“Molla” e Fierit – Qarku i sherrit

Situata në Këshillin e Qarkut në Fier, - ku vendimet e Gjykatave Fier e Lushnje për t’i kthyer të majtës mazhorancën nuk zbatohen nga e djathta, - është kthyer sot sërish në mollë sherri në Komisionin e Ligjeve në Kuvend ku po diskutohej pr/ligji për nëpunësin civil.
Balkanweb raporton se që në nisje të mbledhjes sot paradite, nisën edhe debatet mes anëtarëve të pozitës dhe opozitës. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj kërkoi që procedura për ligjin të mos vijonte më tej pa u zgjidhur çështja e qarkut, Fier. “Do të shqyrtojmë ligjet me 3/5 pas zhbllokimit të Qarkut të Fierit. Nuk marrim pjesë në seancë për këtë pikë” – citohet ai nga BW.
Kryetari i këtij Komisioni, Ilir Rusmajli kishte diçka për të thënë lidhur me ‘urdhëruesit’. Citon Balkanweb Rusmailin: “Kush ju urdhëron që bllokoni dhe kërcënoni në komisionet parlamentare...” - Por ndërkohë socialistët kishin lënë mbledhjen dhe ishin larguar nga salla. – A.N.
Për atë që ka ndodhur në Fier shih edhe:
1 - http://respublica.al/artikuj/2011/11/19/qarku-i-fierit-nen-m...
2 - http://respublica.al/artikuj/2012/09/26/nje-titull-i-panoram...
Comments
Ilir Rusmajli, djali i Çajup
<p>Ilir Rusmajli, djali i Çajup Rusmajlit, ish drejtorit të ATSH-së, pika më nevralgjike e përpunimit, dhënjes së lajmit dhe indoktrinimit në rregjimin që lamë pas. Në këtë post, si rregull viheshin kuadrot më të devotshëm e më fanatikë të PPSH-së. Sjellja në vemëndje e këtij fakti nuk ka të bëjë me "luftën e klasave" që i bëj kësaj monstre, por e sjell si rast për të treguar se veçse kështu, me sjelljen e një të përdhosuri nga këpuca e shefit, ky mund të krijojë pak besim. Se nuk ka lidhje me babanë e si kanë ngjarë atij, e tregoi edhe i vëllai.</p>
Nese kjo strategji do te
<p>Nese kjo strategji do te ishte ndjekur nga PS, qysh nje vit me pare, sot Vangjel Ndreko, do te ishte kryetar i keshillit te qarkut. Po keshtu do te kishte punesuar edhe nja 70 simpatizante te majte. Eshte absurde qe ne nje qark ku raporti "te majte" vs "te djathte", eshte 3 me 1, te djathtet bejne ligjin dhe jane ne te gjitha vendet e punes,perfshi bashkine qe e ka fituar e majta. E kam thene edhe nje here tjeter:"Bravo i qofte Vangjos, se te ishte per PS, sot Qarku ishte i humbur. Nese PS do t'ja vinte kusht SRB-it, edhe votimin per imunitetin, apo per reformen zgjedhore ( ku u be nje vere ne uje, pasi iku Ristani dhe po vjen Ristanka), nuk do ta kishte torturuar si deri me sot elektoratin e majte ne FIER. Por me analpambuker nuk fitohen zgjedhjet. Duhen burra, dhe nje nga keta burra eshte Vangjel Ndreko. Si do qe te vene punet dhe kjo jo per faj te Vangjos, por per faj te PS, do te jete me ndikime, ne zgjedhjet e 2013. Prandaj asnje leshim, te pakten ju deputetet e qarkut te Fierit, qe te pakten, per veten tuaj te hiqni epitetin "analpambuker"....</p>
Add new comment