Rama në rezonancë me Swobodën: Status me dy etapa për Shqipërinë

Postuar në 21 Shtator, 2012 01:29

Një ekspozitë me 50 harta të trojeve arbërore të vizatuara në harkun e 17 shekujve, e titulluar “Euro-Albanian Contacts”, është organizuar nga Partia Socialiste në mjediset e Parlamentit Europian. Në fjalën e mbajtur në çelje të ekspozitës, Edi Rama u dha këtë mesazh politikanëve europianë të pranishëm:

“Dua që këtu të jap një mesazh të qartë: pushteti aktual mund të mos e meritojë statusin kandidat, por atë e meriton populli shqiptar. Prandaj këtu ju kërkoj dhe uroj që të gjithë ju të mbështesni popullin shqiptar. Por në të njëjtën kohë, ju kërkoj të jini dhe vigjilentë. E di nga përvoja e hidhur, se zgjedhjet në Shqipëri mund të fitohen dhe humben, jo me vota, por me manipulime dhe vjedhje. Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë sërish. Ju kërkoj të jini vigjilentë dhe të kuptoni rrezikun, dhe ju kërkoj të qartësoni paraprakisht pasojat serioze për ambiciet europiane të Shqipërisë, nëse praktikat e së kaluarës nuk mbulohen nga pluhuri i historisë, ku e kanë dhe vendin.”

Duket që ky mesazh është në rezonacë të plotë me një sugjerim që bëri publik disa ditë më parë Hannes Swoboda, Kryetari i grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian. Në një intervistë dhënë gazetares së TV Klanit Erisa Zyka, Swoboda sugjeroi që, në qoftë se çështjet e mbetura zgjdhen, Shqipërisë i duhet dhënë statusi i vendit kandidat për në BE, por me dy etapa. Së pari, sugjeroi Swoboda, t’i premtohet ky status me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, por negociatat për antarësim të fillojnë në një stad të dytë, vetëm pasi të konstatohet se zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të denjë.

Në fakt, nga pikpamja juridike, një vend konsiderohet kandidat për në Bashkimin Europian vetëm kur fillojnë zyrtarisht negociatat e antarësimit. Pra, sipas mendimit të Swobodës, Shqipëria duhet të bëhet zyrtarisht vend kandidat për BE vetëm pasi t’i zhvillojë zgjedhjet ashtu siç i zhvillojnë vendet anëtare të saj.

Një taktikë e ngjashme u ndoq me Malin e Zi, të cilit iu premtua statusi i vendit kandidat nga BE-ja vjet dhe negociatat filluan zyrtarisht sivjet, pasi parlamenti malazez aprovoi me konsensus një kod të ri elektoral dhe disa ligje të tjera të kërkuara nga BE-ja.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by I-Liri (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp; Por e keqja eshte se Shqiperia e ka kaluar etapen e premtimit te statusit. Ne se behet perseri premtim do te thote :&quot;M&#39;ka çu nana me la gojen&quot; !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.