Vajza, qepuni po vijnë emigrantët! – shkruan MAPO. Por…

Gazetari Vladimir Karaj i së përditshmes MAPO ka shkruar një artikull të gjatë mbi temën e rivirgjërimit (himenoplastia) - një praktikë që gazetari e prezanton si “qepje” të vajzave që kërkohen me detyrim të paprekura nga bashkëshortët e tyre emigrantë".
Shkruan Karaj: "Rikthimi i emigrantëve sjell njëkohësisht një pik martesash në muajt e verës e në të njëjtën kohë dhe një bum kërkesash për rivirgjërim apo “qepje” të vajzave që kërkohen me detyrim të paprekura nga bashkëshortët e tyre emigrantë, që kanë lënë pas një Shqipëri të izoluar ose të paktën kështu të menduar prej tyre, ku femrat nuk dalin nga shtëpia. Mjeket gjinekologe shohin përditë jaranë të mashtruar nga penj që lidhin sërish himenin duke i “rilindur” të virgjëra vajzat sikur asgjë të mos kishte ndodhur më parë…Një fenomen, që vë në dyshim moralin e një shoqërie që e sheh veten konservatore e ku duket se njolla e gjakut në çarçafë ka mbetur pikë e fortë reference, por që shpesh është në të vërtetë “mëkati” i dyfishtë i të kaluarës dhe mashtrimit të së tashmes…"
Megjithëse tema është trajtuar disa herë në shtyp, trajtimi i Karajt është më i pjekur dhe vjen më interesant në detaje dhe në editim. Por… Fokusimi te emigrantët të le një shije të hidhur. Ose së paku të shtyn të ngresh pyetjen: Është kjo një dukuri që lidhet domosdoshmërisht vetëm me emigrantët? – A.N.
Comments
Kam pothuaj dy vjet qe e

Kam pothuaj dy vjet qe e lexoj perdite respublica-n, por eshte hera e pare qe po shkruaj nje koment. Shpresoj te ma publikoni. Duke vjedhur nje shprehje te Muc Nanos, mund te them se respublica me ka terhequr sepse me eshte dukur gazeta online me qibare. Por kohet e fundit, keni filluar te botoni lajme "ekzotike" si ky i mesipermi. Sugjerimi im eshte qe ose te hapni nje rubrike te vecante per lajme te tilla ose te vazhdoni te mbani linjen qe keni patur qe ne fillim.

Lexueso dhe Huli me poshte

Lexueso dhe Huli me poshte nga Lushnja. Ky nuk eshte lajm, eshte nje koment mbi nje dukuri te shemtuar te Shoqerise tone. Nuk eshte as denigrues per Emigrantet pasi nuk po thote qe te gjithe emigrantet kane kete mentalitet, se Shqiperine e vizitojne mbi 100,000 emigrante te rritur ne vit dhe helbete nuk vijne te gjithe per nuse.

Por dukuria eshte edhe me e thelle se kaq. Nje pjese e mire e emigranteve kane nje dualitet te cuditshem kulturash. Me bashkeqytetaret ku rrojne sillen ne menyre perendimore, kurse mes Shqiptareve u ka mbetur ora tek 1991. Une e kam konstatuar kete me qindra here. Pjese e ketij atavizmi eshte qe shume syresh i kerkojne grate ne Shqiperi sepse i duan "te ndershme".

andej nga viset e sander

andej nga viset e sander frangajt duhen qepur...lere,s'po e them fare.

Une mendoj qe nga menyra si e

Une mendoj qe nga menyra si e ka trajtuar gazetari fenomenin - ka diskriminim dhe paragjykim te hapur qe ve ne veshtiresi te imazhit, nje kategori te tere. Kjo eshte problem. Bashkohem me shqetesimin e autorit dhe nese do isha nje organizate qe mbroj te drejtat e emigranteve do beja kazus ne kete rast. Sidomos ata qe vijne nga Greqia po trajtohen si te prapambetur ne Shqiperi. Mendoni pak... Te huaj andej, te huaj ketej. Te shtypur andej, te tallur ketej. Si do ta perballojne ata te mjere?

Ky fenomen ka 3 aspekte: 1)

Ky fenomen ka 3 aspekte:

1) Aspekti i pare, qe eshte me shqetesuese, lidhet me kerkesat e emigranteve meshkuj. Te jetosh ne vendet e tjera, te civilizuara, me nje shkalle tolerance teper te larte, dhe pa tabu, dhe akoma te kesh kerkesa te tilla, eshte nje cmenduri, nje injorance e tejeskajeshme, ne nje kohe kur presupozohet se bota e civilizuar duhet ti formoje keta emigrante si njerez moderne. Por paska qene e kote.

2) Ana tjeter lidhet me mentalitetin mesjetar qe mbijeton akoma ne Shqiperi, nje mentalitet qe shqiptareve u pelqen dhe zor se kane ndermend ta leshojne. Kjo gje nuk shfaqet vetem tek ky fenomen, por ne cdo qelize te shoqerise dhe faqeve te saj.

Kemi rene shume poshte. Ne 22 vjet nuk mesuam, nuk morrem persiper te ecim perpara, perkundrazi, kemi ecur shume mbrapa. Jemi rast i vecante ne historine e njerezimit, jemi te denje per te qene kavje per tu studiuar. Jetojme ne zemren e civilizimit dhe sillemi ne kufinjte e marrezise humane.

3) Dhe se fundmi, ky fenomen tregon se sa maskiliste eshte shoqeria jone.

Ta merrni vesh, atje ky femra eshte e shtypur per arsye "zakoni", fetare, atje do kete gjithmone prapambetje. Dhe ja ku e keni shembullin me te mire.

Kerkoni qepje, por bazat e nje familje te shendoshe qendrojne diku tjeter.

Titulli i MAPO-s eshte

Titulli i MAPO-s eshte skandal me vete. Ajo "Por..." qe keni vene en titull duhej me shkronja te medha dhe shume e ashper. Si mund te trajtohen njerezit keshtu??? Ne mos gaboj kjo eshte gazeta e Henri Cilit apo jo? turp e jazek i qofte

Nese egziston vertet ky

Nese egziston vertet ky fenomen, atehere eshte shume ordiner, por perseri shkrimi ne njefare menyre duket tendencioz, i drejtohet nje kategorie te caktuar njerezish dhe i diskriminon ose i ben leshko qe mashtrohen lehte. Nuk marr persiper te mohoj kategorisht nese egziston nje fenomen i tille por pergjithesimi eshte shume banal... dhe u drejtohet emigranteve.... Ne fakt EMIGRANTET kane ndryshuar (per mire ne me te shumten) dhe shpesh edhe kur kane te drejte ngelen te pakuptuar. Kete vit isha ne Shqiperi dhe nje nga paradokset e ketilla qe degjova ishte. Persa u perket llojeve te BIRRAVE qe pihen ne Shqiperi thuhej qe BIRRAT SHQIPTARE I PREFEROJNE VETEM EMIGRANTET KUR VINE ME PUSHIME. Mese e vertete kjo se edhe vete ato birra kerkoja gjithmone..... per shume me shume arsye sesa zgjedhja e nje birre te huaj, arsye te cilat mund te merren me mendte lehte, (qe tek ekonomike, cilesore... e deri patriotike ne fund),. Tingellonte shume fyes ky percaktim dhe kishte nje nivel standart injorance....

Bashkohem me komentuesin e pare per "qibaritetin" e Respublikes por ky lloj shkrimi i MAPO-s te trishton per nga niveli... por duhet te pranoj gjithsesi qe nuk mund te perjashtohet nese perben fenomen ne Shqiperi.

Artikulli ne "Mapo" ishte

Artikulli ne "Mapo" ishte krejt joprofesional, nuk sillte asnje te dhene, asnje shifer, vetem nje pershtypje te autorit se kjo dukuri eshte ne rritje. Nje pershtypje qe nuk kuptohet se ku bazohet. Pastaj lidhja me emigrantet eshte thellesisht fyese per keta. Se fundi, rimarrja e ketij palo artikulli nga Respublica dhe menyra se si e ka permbledhur ate eshte akoma me joprofesionale sesa artikulli vete.

Po perse te duhen shifrat,

Po perse te duhen shifrat, nuk mjaftojne deshmite?! Profesionalisht do kishe te drejte, nese hamendesimin per rritjen do e bente gazetari, por nese e bejne ata qe merren me kete pune mjeket, mbi cbaze e rrezon?! Kam nje pershtypje autori qe se ke lexuar artikullin.. ose ke lexuar perciptazi.. perndryshe nuk mund te ndaloje me "vetem nje pershtypje e autorit"... "Drejtoresha e maternitetit “Kiço Glozheni”, Rubena Moisiu e pranon se ka një fluks në muajt e korrikut dhe gushtit..." me tej "Edhe mjekja Mimoza Keta pohon një rritje të numrit të atyre që kërkojnë të rivirgjërohen në periudhën e verës, para kthimit të emigrantëve" ... A eshte ky momenti qe te shqeteson me shume... apo menyra se si dhunohet femra ne Shqiperi... Une them ta lexosh njehere artikullin ....

Add new comment