Prokurori i ri ka të drejtë përgjimi “për çështje të veçanta”. Përgjimi, pasion i gazetarëve, - thotë... Berisha

Postuar në 27 Shtator, 2012 10:30

Prokurori i ri i Republikës mund të ketë fuqi më të madhe në lidhje me përgjimet, nëse drafti i kaluar dje në qeveri do të kalojë në Parlament. E përditshmja SHQIP raporton në numrin e saj të sotëm se sipas një drafti të ri qeveritar që pritet të shkojë për votim në Kuvend, Prokurori i Përgjithshëm mund të urdhërojë përgjime telefonike në disa raste specifike pa marrë më parë aprovimin e gjykatave.

Shkruan SHQIP: “Ky është thelbi i ndryshimeve ligjore që u bënë dje në ligjin numër 9157 për “Përgjimet e Telekomunikimeve”. Kryeministri Berisha, në mbledhjen e qeverisë, deklaroi se ky draft që pritet të kalojë për miratim në Kuvend, ka marrë “bekimin” e të gjitha institucioneve... Por ajo që të bie në sy lidhet me shtesën që së fundmi i është bërë draftit, e cila nuk rezulton të jetë e konsultuar me institucionet apo ekspertët. Bëhet fjalë për shtesën që i bëhet nenit 23 të ligjit aktual, ku Prokurorit të Përgjithshëm i rriten kompetencat për të urdhëruar përgjim nëpërmjet mjeteve të telekomunikacionit. Kjo nismë vjen në një moment, kur Kryeprokurorja, Ina Rama, është në fund të mandatit të saj dhe kur mazhoranca është vendosur që ta largojë në muajin nëntor, për ta zëvendësuar me një person të afërt me koalicionin qeverisës...”

Berisha (pikërisht Berisha) nuk nguroi të vinte në dukje edhe “pasionin për përgjimet”. Që e kanë... gazetarët. “Ky ligj sjell standarde të reja në fushën e përgjimit, fushë, të cilën ju gazetarët e keni pasion të madh...” – ironizoi ai gazetarët e pranishëm, sipas SHQIP-it.

Më shumë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/27/pergjimet-prokurori...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.