Presidenti Nishani si Rolling Stones, për të ngrënë darkë me të, 50 dollarë bileta!

Postuar në 25 Shtator, 2012 10:53

Presidenti Nishani është në një vizitë në NY së bashku me ministrin e jashtëm Edmond Panariti. Me këtë rast është menduar dhe një takim në formë koktejli me të nga ana e komunitetit shqiptaro-amerikan. Takimin e rradhës e organizon një shoqatë, APEN (Albanian Professionals and Entrepreneurs Network) e cila duket që e konsideron si punë koncerti, hyrja është e hapur dhe bileta kushton 50 dollarë amerikanë!

Që presidenti takon shqiptarët, është një gjë me vlerë. Por, këto evente duhet t’i organizojë një ambasadë që pritet të marrë vesh nja dy gjëra nga etikat politike e diplomacia. Që eventet i organizojnë shoqata që shesin bileta për të takuar presidentin, madje me një çmim pak a shumë aq sa ç’shiten dhe biletat kur këndon Bleona, kjo ngjan më së paku e çuditshme.

Por, nuk është e çuditshme për shqiptarët e Amerikës të cilët rrëfejnë që marrin të tilla ftesa edhe kur vjen kryeministri ose kryetari i Bashkisë.

Nga ana tjetër, ku mund të shkojnë këto para? Sepse ftesa e dërguar me e-maile ose në linkedIn nuk flet për asnjë lloj bamirësie.

Më poshtë, teksti i ftesës:

Subject: APEN Fall Cockail Event in NYC with President Nishani and Minister Panariti

APEN cordially invites you to our Fall Cocktail event with the President of Albania, Bujar Nishani and Minister of Foreign Affairs, Edmond Panariti on:
Tuesday, September 25, 2012
from 5:30 PM to 9:00 PM
Club A Steakhouse
240 East 58th Street
New York, NY 10022
USA
General Admission Tickets are $50 and include open bar & hors d'oeuvres.
To purchase tickets click (or copy and paste) the link below:
http://www.eventbrite.com/event/4414417642/?ref=enivtefor001&utm_source=eb_email&utm_media=email&utm_compaign=inviteformalv2&utm_term=readmore&invite=null
We hope to see you on Tuesday!

k. cukali

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Pu cfare skandali, ku te vjedhin shqiptaret njeri-tjetrin sa me shume. Para per te pare nje pjelle te Sales? Kurre mo kurre.

Ah se harrova, keto shoqatat e shqiptareve ne amerike lene shume per te deshiruar, te mbushur me kosovare jane.

Submitted by klevis (not verified) on

O Shqipe po nuk e shikoni qe thote "$50 and include open bar & hors d'oeuvres".

Qe do te thote pije nga bari sa te duash dhe ushqime te vogla!

Sikur te futesh ne kete restorant, nje pije vetem te kushton $12 minimumi.

Merruni me ndonje gje tjeter se ketu keto para i merr restoranti o Shqipe.

Sa per APEN, ju garantoj qe ka anetare nga te gjitha qytetet Shqipetare dhe aty anetaret nuk jane te anetaresuar ne baze te ideve te tyre politike.

Submitted by aldo (not verified) on

50$ qenka president i lire kur Obama vjen ne new york eshte 10000 $ darka

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.