Spahiu dhe Topi në kundërsulm të fortë ndaj Berishës

Pas akuzave të rënda që Berisha lëshoi ndaj Kreshnik Spahiut dhe Bamir Topit në lidhje me gjykatësin durrsak që liroi Ilir Xhakjen, të akuzuarin për vrasjen e kryekomisarit të policisë së Shijakut, si dhe në lidhje me vrasjen e gjykatësit vlonjat Konomi, të dy kryetarët e partive të reja (AK dhe FRD) kanë filluar një kundërsulm të fortë mediatik ndaj Kryeministrit. Fillimisht Spahiu lëshoi batare të panumërta kundër Berishës në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” dhe një ditë më pas Topi dhe Spahiu bënë deklarata të forta për shtyp, në të cilat bënë lidhje të drejtëpërdrejta mes Ilir Xhakes dhe fushatave elektorale të Berishës në zonën e Sukthit.
Sot të dy kryetarët e partive të reja do të jenë të ftuar në emisione-bisedë të mbrëmjes – Spahiu në emisionin e Alfred Pezës në Vizion Plus dhe Topi në emisionin e Ilva Tares në Ora News. Me gjasa ata do të vazhdojnë kundërsulmin e tyre ndaj Berishës.
Ndërkohë, Aleanca Kuqezi njofton se aktivistë te saj kanë qëlluar sot me vezë makinën e Berishës në Romë, kur ai po shkonte te takohej me kryeministrin grek Samaras në vilën “Pamphili”. (http://www.facebook.com/notes/aleanca-kuq-e-zi/rome-aktivist... )
Re.Pu.
Comments
Te jete kaq trim Kreshniku

Te jete kaq trim Kreshniku thua ???

Marjoneta Kreshnik,sa

Marjoneta Kreshnik,sa trishtim!

Njeriu qe pronesoi simbolin e flamurit,e bere maskot partie,njeriu i "drejtesise"...shtetasi i "pergatitur" ne trainime..ben akuza?

Nuk ma do llogjika te pranoj qe ky njeri eshte i drejte dhe patriot..Diku tjeter fshihet lepuri..dhe kjo do te duket se shpejti..So i ha vezet Saliu,po neser?!

Add new comment