E drejta gjithmonë fiton - E thotë Prifti

Postuar në 21 Shtator, 2012 12:48

Në seancën e 10 shtatorit, trupi gjykues nuk ka lejuar Prokurorinë që ta shfaqë videon mes deputetit Prifti dhe ish zv. ministrit të Ekonomisë Leonard Beqiraj, duke e konsideruar këtë video si të papërdorueshme si provë gjyqësore. Sipas trupit gjykues videoja është marrë me procedurë të jashtëligjshme, prandaj nuk mund të paraqitet si provë. Sot, 11 ditë pas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, është tërhequr edhe vetë Prokuroria, duke e mbyllur kështu njëherë e mirë procesin gjyqësor ndaj tij. Prokuroria e tërhoqi dosjen e Priftit nga Gjykata “për mungesë provash”, pasi videoja ishte prova e vetme dhe ky proces nuk ka dëshmitarë. Reagimi i deputetit Prifti ka ardhur me SMS dërguar në celularët e drejtuesve të medias. Aty lexohet: “Më vjen mirë që sot Gjykata e Lartë mbylli gjykimin ndaj meje dhe ktheu mbrapsht dosjen në Prokurori për mungesë provash. Më vjen mirë që Prokuroria kërkoi vetë tërheqjen nga akuza dhe kthimin e akteve mbrapsht. Nuk kam patur kurrë dyshim që kjo çështje do përfundonte kështu, sepse në asnjë sekondë të asaj videoje që kam regjistruar vetë nuk ka akt korruptiv. Politika e tensionuar dhe drejtësia nën presion politik prodhoi pasoja të pakëndshme ndaj meje, por drejta gjithmonë fiton. Falendeoj familjen dhe miqtë që kanë qenë me mua në këtë betejë. Falënderoj median për pasqyrimin korrekt të kësaj çështje”- tha Prifti.

Comments

Submitted by Ismaili (not verified) on

<p>Si futen ne politike keta sharlatane? keta jane mjerimi yne.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.