Arkiv-Lajme
A mund të shkruajë më libra për të rritur JK Rowling pas Harry Pooter-it?
Romani i parë JK Rowling për të rritur ku shkrimtarja shkel në një terren shumë të ndryshëm nga seria e bestsellerave të Harry Potter, me sa duket do të bëjë shumë bujë në javën që vjen kur dhe pritet të dalë në treg.
Prenotimet për romanin komik “Vend pune i Rastësishëm” pranë Waterstones, zinxhirit më të madh të librarive britanike, janë më të mëdhatë për këtë vit. Thuhet të jetë një numër me 5 shifra edhe pse libri kushton £ 20. The Independent thotë se prenotimet online për librin janë mbi 1 milion.
Shënim historik: Si sot, 117 vjet më parë, lindi Avni Rustemi
Në Libohovë të Gjirokastrës, në 22 shtator 1895, lindi Avni Rustemi. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vazhdoi studimet në shkollën normale të Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali). Studimet e larta për pedagogji i kreu në Universitetin La Sapienza të Romës. Avni Rustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918).
A ka komplotuar Ismail Kadare kundër regjimit të Hoxhës? Sipas materialeve të hetimit, ‘po’! Sipas Kadaresë, ‘jo’...
Debati mbi një dosje të hapur ku mjeku i njohur Llambi Ziçishti, ish-ministër i PP, thuhet të ketë deponuar që I. Kadare ka qenë pjesë e në komploti, ka përfshirë përveç hetuesit Ferit Sula edhe vetë shkrimtarin Ismail Kadare. Procesverbali i hetimit ka nxjerrë në dritë dyshimet e asaj kohe për implikim të Kadaresë në komplotin e grupit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu.
Pacolli shkon në NY me biletë 10 mijë Euro, shefat e tij Jahjaga e Thaçi,me biletë "normale" 3 mijë Euro
Në numrin e sotëm të gazetës kosovare “Zëri” shkruhet se Behgjet Pacolli, politikani më i pasur në vend (ose ashtu mendohet), ka paguar një biletë avioni për nëNju jork 3-fish më shtrenjtë se 2 shefat e tij, Ahtifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi.
Kryeministri shqiptar, “leksion” liderëve të partive demokratike të qendrës në Romë
Në fjalën përshëndetëse në samitin e Partive Demokratike të Qendrës që mbahet në Romë, Kryeminstri shqiptar është shprehur optimist që partia e tij do i fitojë zgjedhjet e 2013, raporton Balkanweb.
JAVA: 2 agjentë të një vendi fqinj pjesë e delegacionit që shiti detin!
Revista “Java” publikon një fakt shumë shqetësues: në ekipin që miratoi marrëveshjen e shtjes së detit ka pasur dy agjentë të një vendi fqinj perëndimor. Revista nuk flet me emra konkretë, por vendi nuk është vështirë të imagjinohet se kush është. Çudia është se këta 2 agjentë nuk janë asfare të fshehtë, dhe aq më pak të jenë mjeshtra të pisqollës a të arteve marciale (si agjentët '007' në foton ilustruese). Ata dihet prej vitesh, siç thotë revista, që janë në shërbim të një agjenture të huaj.
Ndërsa rriten protestat e të vrarët për një film, fondacioni iranian jep 3.300.000 $ për të vrarë Salman Rushdie-n për një libër!
Njëzet e tre vjet pas Ayatollah Khomeini lëshoi urdhërin me vdekje për Salman Rushdie duke e detyruar shkrimtarin të jetonte i fshehur e i ruajtur nga forca sigurie, ky i fundit ka publikuar këtë javë një biografi të shkëlqyer të këtyre viteve të qëndresës, të quajtur “Joseph Anton”. Ky ishte pseudonimi i tij kur jetonte i fshehur (Rushdie zgjodhi të quhej “Jozef Anton” - 2 emrat e parë të shkrimtarëve Konrad dhe Çehov). Salman Rushdie u dënua me vdekje sepse... shkroi një libër!
Topi: Berisha haluçinant. Në atë karrige e ula unë. Topalli, një klon. Dola nga qypi, Rama të zbresë nga pema
Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Ora News, Bamir Topi bëri mbrëmë thirrje për rotacion politik në Shqipëri duke akuzuar Berishën për autoritarizëm, sjellje halucinante ndaj kundërshtarëve dhe shkatërrim të qeverisjes përmes korrupsionit me pronat, me sistemin e drejtësisë dhe shpërblimet politike. Më poshtë, disa pohime të tij gjatë intervistës:
Një tjetër qëndrim kritik amerikan ndaj Berishës... dhe një përgjigje për pyetjen: A i mbyllin lobingjet probleme si këto?
Pas raportit të djeshëm të OSBE-së, - ka mbërritur një (tjetër) qëndrim kritik i SHBA-ve për Tiranën zyrtare, i lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe perspektivën e votimeve të ardhshme. Ambasadori amerikan pranë misionit të OSBE-së në Vjenë Ian Kelly, citohet të ketë deklaruar në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së:
E drejta gjithmonë fiton - E thotë Prifti
Në seancën e 10 shtatorit, trupi gjykues nuk ka lejuar Prokurorinë që ta shfaqë videon mes deputetit Prifti dhe ish zv. ministrit të Ekonomisë Leonard Beqiraj, duke e konsideruar këtë video si të papërdorueshme si provë gjyqësore. Sipas trupit gjykues videoja është marrë me procedurë të jashtëligjshme, prandaj nuk mund të paraqitet si provë. Sot, 11 ditë pas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, është tërhequr edhe vetë Prokuroria, duke e mbyllur kështu njëherë e mirë procesin gjyqësor ndaj tij.