas dokumentit të US Air Force, FA Final Report 2025, "Ofron një me opsione të gjera për të mposhtur apo të detyruar një kundërshtar, duke shkaktuar përmbytje, uragane, thatësira dhe tërmete. Modifikimi i Motit do të bëhet pjesë e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare dhe mund të bëhet në mënyrë të njëanshme ... Ajo mund të ketë aplikime sulmuese dhe mbrojtëse dhe madje edhe të përdoret për qëllime parandalimi. Aftësia për të gjeneruar mjegull, reshje dhe stuhi në tokë, ose për të modifikuar motin në hapësirë ​​... si dhe prodhimi i motit artificial të gjithë janë pjesë e teknologjive të reja të integruara ushtarake."

Në vitin 1977, u ratifikua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, një Konventë ndërkombëtare e cila ndalon përdorimin ushtarak të teknikave për modifikimin e mjedisit, (...) nëpërmjet manipulimit të qëllimshëm të proceseve natyrore. Duke rindërtuar apo modeluar strukturën e tokës, duke përfshirë vet biotën, litosferën hidrosferën dhe atmosferën, ose dhe hapësirën ​​kozmike".

Kohë më parë, gazetari Benjamin Fulford pati akuzuar se cunami në Fukushima ishte shkaktuar qëllimisht nga një fuqi armike me Japoninë.

k. cukali

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Per nje moment do ta besoja kete, por sapo filloj ta besoj me duket sikur Usa eshte nje xhandar i ndyre nderkombetar, prandaj, me mire nuk po e besoj. Miku yne i lavdishem amerikan eshte i mire i zgjuar dhe pervesh menget per mbarevajtjen e popullit tone te shumevuajtur nga socializmi i poshter gjakatar qe na mbushi me semundje, shkolla boshe, malarje dhe sifiliz, tbc dhe sida, kurverira dhe poete te currufjasur, shkrimtare medioker dhe bunkere, (jo armatim dhe municione) gazetare capacule dhe artiste llagemesh.   Erdhi dita jone e madhe kur tash jemi te lire te lire dhe prape te lire, (jo te ...ire).  Vertet po krijohet nje komb i ri shqiptar ashtu si krijimi i moteve dhe klimave te reja, sic do te deshnin te genjenin disa pseudoshkencetare sikur Usa paska bere studime per perdorimin e ndryshimin e klimes me qellim luftarak si arme e demtimit ne mase. ADM-ja e sistemit sotem boteror.

Submitted by Dritan (not verified) on

Do dalin te gjitha ne shesh avash avash. Kembanat per kete gje kane rene prej kohesh, madje edhe per termetet e fundit ne Itali. Jane te shumte ata qe kane dokumentuar me fakte, madje ka edhe nje video ne youtube te nje shkencetari qe ne nje laborator tregon se si manipulohet koha. Qellimi primar i HAARP nuk eshte ai per te cilin eshte ndertuar dhe me pas shfrytezuar. Projektet e fshehta amerikane, me efekte shkaterruese mbare boten.

Submitted by Mustafa (not verified) on

Kjo s'eshte gje fare. Pentagoni ka nje program akoma me te avancuar, nje arme elektromagnetike shume e fuqishme qe shkakton termet ne mendjet e idioteve. Nuk e kane vene akoma ne pune se duhen ende nje tufe idiotesh per t'iu ngaterruar neper kembe gjithe dynjase. Po ate dite qe do e ndajne mendjen ta perdorin Ditani me Dardanin duhet te veshin helmete antimagnetike ndryshe i bie te shkaktojne ndonje cunami kur tu plase termeti ne koken bosh.

Submitted by Dritan (not verified) on

Mesa duket kjo arma elektromagnetike, tashme eshte krijuar, dhe eshte perdorur per te bere nje "brainwash" tek truri i Mustafait.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.