Kryeministri shqiptar, “leksion” liderëve të partive demokratike të qendrës në Romë

Postuar në 22 Shtator, 2012 04:48

Në fjalën përshëndetëse në samitin e Partive Demokratike të Qendrës që mbahet në Romë, Kryeminstri shqiptar është shprehur optimist që partia e tij do i fitojë zgjedhjet e 2013, raporton Balkanweb.

“Shqipëria, gjithashtu gjatë këtyre 20 viteve ka treguar se çfarëdo që ka arritur e ka arritur duke respektuar liritë, dhe mbi të gjitha liritë e tregut. Disa javë me parë një studim i institucioneve shumë serioze tregoi se vendi im përsa i përket lirive ekonomike është ngjitur nga vendi i 32-të në vendin e 12-të. Ne gjithashtu jemi një nga 10 qeveritë më të vogla në botë”. Dhe meqë në samit duhet të ketë më shumë se 12 pjesëmarrës, i bie që një pjesë e tyre (ata që janë poshtë vendit të 12) të kenë çfarë mësimesh të marrin nga vendi ynë i vogël por gjëmëmadh në fushën e realizimeve ndërkombëtare.
I ndalur tek tema e takimit, mbi daljen nga kriza, kryeministri shqiptar bëri thirrje që çdo vend duhet të ndihmojë tjetrin me qëllim që të lehtësojë krizën e vendit tjetër.
Në të njëjtën ditë kur në një ekran shqiptar Bamir Topi rrëfeu se rinia jonë është pa të ardhme, sepse askush nuk mendon t'i krijojë asaj mundësi (“përveç fëmijëve të vet” tha Topi), Kryeministri u shpjegoi liderëve në samit se “është një krizë që po gllabëron pjesën më të rëndësishme të energjisë së shoqërisë, që është energjia e të rinjve. Le të shohim të gjithë bashkë çfarë të bëjmë më mirë për ta, si bëjmë përpjekjet më të mëdha për punësimin e tyre, për të përmirësuar situatën e tyre”.

Në samit marrin pjesë kryeministrat e Spanjës, Irlandës e Greqisë, (vende të zhytura thellë në krizë), kryeministri i Hungarisë (problemi më i madh me demokracinë në BE), kryeministri i Shqipërisë, ish-Presidenti i Libanit, etj.

k.c.

 

 

Comments

Submitted by I-Liri (not verified) on

Kur degjoninkryeministrin shqiptar, lideret e vendeve te tjera, ishin dhjere se qeshuri. Ky i joni kujton se ata e degjojne me goje hapuru. Ehu, sa burime informacioni kane ata per ekonomine dhe politiken ne Shqiperi. Ja i degjuat Letonezet, kur ju drejtuan europianeve.- Cfare kujtoni ju se ne jemi Shqiperi ? Ne jemi Europe,- thane letonezet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.