Topi: Berisha haluçinant. Në atë karrige e ula unë. Topalli, një klon. Dola nga qypi, Rama të zbresë nga pema

Postuar në 21 Shtator, 2012 18:58

Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Ora News, Bamir Topi bëri mbrëmë thirrje për rotacion politik në Shqipëri duke akuzuar Berishën për autoritarizëm, sjellje halucinante ndaj kundërshtarëve dhe shkatërrim të qeverisjes përmes korrupsionit me pronat, me sistemin e drejtësisë dhe shpërblimet politike. Më poshtë, disa pohime të tij gjatë intervistës:

Për Berishën: Pas marrjes së presidencës po shkojmë drejt partisë- shtet…. Ai person asnjëherë nuk ka punuar për të djathtën. Ju e dini reagimin e të persekutuarve politikë, ju e dini se çfarë po ndodh me pronat…. Aktualisht është në një status haluçinant, flet përçart. Kam keqardhje për këtë pjesë.

Për PD-në: Ka pasur një lloj autoritarizmi edhe gjatë kohës që isha atje, por asnjëherë në këtë shkallë. PD është partia e një njeriu, e mbyllur, nuk ka asnjë hapësirë demokracie. Fryma e debatit në PD dhe e kontestimit ka qenë e pranishme, së paku gjatë kohës që isha unë atje. Kam kritikuar disa ministra kur PD mori qeverisjen e vendit, ju e dini debatin e fortë për ministrat apatike…

Për votat në 2013: Unë kam qenë deputeti më i votuar në Tiranë me 10 mijë vota. Jam unë që e kam ulur atë në karrigen e kryeministrit. Në respekt të të gjithë demokratëve të asaj zone, qytetarëve të asaj zone, që është zona më e vjetër e Tiranës. Mes asaj zone është shtëpia ime ku kam lindur… Në atë zonë dhe në zona të tjera kam pasur votat e mia, jo vetëm të PD. Kjo do vërtetohet në vitin 2013

Për Topallin: Topalli është një klon i zotit Berisha.

Për Edi Ramën: Në sensin figurativ une sot pas një jave dola nga qypi por i them Ramës të zbresë nga pema dhe t'i lejë ciu-ciut sepse vendi ka nevoje për opozitë (një javë më parë në të njëjtin emision Rama tha se Topi duhet të dalë nga qypi e të mos flasë si miza ne qyp) - A.N.

Comments

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

<p>qekur hyre ti Topo PD-ja ishte prone e sali berishes.Martalloz o martalloz,hyre shul e dole lloz - i thone kesaj pune.Po te duash te ndreqesh boten,se pari duhet te fillosh nga vetja jote.Fillove te flasesh zoteri,se berisha te akuzoi per vrasje,se kur te quajti horr nuk t&#39;u duk e volitshme te nxeheshe.Ne akt e kioshe me te volitshme te leshoje predha kur ishe atje lart,se predhat shperthejne e bejne zhurme kur jane brenda ne&quot;lloz&quot; zotrote.Mbase do besh perpara me partine e re,por heshte shume atehere kur ne bulevard u vrane kater te pafajshem.Ku ishe ti zoti Komandant i Pergjithshem.Kur s&#39;paska qene ndonjehere berisha haluçinant qe e gjete sot zotrote?Po hajde mo,çun Tirone,pertac ne te punuar,pertac ne te ngrene,pertac ne te fjetur.T&#39;u vini anes stambollinjve,pertaceve per antonomazi.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>qysh o vajti voti per ramen? kesaj i thone per inat te sime vjerre ....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.