Arkiv-Lajme
Skandali: Thasë me pará, edhe në arkat e gazetave RD, 55, Koha Jonë
Me reklamat qeveritare po denoncohet një skandal kolosal. Janë dhjetra e qindra mijra dollarë që ministri të ndryshme ua kanë faturuar gazetave e televizioneve afër qeverisë si pagesa për spote. Veç akuzave të zakonshme politike, nuk ka asnjë përgënjeshtrim real për deklaratat e përditshme të deputetit Shalsi. Ja një pjesë e denoncimit të tij të sotëm: “...Në Ministrinë e Punës e cila është ministria që ka një zyrë që nuk ka punësuar ende asnjë të papunë deri më sot ¼ u buxhetit mediatik e merr Promo e Klanit.
Lubonja lë të kuptohet që Rama veproi mirë me Njësinë 8 (por… Basha nuk duhet të ndjekë modelin e Ramës)
Sipas mendimit tuaj, si duhet të projektohet plani i ri urbanistik i kryeqytetit? - është pyetur Fatos Lubonja nga gazetarja Lorina Mixha e së përditshmes SHQIP. Dhe është ndalur te Njësia 8 ku ditët e fundit Basha prezantoi një pjesë të planit. Duket fillimisht se Lubonja shpreh pëlqim për faktin që Rama e la Njësinë 8 me shtëpi të ulëta të Tiranës së vjetër. Por edhe pse revoltohet - (atëherë pse u bë tërë ajo fushatë kundër Ramës si shkatërrues i qytetit) - pak rreshta më tej, ai rivendos shenjëne preferuar të barazimit dhe flet për raportin ndërtim-gjelbërim.
Vajza, qepuni po vijnë emigrantët! – shkruan MAPO. Por…
Gazetari Vladimir Karaj i së përditshmes MAPO ka shkruar një artikull të gjatë mbi temën e rivirgjërimit (himenoplastia) - një praktikë që gazetari e prezanton si “qepje” të vajzave që kërkohen me detyrim të paprekura nga bashkëshortët e tyre emigrantë".
Spahiu dhe Topi në kundërsulm të fortë ndaj Berishës
Pas akuzave të rënda që Berisha lëshoi ndaj Kreshnik Spahiut dhe Bamir Topit në lidhje me gjykatësin durrsak që liroi Ilir Xhakjen, të akuzuarin për vrasjen e kryekomisarit të policisë së Shijakut, si dhe në lidhje me vrasjen e gjykatësit vlonjat Konomi, të dy kryetarët e partive të reja (AK dhe FRD) kanë filluar një kundërsulm të fortë mediatik ndaj Kryeministrit.
E vrau keqbërësi apo shteti komisarin? – pyet Fevziu dhe Nishani është gati: Ndaj pra do ta ndërrojmë procedurën për gjyqtarët…
Qeveria dhe/ose presidenti do venë dorë mbi drejtësinë për qëllime të ngushta politike? Bah, kush e tha këtë? Lëvizje do bëhen, po këto janë të lidhura… me vrasjen e komisarit të Shijakut përshembull. Kjo vrasje që i ka vënë një tjetër gur përsipër murit të lartë që ka ndarë politikën dhe drejtësinë nga interesat e publikut, bëhet (pikërisht në emër të këtyre të fundit) edhe një shkak shumë i volitshëm për të ndërruar gjyqtarë dhe struktura.
Majko është kapur në befasi nga raporti i OSBE-së; analistët po se po
Raporti i OSBE-së ka bërë përshtypje, pasi ishte pazakonshmërisht i ashpër me qeverinë. E përditshmja Shqip kish veçuar nga ky raport parashikimin e “zgjedhjet e ardhshme do të jenë të egra”, dhe parashikimin tjetër se “do të ketë apelime të shumta post zgjedhore, rrjedhimisht përsëritje zgjedhjesh në një numër zonash”. Në këtë kuadër kish intervistuar Pandeli Majkon, i cili nuk e fshihte se ish kapur në befasi nga tonet e ashpra të këtij raporti.
Një anë e panjohur në marrëdhëniet mes shkrimtarëve në kohë të komunizmit: “Je armiku im? Epo mirë, unë të bëj personazh negativ në librat e mi”
Në letrën që Ismail Kadare i ka dërguar Nexhmije Hoxhës në vitin 1973, flitet për një shkrimtar që, në novelën e tij “Dikush më buzëqeshte”, e ka bërë personazh Kadarenë, dhe e “ka prezantuar para lexuesve edhe si një njeri me psikikë të sëmurë”.
“Jam në politikë për qytetarët e Kosovës, jo për ju”, iu thotë Pacolli kritikëve të vet, që i kërkojnë dorëheqjen
Behgjet Pacolli është në një moment të vështirë politik. Hamendjet, apo planet, për një koalicion të ri qeverisës mes partisë së Thaçit e partisë së Hardinajt, në qofshin të vërteta, e nxjerrin jashtë loje në këtë legjislaturë. Sikur të mos jetë mjaft ky zhvillim politik, ai është gjendur nën një valë kritikash kohët e fundit. Mes kritikëve, ka dhe një numër opinionistësh të Kosovës, të cilët këto ditë i kanë kërkuar dorëheqjen për shkak të – kështu thuhet në raportimin e Kohës Ditore – implikimit në aferën e hotelit Grand.
"Shekulli" boton letrën e Kadaresë për Hoxhën një ditë para linçimit për "Dimrin" në Lidhjen e Shkrimtarëve
E përditshmja "Shekulli" i është rikthyer sot temës së gjyqit Nexhmije Hoxha-Ismail Kadare për dorëshkrimin e romanit "Dimri i vetmisë së madhe" - duke botuar një tjetër letër që shkrimtari ia ka nisur të vesë së diktatorit. Letra ka të bëjë pikërisht me romanin në fjalë. Më poshtë teksti i letrës së shkrimtarit (origjinali, me shkrim dore - thotë "Shekulli") - dërguar Nexhmije Hoxhës në prill 1973, botuar në "Shekullin" e sotëm:
Shoqja Nexhmije,
Rama në rezonancë me Swobodën: Status me dy etapa për Shqipërinë
Një ekspozitë me 50 harta të trojeve arbërore të vizatuara në harkun e 17 shekujve, e titulluar “Euro-Albanian Contacts”, është organizuar nga Partia Socialiste në mjediset e Parlamentit Europian. Në fjalën e mbajtur në çelje të ekspozitës, Edi Rama u dha këtë mesazh politikanëve europianë të pranishëm:
