Skandali: Thasë me pará, edhe në arkat e gazetave RD, 55, Koha Jonë

Postuar në 21 Shtator, 2012 11:27

Me reklamat qeveritare po denoncohet një skandal kolosal. Janë dhjetra e qindra mijra dollarë që ministri të ndryshme ua kanë faturuar gazetave e televizioneve afër qeverisë si pagesa për spote. Veç akuzave të zakonshme politike, nuk ka asnjë përgënjeshtrim real për deklaratat e përditshme të deputetit Shalsi. Ja një pjesë e denoncimit të tij të sotëm: “...Në Ministrinë e Punës e cila është ministria që ka një zyrë që nuk ka punësuar ende asnjë të papunë deri më sot ¼ u buxhetit mediatik e merr Promo e Klanit. Ndërkohë që ajo që është edhe më dramatike në të gjithë këtë histori është se siç e tregojnë këto letra Gazeta “Rilindja Demokratike” ka marrë 500 mijë dollarë nga Drejtoria e Rrugëve në Ministrinë e Transportit. Pra, vetëm nga një ministri gazeta “Rilindja Demokratike” në fakt duhej quajtur Rrënimi Demokratik ka marrë plot 500 mijë dollarë. 100 mijë dollarë shkojnë për Gazetën 55. 200 mijë dollarë për Gazetën Koha Jonë. Nëse do të pyesni ku i keni gjetur këto të dhëna, janë pikërisht në letrën që Sokol Olldashi i dërgon kolegut tim Braçe në datën 29 maj të këtij viti. Ky dokument përmban brenda të dhënat që tregojnë, më lejoni ta ritheksoj edhe njëherë 500 mijë dollarë për Gazetën Rilindja Demokratike, 200 mijë dollarë për gazetën Koha Jonë dhe 100 mijë dollarë për Gazetën 55. Kjo, pra, është shpërndarja e parave publike në tregun mediatik shqiptar. Mjafton të shikosh se si shpërndahen paratë publike për të kuptuar që këta njerëz nuk kanë asnjë kriter, asnjë normë, nuk kanë asnjë limit. Janë sa të papërgjegjshëm aq edhe të paimagjinueshëm. Dhe arsyeja se pse e bëjnë këtë gjë është pikërisht për të dezinformuar publikun dhe për të kontrolluar mediat. Për të ngopur ato që i shërbejnë pushtetit dhe për të shkatërruar ata që kritikojnë pushtetin..."
Re.Pu.

Comments

Submitted by Ba Bái (not verified) on

E bukur kjo! "Shpenzimi demokratik".

Submitted by dritan (not verified) on

Nese para kane marre vetem keto gazeta eshte vertet skandal por nese publikut i jepen vetem shumat qe kane marre 3 gazeta dhe nuk permenden ato qe kane marre gazetat e tjera atehere eshte thjesht nje flluske sapuni

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

Mos i bjeni ne qafe Fahriut se eshte i PERNDERSHEM!

Submitted by besnik (not verified) on

financimi i gazetës RD me paret e buxhetit është një tanxhente e qartë e qeverisë për Partinë Demokratike. Unë e njoh pak a shumë strukturën e asaj gazete dhe shpenzimet e sa. Nuk i kap kurrë 100 mijë dollarë shpenzime në vit, edhe sikur kryeredaktori dhe 4-5 gazetarët t’i kenë dyfishuar rrogat. Pra, me një pagesë të tillë Olldashi e ka financuar RD për gati 5 vjet. Por problemi nuk është se janë paguar ata pak stenografë të telefonave të Berishës aty. Problemi juridik qëndron tek fakti se qeveria ka gjetur një mënyrë të financojë partinë e saj me pare të buxhetit dhe për një tanxhente të tillë Olldashi, tani që nuk ka as imunitet, duhet të hetohet dhe të japë dorëheqje. Ky është rasti më klasik dhe më flagrant ku një qeveri heq lekët nga buxheti dhe ia çon pa iu dridhur dora partisë së saj. Helmut Kol, kolosi që bashkoi Gjermaninë dhe rrëzoi Murin e Berlinit duke i dhënë shpresa gjithë Lindjes, iku nga politika për më pak se kaq lek, vetëm se dikush ia dha partisë së tij pasi kishte fituar disa tenderë nga buxheti i Gjermanisë. Në rastin konkret, gjesti është më i pafytyrë. Vetë ministri, pa tender, pa konkurrim, i ka prokuruar partisë së tij 500 mijë dollarë për propagandë. Me ato 500 mijë dollarë janë sulmuar liderët e opozitës, gazetarët kritikë me pushtetin, janë bërë fushata elektorale dhe është konkurruar në mënyrë të pabarabartë në një garë elektorale. Në asnjë rast në gjithë historinë e tanxhentopolit në Itali nuk ka një rast kaq të pastër përdorimi të pareve të shtetit për buxhetin e një partie.

Submitted by Labi (not verified) on

Ne  nje  koment  qe  postova  pak  me  pare  tek  gazeta  tema  dhe  e  cila  nuk  e  botoj  ashtu  sic  nuk  ka  botuar  edhe  komentet  e  tjera  te  miat  kam  komentuar  rreth  ketij  shkrimi pra  per  financime  te  ketyre  gazetave  nga  ana  e  qeverise.Kjo  per  mendimin  tim  eshte  nje  gje  shume  e  keqe  sepse  asnje  nuk  duhet  te  mbaje  ne  kembe  nje  biznes  privat  me  parate  e  taksapaguesve. Ne  qoftese  kjo  eshte  e  jashteligjshme  dhe  besoj  keshtu  duhet  te  jete ne  qoftese  eshte  e  vertete  atehere  kjo  ceshtje  duhet  ti  kalonje  prokurorise  per  hetime  dhe  personat  pergjegjes  duhet  te  japin  llogari.Por  ajo  qe  me  ben  pershtypje  eshte  fakti  qe  tregon  se  si  ne  vendin  tone  mediat e  shkruara  mbahen  ne  kembe.Shume  nga  redaktoret  e  gazetave  dhe  pronaret  e  tyre  kane  deklaruar  shume  here  se  ato  dalin  me  humbje. Atehere  si  keto  gazeta  mbahen  ne  kembe. Po  te  besh  nje  analize  te  holle  e  kupton  fare  mire  se  pjesa  me  e  madhe  e  gazetave  qe  dalin  ne  treg  dalin  me  humbje  dhe  pronaret  e  ketyre  gazetave  kane  nga  nje  biznes  tjeter  nga  mbas  qe  i  financijne. Atehere  lind  pyetja  pse  i  duhet  tregut  mediatik  nje  gazete  e  cila  del  me  humbje. Si  cdo  bisnes  privat  atehere  shteti ne  qoftese  vertet  ekziston  duhet  ti  mbylle  duke  shpallur  falimentin.Ne  vendin  tone  si  ne  asnje  vend  tjeter  ka  nje  mori  te  madhe  gazetash.Cdokujt  i  lind  e  drejta  te  mendoje  se  deri  sa  keto  gazeta  dalin  me  humbje  atehere  pse  ekzistojne?Sipas  meje  ne  debatin  qe  eshte  hapur  per  dhenie  parash  atyre  tre  gazetave  te  siperpermendura  qellimi  i  vertete  eshte  jo  pse  ju  dha  atyre  por  pse  sna  dhane  edhe  neve.Kjo  eshte  nje  lufte  brenda  llojit  dhe  besoj  se  nuk  ka  asnje  interes  pervec  atij  se  ku  cohen  parate  e  taksapaguesve. Per  mua  eshte  njelloj nese   i  merr  RD e  Koha Jone  apo  ndonje  gazete  tjeter. Mua  me  intereson  qe  mos  te  mbahen  me  taksat  e  mia  nje  gazete  e  cila  eshte  subjekt  privat dhe  qe  eshte  me  humbje.Nuk  jam  kunder  medias  por  shoh  qe  shume  media  perdoren  si  mjete  presioni  ndaj  te  gjitheve  atyre  qe  u  dalin  kunder  pronareve  qe  i  posedojne.Mediat  jane  kthyer  ne  vampire  ashtu  si  dhe  shkollat  e  universitetet  private  sepse  nuk  u  interesojne  fjala  e  lire  per  te  cilen  ato  betohen  por  interesat  e  pronareve  te  tyre.Debatet  dhe  shkrimet  qe  behen kundra  njerit  ose  tjetrit  sipas  meje  e  kane  nje  qellim  dhe  ky  qellim  eshte  paraja.Pronaret  e  gazetave  bejne  presione  me  ane  te  tyre  per  te  perfituar  tendera  e  te  tjera  perfitime  pra  me  pak  fjale  jane  kthyer  ne  gjobvenes. Atyre  u  duhen  keto  gazeta  sepse  me  ane  te  tyre  mbrojne  bizneset  e  tyre.Te  gjithe  e  kemi  pare  se  kur  cenohet  nje  media  te  gjithe  gazetaret  hidhen  perpjete  jo  se  i  plasi  per  ate  media  por  sepse  ruajne  interesat  e  tyre. Tek  ne  gazetat  jane  rumpalle  dhe  si  te  tilla  do  te  mbeten  derisa  ato  do  te  bejne  detyren  e  tyre  te  shenjte  e  cila  eshte  fjala  e  lire.

Submitted by Labi (not verified) on

Gazeta Tema po perballet me egersine e qeverise per shkak te kritikave kunder saj.Ndihmojeni gazeten Tema . Bashke jemi me te forte. O Mero ti po ben bamiresi apo tanxhent.Kete koment si dhe nje tjeter qe nisa pak me pare gazeta Tema nuk e botoj.Midis te tjerave ne komentin e meparshem tek gazeta Tema i beja pyetje z. Mera se ku ai i gjen financimet qe mban gazeten e tij dhe ti bej ato transparente.Mos valle i ben me donacionet qe i japin njerezit. Ketu une i bej thirje te gjithe botuesve te mediave te shkruara qe kete transparenc ta bejne te gjith.Boll me me thashetheme dhe me intriga. Gazetat jane bere te informojne njerezit per ato qe jane reale dhe jo per ti bere trurin llalle me budalleqet qe shkruajne disa te ashtuquajtur gazetare. Gazetaret nuk kane detyre te shkruajne ato gjera qe thote njeri apo tjetri por te beje gazetari investigative kur behet llaf per korrupsion vrasje lidhje me grupe kriminale dhe ti denoncoje ato ne prokurori. Vetem keshtu gazetaret dhe gazetat do te behen me te besueshme sepse kur ti si media kerkon transparence nga organet qeveritare dhe ndaj gjithkujt tjeter qe vepron gabim ateher se pari duhet te jeni vete transparent.Ne fund dua tju falenderoj ju per botimin e komenteve te mia.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.